Po e korrim atë që kemi mbjellë - Therje me thika mes shqiptarëve në Fredrikstad

Bilderberg

Anëtar i ri
u1_SelimHasanaj.jpg


Po e korrim atë që kemi mbjellë - Therje me thika mes shqiptarëve në Fredrikstad


Nga Selim Hasanaj

Unë disa herë ma heret kam shkrue (ashtu siperfaqësishtë) në këtë vebfaqe per mergaten tonë shqiptare këtu në Norvegji. Jo gjithmonë shqiptaret bashkvendasit dhe komshit e mi i kanë pelqye shkrimet e mia dhe bukur shpesh ato i kanë sulmue dhe mue si autor i tyne më kanë sha e kerrcnue. Nuk po pretendojë tash e as që kamë pretendue ndonjiherë se unë jamë ma i menqem se bashkvendasit e mi mergimtarë në Norvegji, as që jamë ma patriot, por padyshim se koha po tregon se unë gjithmonë isha dhe jamë korrekt dhe i sinqert dhe ma largpamës se pjesa dermuese e bashkvendasve të mijë shqiptarë, komshi të mi këtu në këtë regjion të طstfoldit gjegjësishtë në qytetet Fredrikstad, Sarpsborg, Halden, Moss, Rakestad, Askim, Musen etj, etj. Unë gjithmonë neper ndeja të rastësishtme, neper ndeja tradicionale si kryeshnoshje, darsma dhe festa tjera të karakterit kombtarë kamë apelue tek prindet ( gjenerata ime) që ti kushtojnë kujdes dhe të bajnë edhe të pamundunen per ti shkollue fëmijet. Panderpre kamë kundershtue bjerrakohet dhe dembelet shqiptarë pse ata nuk punojnë por jetojnë me ndihma sociali, pse ata edhe kur punsohen, këtë e bajnë per të vetmin qellim që të dalin nga sociali dhe të mund të gëzojnë të drejten per marrjen e kredive per të ble shtëpi, banesë, veturë etj, etj dhe që pastaj ta shfrytzojnë besimin në ndergjegjen e qytetarit dhe ngadal të ankohen se janë të smuet, se u dhemb shpina, qafa, kamba e dora vetem që të dalin në pensione invalidore dhe per ti arrit këto qellime të panevojshme, të pakuptimta, të pamoralshme ata shpesh luejnë rrole sakatash, qorrash, psikopatesh dhe dhunuesish sa per këto rrole edhe aktori ma i mirë i teatrit apo i Holivudit do ua kish lakmi.
Kuptohet se kur njeriu i shnosh luen rrolin e budallës nuk kalon kjo pa lanë pasoja te dikushi, e kur kjo formë aktrimi duhet të zgjatë me vite të tana, padyshim se pasojat janë të tmerrshme dhe viktima të tyne janë kush tjeter pos grave dhe fëmijve. Me plotë pergjegjësi e thamë se neve prindet gjenerata e parë e mergimtarve shqiptarë në Norvegji kemi DESHTUE. Kemi deshtue dhe deshtimi asht tragjik. Mes viteve 1990-2009 as në gishtat e nji dore nuk plotsohet numrimi i fëmijve tanë ( gjenerata e dytë) që u shkolluen apo që shkollohen ne shkolla të nalta apo fakultete. Dhe numri i kësaj gjenerate ( pra i fëmijve tanë) nuk asht i vogël, padyshim nuk gabojë nese thamë se janë diku rreth 500 veta që bile 400 ishte dasht të ishin student. Pra gjithmonë flasë vetem per regjionin طstfold të Norvegjisë. Dhe situata e tillë asht gjithandej neper të 19 regjionet që i ka Norvegjia dhe padyshim neper të gjitha ka edhe shqiptarë.
Gjenerata e dytë, pra fëmijet tanë të cilet i suellem nga vendlindja apo ata linden në vitet e para të ardhjes tonë në Norvegji, si fryt i babave injorant, i babave mashtrues, i babave hajna dhe bandit, i babave intrigash dhe hipokrit sot janë rrugaq e bjerrakohes të cilet tanë diten shetisin neper qendra tregtare, të cilet tanë naten mblidhen dhe bajnë orgji të ndryshme grupore, shkojnë neper diskoteka dhe vende tjera publike dhe aty të grumbulluem në principin e VثLLAZNISث FETARE, pra së bashku si vëllazen bashkohen: shqiptarë, boshnjak, pakistanez, turq, kurd, afgan, cecen, palestinez, , etj, etj të ri të besimit islam dhe posa dalin ata të vetmin qellim e kanë ti terrorizojnë grupet tjera , që poashtu janë të lidhun në principe të vëllaznisë fetare, apo vendasit norvegjez të cilet poashtu janë ba RACIST sepse jo gjithkush mund i duron provokimet dhe banalitetet që panderpre i bajnë rinia e etnive tjera të refugjatve të ndryshem në Norvegji.
