Shkodër
Vjehrri dorëzohet në polici dhe shpreh pendesë: Doja vetëm ta trembja
Plumb dhëndrit se keqtrajtonte të bijën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në mesditë, në lagjen “Bahçallëk” të Shkodrës, ku vjehrri ka qëlluar dhëndrin me plumb në gjoks, duke e lënë të plagosur rëndë.
Policia tha se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa të afërm të familjes sqaruan se gjithçka ka ndodhur, pasi vjehrri pretendonte se dhëndri ia keqtrajtonte vajzën.
Autori i ngjarjes, Tom Ndoi, është arrestuar menjëherë, pasi ai ka pritur policinë në vendin e ngjarjes pas kryerjes së krimit. Ndërkohë, i plagosuri, Nikolin Nikaj, 35 vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.
Sipas burimeve nga policia, sherri mes dy protagonisteve të kësaj ngjarjeje mësohet se kishte nisur disa ditë më parë, duke u ashpërsuar së tepërmi dje, kur 57-vjeçari Tom Ndoi i ka kërkuar llogari dhëndrit pse ia keqtrajtonte të bijën. Debati mes tyre është zhvilluar në ambientet e brendshme të kafenesë me emrin “Dubai”, anës lumit Buna, ku Tom Ndoi dhe Nikolin Nikaj ishin bashkëpronarë.
Debati mes tyre ka degraduar në sharje, fyerje dhe më pas 57-vjeçari Ndoi ka qëlluar me një plumb pistolete në gjoks dhëndrin, duke e plagosur rëndë. I plagosuri është dërguar me shpejtësi në spital nga persona që ndodheshin në lokal. Mjekët e urgjencës në spitalin e Shkodrës treguan se i riu i është nënshtruar një operacioni të vështirë dhe sipas mjekëve, gjendja e tij është shumë e rëndë, pasi ka qenë e vështirë të ndalej hemorragjia.
Në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e plagosjes, i cili dorëzoi edhe armën e krimit, një pistoletë që e mbante pa leje. Gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Policisë së Shkodrës, 57-vjeçari është shprehur se “unë thjesht kam dashur ta tremb. Nuk e di as vetë si u shkreh arma. ثshtë e vërtetë se isha shumë i nxehur, por nuk doja ta vrisja”.
Burime nga grupi hetimor sqaruan se fillimisht u mendua se mes autorit dhe të plagosurit ka pasur konflikt pronësie, për shkak të lokalit që e kishin të përbashkët, por më pas është mësuar se sherri ishte për probleme familjare.
Nikolin Nikaj ishte martuar përpara tri vjetësh e gjysmë me vajzën e Tom Ndoit, me të cilën ka dy fëmijë.
G.SHQIP