Piloti i Obamës: Kam parë UFO!

Shiko fotografinë 1787680

Një ndër pilotët më profesionalë në SHBA, Andrew Danziger, i cili ka pilotuar disa herë edhe avionin e presidentit amerikan Barack Obama, i është shtuar listës së atyre që pohojnë se jashtëtokësorët ekzistojnë.

Në një intervistë për ‘New York Daily News’ ai ka rrëfyer se është ndeshur me një objekt fluturues të paidentifikuar.

“Po fluturonim natën, në një mot të kthjellët, nga Kansasi në Iowa, kur një objekt i çuditshëm në formë sferike dhe i ndriçuar iu afrua dhe i qëndroi avionit presidencial në krah për afro 30 minuta.

Në ekranin e radarit nuk ishte shfaqur asgjë. As kullat e kontrollit apo aparaturat ushtarake nuk e kishin regjistruar praninë e tij.

Objekti fluturues u zhduk më pas sa hap e mbyll sytë”, ka rrëfyer Danziger.
dita
 
Titulli: Piloti i Obamës: Kam parë UFO!

C'me bojn me qesh keta tipat qe shofin UFO. Harrojne qe sektori ushtarak eshte gjithmon 40 vjet para sektorit civil.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top