Pluralizmi religjioz në Maqedoni

con man

Anëtar i ri
Shkruan: Hamdi NUHIJU

Shoqëria në Maqedoni edhe pse e deklaruar si laike dhe afetare, në fakt ajo është një shoqëri multireligjioze e cila ngërthen në vete struktura të ndryshme të pluralizmit religjioz. Ky pluralizëm dukshum i shprehur në qytete pak më të mëdha të Maqedonisë në ndërdijen e qytetarëve të këtij vendi ka lidhur dhe abroguar edhe një pjesë të rëndësishme të sistemit politik në vend. Feja në këtë vend ka qenë nën sundimin e ateistëve të cilët përdorën të gjitha taktikat e mundshme për të shtuar përçarjet në mesin e pjesëtarëve të një feje, kështuqë kjo fe të humb ndikimin në shoqëri dhe feja tjetër të jetë në piedestalin e saj. Nuk ka dyshim se religjionet janë pasuri të cilat pasuri duhet të ruhen, kultivohen dhe të shpërndahen në mesin e njerëzve të një populli, ose në ndonjë vend të caktuar. Ato janë vlera të cilat vlera ngrisin vetëdijen shoqërore dhe nxisin rininë drejtë rrugës së progresit. Vlera mbi të cilat janë afaruar vlerat demokratike dhe kanë ngritur peshë dhe pozitë në shoqëri mbi dyndjet e këtyre vlerave që janë mjaft të thella në shoqërinë njerëzore. Religjioziteti i njerëzve të Maqedonisë është në favor të Ballkanit dhe Unionit Evropian, pasiqë nxitë një pozitivizëm dhe mendim ndryshe etik mbi vlerat e cunguara të remishiencave demokratike. Maqedonia synon që të arrijë në Unionin Evropian dhe në Nato, këtë gjë e ka mision për të cilin mision secila qeveri po fiton votat e qytetarëve të këtij vendi. Por, krijesat ose më mirë thënë njerëzit janë edhe trup edhe shpirt, nuk janë vetëm trup, e as vetëm shpirt, prandaj janë njerëz! Si të tillë ato kanë nevoja të ndryshme, jo vetëm ekonomike, jo vetëm mbi ngritjen e standardit jetësor, jo vetëm nevoja të luksit. Por, njerëzit kanë edhe nevoja të ndryshme shpirtërore të cilat nevoja duhet që t`i plotësojnë dhe ushqejnë vazhdimisht nëse dëshirojnë që këtë komponent të rëndësishme të njeriut ta mbajnë nën kontroll dhe ta ujisin trupin përmes ushqimit të shpirtit. Sesi duhet që të realizohet kjo gjë, secili religjion në vete jep përgjigjet, sygjerimet dhe kahjet e veta. Të gjitha synojnë në njeriun pozitiv dhe mjaft të favorshëm edhe për shoqërinë. Të gjitha kanë bindje se njeriu duhet të bashkëjetojë me njerëzit dhe me krijesat tjera. Ato punojnë vazhdimisht në këtë drejtim! Por, defekti i pluralizmit religjioz në Maqedoni qëndron m`u këtu. Sikur të gjitha të punonin në këtë drejtim pa ndërhyrje të jashtme, pa pengesa dhe në suaza të kanuneve fetare ose ligjeve, mesiguri që Maqedonia nuk do të kishte aspak nevojë për Unionin Evropian e as për Nato. Ose edhe moti kohë do të ishte pjesë me ndikim në këto instanca më të larta pro-demokratike. Historikisht në Maqedoni është e dëshmuar ndërhyrja e madhe politike në punët dhe instancat e religjioneve. Po, kjo gjë nuk ka filluar në Maqedoni dhe nuk përfundon vetëm këtu! Ka filluar shumë më herët në historinë e mendimit shoqëror ku ka pasur tendenca rivalizuese midis pozitës e cila u shëndërrua në opozitë në shoqëri dhe opozitës religjioze e cila ka thirrur pozitën e elitave në shoqëri në rrugën dhe bindjet religjioze. Aktualitetet e fundit në Maqedoni e dëshmojnë qartas këtë konstatim. Kreu i shtetit të Maqedonisë nisë luftë diplomatike me Greqinë vetëm për të njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe janë të gatshëm që ta njohin ndërkombëtarisht edhe Kishën Ortodokse të Maqedonisë. Kjo Kishë historikisht ka qenë e lidhur ngusht me politikën e Maqedonisë tash e dikur me politikën e Jugosllavisë dhe ka qenë frymzym i të gjitha gjenocideve që strukturave sllave që kanë ndodhur në Ballkan. Megjithëate popullit shqiptar të Maqedonisë më së shumti do t`i konvenonte një besimtar ortodoks maqedonas sesa një pabesimtar laik maqedonas. Raportet shoqërore midis dy etnive më të mëdha këtu do të ishin ma ndryshe nëse në këtë gjë do të kishin punuar vet maqedonasit me kohë. Kisha Ortodokse e Maqedonisë ka probleme serioze edhe me Kishën Ortodokse të Serbisë, me Kishën Ortodokse të Bullgarisë dhe me disa kisha tjera të cilat nuk e njohin si instancë legale në Maqedoni. Këto kisha të jashtme përmes ndikimeve të tyre brenda Maqedonisë u munduan që ta përçajnë unitetin funksional brenda kësaj kishe përmes një priftit Vranishkovski i cili para disa kohe i nxitur prej Kishës Ortodokse Serbe kërkonte ndarje dhe autonomi prej Kishës Ortodokse të Maqedonisë. Na habit fakti se për një gjë të këtillë komplet strukturat e shtetit të Maqedonisë ndërhynën që të ruajnë unitetin e Kishës së tyre dhe u çuan bile edhe në luftë diplomatike me Sërbinë për këto çështje. Ndërsa shumë kohë Bashkësia Islame e Maqedonisë ka qenë pa kryetar, partive politike shqiptare as që i ka shkuar nëpër mend që të ndërrmarin diç në ndryshimin e gjendjes se këtij institucioni mjaft të rëndësishëm për krejt shqiptarët e Maqedonisë. Gjatë vitit të kaluara kur partia tjetër shqiptare ishte në pushtet Bashkësinë Islame të Maqedonisë e bëri vegël të partisë dhe kryetari i partisë indirekt u bë edhe kryetar i këtij institucioni të lartë dhe të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Tash së fundi me hipokrizinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë dhe politikanëve të saj, kryetari aktual i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë bëri ndryshime të dhunshme kushtetuese të këtij subjekti kaq të lartë fetar. Përmes këtyre ndryshimeve ai vetes i dha pushtet absolut në këtë institucion dhe edhe për një kohë shumë shumë të gjatë kërkoi që religjioziteti te shqiptarët të ngelet nën minimumin e mundshëm, e një prej faktorëve kyç pse kjo gjë është kështu është edhe vet kryetari i këtij isntitucioni Sulejman Rexhepi. Kjo gjë mjaft i konvenon instancave politike laike maqedonase të lidhur me instancat e tyre simotra shqiptare. Por, jam i sigurt se është në dëm të krejt shqiptarëve të Maqedonisë dhe në dëm të vet këtij SHTETI!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top