Plaka torturohet në shtëpinë e pleqve në Londër (Video)

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Britanikja Xhejn Vorol, vajza e një gruaje që jetonte në një shtëpi pleqsh në veri të Londrës, për disa kohë kishte pyetur veten prej nga njollat në duart e nënës së saj dhe pse ajo rënkon çdo herë kur në dhomën e saj hyn dikush prej personave përgjegjës për kujdesin ndaj saj. "Nëna ime një vit ka jetuar në një shtëpi private të pleqve në qytetin Kentish", thotë ajo. "Nuk e kuptoja pse ajo nuk mund të flinte, pse ajo pushoi të hante dhe të fliste. Ajo dukej kaq i mërzitur".
Për shkak të kësaj, Xhejn kishte vendosur të ndërmerrte një veprim dinak. Në tavolinën e llambës të dhomës së nënës, ajo vendosi një kamera të fshehura në një orë digjitale, dhe ajo çfarë kamera kishte regjistruar ishte shumë e tmerrshme dhe përgjithmonë do të lë gjurmë të dhembjes në shpirtin e saj, transmeton “Blic”.


Pas vetëm dy ditësh Xhejn e kupton se njollat nuk janë nga "aspirina" për çfarë e kishte bindur mjeku dhe stafi në shtëpi. Përveç që e kishin larë dhe përgatitur për gjumë, stafit përgjegjës për kujdesin ndaj pacientit e kishte rrahur, fyer dhe e kishte trajtuar në mënyrë të vrazhdë atë.

Pas lëshimit të incizimit, një anëtar i stafit, filipinasi Jonathan Akino (30) u dënua me 18 muaj burg, kurse katër infermiere u pushuan nga puna.

Në video incizim shihet se si nënën e saj e tërheqin nga karroca për ta vendosur në shtrat.

“Qante nga dhimbjet. Njëra prej tyre ia kapi këmbët dhe ia hodhi në shtrat. Nëna ime ka artritis, prandaj një tretman i tillë i vrazhdë për të është një agoni e vërtetë. Njëra nga infermieret arsyetohej se i vinte era gojës së plakës”, rrëfen Xhejn.

Përkundër të gjithave e ëma e Xhejnit ka kërkuar kontakt me stafin dhe përpiqej të buzëqeshte, por të gjithë bëheshin sikur ajo nuk ekziston.

Edhe pse ekzistonte marrëveshja që t’i ndërronin rrobat vetëm femrat, në video incizim shihet se si në dhomë hyn Akino. "Vrazhdë ia hoqi rrobat, e rrotulloi në krah, kurse ajo klithte nga dhimbjet dhe poshtërimi. Pastaj ai e qëllon me grusht në kofshë".

Pas tërë kësaj Xhejn e vendos të ëmën në një shtëpi tjetër të pleqve. "Në ditën kur e kemi larguar nga ajo shtëpi e ka shikuar ndërtesën dhe për herë të parë, pas një kohe të gjatë, e ka thënë një fjali të lidhur: "Falë Zotit që po shkoj nga këtu? "

Edhe në shtëpinë e re në fillim ishte e frikësuar, por ajo tani ngadalë po ambientohet përsëri. Në dhomën e saj të gjumit janë të vendosura katër kamera të sigurisë, kështu që Xhejn në çdo moment mund të shoh se çfarë po ndodhë me nënë e saj.

“ Shtëpitë e pleqve nuk do të duhej të jenë vende q mbjellin frikë, por përvoja e nënës sime tregon se ka arsye për këtë”, tha Xhejn.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


/Telegrafi/
 
Titulli: Plaka torturohet në shtëpinë e pleqve në Londër (Video)

e tmerrshme,,,kam lexuar vetem ate pjesen e theksuar. videon nuk dua ta shoh fare!

kurse desha te them se ajo vajza,,si mund ta cosh nenen ne azil te pleqve perderi sa ajo nuk te ka darguar ne azil te femijeve,,

nje nen qe te mban ne krahet e saj dhe te rrite me duart e saj,,,nuk esht e moralshme ta lesh nenen plake ne krahet e vet,,per sa kohe qe te jesh gjalle.
 
Pe: Plaka torturohet në shtëpinë e pleqve në Londër (Video)

Me vjen keq, por çka s`ka sot ?????????
 
Titulli: Plaka torturohet në shtëpinë e pleqve në Londër (Video)

Jo rralle here ndihem krenare qe jam shqiptare. Familjen e kemi te shenjte dhe copash behemi per to. Sa gjynah qe s'eshte mbare botes kjo gje!
 
Pe: Plaka torturohet në shtëpinë e pleqve në Londër (Video)

jane te vetmet qenje ku ,,,behem e plogesht dhe e pafuqishme ...te miturit dhe te vjetrit ...sec kane nje shkelqim ne syte e tyre..

Me ngjallin vetem instinkt mbrojtjeje per ta :(
 
Titulli: Plaka torturohet në shtëpinë e pleqve në Londër (Video)

Kjo eshte se kemi humbur rrugen e zotit dhe harrojm sa e qmuar eshte vetem fjala nene! e jo me te kujtosh kujdesin se japin per femijet. Ne vendin ton pak jan se i dergoj prindrit ne shpi te kujdesit , po me mir atje edhe nese te rraf e ben i huaji e jo femiu ose nusja e tij .
 
Pe: Plaka torturohet në shtëpinë e pleqve në Londër (Video)

Denim i pakte per keta njerez...Kapen pikerisht me njerez qe smund te mbrohen...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top