Pra asht evidente se të gjithë fëmijet e prindve të cilet vetë janë injorant, që nuk janë të shkolluem, që nuk e dojnë shkollën , leximin, kulturen, por që ju intereson dhe ju ka interesue gjithmonë vetem paraja apo LEKU sikur thonë nga Shqipnia, sot femija e tyne janë pjestar grupesh kriminele të cilet jo rralë per shkaqe banale zihen edhe mes veti dhe padyshim nese njeriu analizon në detaje, arsyeja e inatit dhe urrejtjes mes fëmijve i ka rranjet në inatin dhe urrejtjen e prindve të tyne të cilet urrejnë, komshiun e vetë, por per ta humb kohen shkojnë te ai per cdo ditë apo e thrrasin dhe pijnë nga dy tre gjygyma qajë rusi. Kanë urrejtje në vendasin norvegjez, jo pse ai ju banë dicka , por pse këta nuk po mund shoqnohen me norvegjezin , që ma vonë me ja lëshue MJEKRREN, pra me e mashtrue dicka, me i marr para, me i marr ndonji send me vlerë dhe pse jo edhe me ju perzie në martesë nese jipet shansa. Andaj fëmijet e njerzve të tillë janë fryt i tharbët i prindve të pakujdesëshem dhe normal se ata posa bahen plotvjeqar dalin nga binaret. Shumë nga binaret po dalin edhe në moshen e mitun deri në 10 vjec. Neve sod në këtë regjion kemi vajza shqiptare që janë hite per orgji seksuale me kurd, arab, boshnjak, pakistanez etj, etj. Dhe sado që kjo asht nji sekret publik, njerzit nuk flasin, prindet e tyne ( jo të gjithë) as që turpnohen. Neve sod kemi djem që i msitnojnë mikeshat e veta shqiptare, e besa edhe kusherinat e veta që ato të bahen dashnore të miqve (apo sikur i thrrasin të vëllaznive) kurd, arab, boshnjak, pakistanez etj , etj vëllazen nga feja, sepse prindet injorant këta fëmi tanë jeten i kanë mësue se gjithkush që nuk bjen shahadet asht anmik dhe vetem ata që i luten Allahut i kemi vëllazen.
Kamë shkrue per këto dukuni trishtuese edhe ma parë, nuk po e zgjasë tash ma shumë, por unë i rikujtova shkrimet e mia të mahershme si dhe diskutimet e mia dhe qortimet që pa ngurrim ua kamë ba shqiptarve këtu sepse mbramë në qender të qytetit Fredrikstad, shqiptari i ngul thiken në bark shqiptarit. Bmlidhen grupe të rinjesh, per arsye të paarsyeshme, per banalitete, ndahen në grupe dhe me celular thrrasin njani tjetrin dhe lanë mejdanin në Fredrikstad. Aty per ta mbrojtë vëllaun kurd, arab apo boshnjak shqiptari ther shqiptarin dhe per ti qetsue dhe nda policia e Fredrikstadit kerkon perforcime nga qytetet tjera si Sarpsborg e Moss.
Dhe tash jeta e nji të riu 20 vjeqar qendron në mëshiren e Zotit, nji i ri tjeter poashtu i moshes 20 vjeqare asht mbrapa grilave ku padyshim e vret ndergjegjëja dhe tash ai lufton me veten e vetë per vepren që e ka ba. Dikush lufton per jeten e dikush do e hajë burgun, por shkaktari i vertetë ashtu i pandergjegjëshem si gjithëherë tash respekton traditen dhe mbyllet në shtëpi. Unë thamë se po të kisha pas pushtetin jo veq ate që perdori thiken, por edhe prindet e ti do i burgosja. Ndoshta në burg do ju vinin mendet dhe do e shifshin se kanë mbjellë fryt të lig të cilit tash po ja shohin sherrin jo vetem ata por edhe shoqnia, rrethi dhe shteti.
