Plagosi gruan, u vetëvra 36-vjeçari në Manastir

manastir-vrasje.jpg Një tragjedi e rëndë e një çifti ka përfunduar sot pasdite në Manastir me vetëvrasje dhe tentim për vrasje. Sipas agjencisë së lajmeve Ina, Juksel Jakupovski, 36 vjeç, pas një zënke me bashkëshorten e tij, E.F.J, 32 vjeç, me të cilën ishte pranë divorcit ka sulmuar ate me pistoletë duke e goditur me dorezën e saj në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Menjëherë pasi që ka lënduar rëndë bashkëshorten e tij, Juksel Jakupovski ka vetëvrarë veten.

Incidenti ka ndodhur në udhëkryqin midis rrugëve "Ivo Llolla Riber" dhe "Partizanska", ndërsa tërë drama e tragjedisë ka ndodhur në makinën e viktimës e tipit "Peugeot 607", e cila është përplasur me një makinë të tipit "Golf" në një cep të udhëkryqit.

Bashkëshortja e viktimës pas plagëve të marra ka braktisur makinën dhe ka kërkuar ndihmë, me ç`rast menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.

Juksel Jakupovski dhe bashkëshortja e tij me inicialet E.F.J, e punësuar në policinë e Manastirit pas divorcit kishin mosmarrëveshje lidhur me obligimet ndaj fëmijëve të tyre. Sot mosmarrëveshjet kanë kulmuar me incidentin e rëndë fatal.

/b/albeu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top