Sa per ilustrim unë do e marr nji rast personal. Kamë komshi nji mitrovicas, pak ma i vjeter se unë, ky ka tre djem dhe dy vajza , pos djalit të vogël që asht diku 22 vjec të tjeret i ka të martuem. Ky djali vjen nji mbramje vitin e kaluem dhe e thrret djalin tim që e ka moshatarë dhe i thotë se a po i banë shoqni të shkojnë dika me veturë. Ai posa kishte marr patent shoferin dhe kishte ble nji veturë, unë kur i pash se dicka po flasin i pyeta se ku po dojnë, djali i Komshiut mu pergjigjë se askund vetem po ka deshirë të dalin pak së bashku per t¨ja tregue veturen djalit tim. Pra më rrejti, nuk e di djali im a e dinte se ku e kishin ndermend të shkojnë. Ata nisen per në Oslo por në hymje të Oslos komshiu i pa pervojë shoferi, si duket frigohet nga trafiku i madhë i kryeqytetit dhe del nga rruga me veturë dhe perplaset per nji shtyllë të nji ure. Ai vet shpeton, djali im lendon këmbën dhe ballin, por jo dicka serioze, ndersa vetura shkatrrohet plotsishtë. Ma vonë pasi ndodhi kjo ata treguen se ai komshiu paska pas njoftue nji vajzë nga Irani dhe per mos me shkue vetem në takimin e parë me te sepse frigohet nga familja e vajzes ai thrret djalin tim per ti qen krah.
Baba i këti djali , nji tokmak me pamje njeriu por me tru gomari, mbushet mllef dhe jo per faktin pse djali i ti e rren ate, vjen e më rren edhe mue dhe ma merr djalin per të shkue te rrospiat iranase të Oslos dhe per të ju ba ati truproje, por ai cmendet se kanë shkue dam 14.000 korona norvegjeze(diku 1600 euro), pra ka shkue vetura.
Sillet e pshtillet kjo krijesë bastarde dhe nji ditë pasi paraprakisht unë e thirra per ti dhanë nji vrejtëje per disa sjellje të ti të liga , ai shfrytzojë rastin dhe sulmojë në prezencen time dhe grues time në shtepinë time, djalin tim, ai ate e quejti rrugaq, po ma merr djalin dhe po del me te, nuk due met pa ma me te etj, etj. Kur djali im e pyeti kur e ka marr ai djalin e ti dhe ka dalë me te, ai ju pergjigjë, a e ke harrue rastin kur e keni prish veturen në Oslo. Këtë rast djali im humbi durimin, dhe e kapi per krahu dhe i tha, del nga shtepia e ime se veq je i vjeter se ndryshe do flisja me ty. Unë as vetë nuk e kamë ditë se do shkojmë në Oslo, as pse do shkojmë atje, djali yt rrugës pasi dulem në autostrad më tregojë se donë të shkojë te nji femen nga Irani dhe po frigohet me shkue vetem.
Ky njeri i mbrapsht në vend që të turpnohet, per ato që i fliste ai vazhdojë dhe po mos të isha unë me siguri djali im do i silte dhe do e rrfte si gomarin, por unë e qita djalin jasht, e kapa at njeri per krahu dhe i thashë se po gabon shumë dhe se nji ditë do i del keq, por jo me mue, por me dikend të nivelit të ti.
Ky idiot njeriu shkon në shtëpi dhe ju thotë djemve se djali im e ka sulmue dhe i ka ra. Ata dy të mdhejet e martuem nuk reagojnë, por ky moshatari i djalit tim thrret, disa polak, nji rus, dy cecen dhe i lyp mejdan djalit tim. Rastësishtë dhe per fat unë i nxuna ato biseda që djali im i zhvillonte me te permes celularit. Intervenova dhe gjithcka perfundojë pa probleme, sot djali i koshiut tim ahmak, më pershendetë dhe para pak ditesh me¨luti per nji sherbim të vogël të cilin unë ja kreva por ja perkujtova rastin e vjetshit, ai pa nji pa dy mu pergjigj. Ja q... nanën babës tem, ai më pat shti se kurr unë nuk kisha mendue ashtu.
Ndoshta lexuesin e lodhë dhe irriton ky shkrim , por unë ashtu thjeshtë tue e marr shembull rastin konkret që para nji viti e pata vetë, e sulmojë prindin apo i sulmojë të gjithë ata prind që nuk mbjellin dashuni dhe respekt mbrenda shqiptarë por perkundrazi, ata lidhen me vëllaznit e vet të fesë islame dhe janë në gjendje ta rrahin, ta therin dhe ta vrasin vëllaun e vertetë të gjakut të vetë. Asht mbush bota me injoranta dhe Zoti na ruejt nga e keqja e tyne.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
01.10.2009
http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/10710/#rating
#
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top