Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Një pikturë e realizuar që në vitet 80’ mund të ketë qenë një parashikim i ngjarjes tragjike të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në foto paraqiten dy kulla që janë identike me kullat binjake që shtriheshin në Manhatan dhe një fytyrë vajze e tronditur. Brenda fotos paraqitet edhe një avion dhe gjithçka është e përfshirë nga një spirale që ngjan me zjarrin dhe tymin që përfshiu Nju Jorkun në 11 shtator. Piktori vdiq më 27 nëntor të vitit të kaluar në moshën 78 vjeçare dhe tanimë është e pamundur për të kuptuar nga i ka ardhur inspirimi për të realizuar këtë pikturë.
lajmifundit.com
11-shtatori-piktura.jpg
 
Last edited by a moderator:
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

E ndryshova titullin... Po sjell dhe kete artikullin se pavaresisht se eshte i njejti lajm, ka disa detaje te tjera.

_

NJU JORK- Tmerri i 11 shtatorit është fokusuar në një pikturë 13 vite para tragjedisë që tronditi mbarë botën.

Vizatimi me shkumës, i dy avionëve me pasagjerë, gradacelave, flakët dhe një fëmijë i frikësuar, është bërë publik dje, një ditë para ceremonisë përkujtimore të 10 vjetorit të sulmit terrorist.

“Profeti” është një artist amator britanik, Willie Garder, dhe vepra që prej 1988 qëndronte e varur në një nga zyrat e qendrës së komunitetit skocez

“ثshtë trishtuese kur mendon se ajo që u vizatua 13 vite më parë u bë realitet i tmerrshëm”- tregon Alie, vajza 53 vjecare e piktorit.

Fotoja e ekspozuar në hollin e njësisë së arsimit të komunitetit të Grangemouth në Stirlingshire, ka ngjallur ndjesinë e tjetër “paralajmërimi” .

“Kujtoj se qëndroja e shikoja vizatimin duke menduar se cfarë po përpiqej të tregonte. Ishte tërheqëse por në të njëjtën kohë e çuditshme. Tani që njerëzit e shikojnë mendojnë se mos piktura është bërë në kujtim të 11 shtatorit.”- Vazhdon rrëfimin vajza e piktorit, i cili një vit pas vdekjes (2010) u bë i famshëm me pikturën që në internet po bën xhiron e botës.
(s.g/BalkanWeb)
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Ne foto duken dhe 2 kulla te tjera (ato qe jane si me te erresuara ) ...ndoshta ndonje akt tjeter terrorist pritet ne vitet ne vazhdim :p

ps.Duket pak si absurde qe nje pikture me disa dizenjo te percjell mesazhe ....
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Eshte nje koicidence... Pale pale i kane vene dhe emer artistit: "Profeti"...
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Piktori vdiq më 27 nëntor të vitit të kaluar në moshën 78 vjeçare dhe tanimë është e pamundur për të kuptuar nga i ka ardhur inspirimi për të realizuar këtë pikturë.

Tani qe vdiq ju kujtua ketyre??Tani qe skane as ku ta pyesin...Aman thjesht koicidenca,pa lidhje...Duan ti japin edhe ketij ndonje emer apo dekorate pas vdekjes...
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

mu me duket shum piktur e madhe kjo!! per mua ska asnje dyshim qe esht parashikuese,

ne kte piktur ndahen dy bota te ndryshme,,piktori ka parashikuar arkitekturen e se ardhmes,dhe e len ate te vjetren te rrezohet ne erresir,,,

mund te shohesh se ajo qe ka len ne drit ne krahun e erret,,jan vetem nje bisht i flokeve te ksaj vajzes,,i shendritshem,
dhe qe lidhet me dy avjonet !!

ai e ka spjeguar ne piktur shum bukur,,,,dhe ne detaje,,
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Nëse nuk është ndonjë rrenë e kulluarë, atëherë
mund të ketë marrë frymëzimin edhe nga ndonjë
film ku shihen kullat binjake! Filma tër tillë janë shumëta...
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Ia fusin kot aman.

Po ia tani dikush ben nje pikture te nje tjeter ndertese te famshme
qe do rrenohet edhe na qenka profet piktor pfff.
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

ai edhe smund te ket patur frymzim fare ne ato momente qe ka pikturuar,,por piktura vjen,,,andej nga vjen drita ne te,,

ndoshta per momentin ka kapur nje fragmet te se ardhmes,,,te perzier edhe me disa kuptime tjera!!
 
Titulli: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Një pikturë e realizuar që në vitet 80’ mund të ketë qenë një parashikim i ngjarjes tragjike të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në foto paraqiten dy kulla që janë identike me kullat binjake që shtriheshin në Manhatan dhe një fytyrë vajze e tronditur. Brenda fotos paraqitet edhe një avion dhe gjithçka është e përfshirë nga një spirale që ngjan me zjarrin dhe tymin që përfshiu Nju Jorkun në 11 shtator. Piktori vdiq më 27 nëntor të vitit të kaluar në moshën 78 vjeçare dhe tanimë është e pamundur për të kuptuar nga i ka ardhur inspirimi për të realizuar këtë pikturë.
lajmifundit.com
Shiko fotografinë 12220

:trim:PO KJO QENKA MIR,DO THOT KY PIKTORI PASKA BER NJE HER PLANIN PASTAJ BOMMMMMMMMMM

U GJET njeriu se rezoj kullat binjake urraaaaaaaaaaaaaa
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Artistet, njerezit e artit thone se u paraprijne ngjarjeve. Per kete edhe kam nje lloj argumenti. Dikur rreth viteve '93 ca humorist te ne 9Cima,Leci dhe Qumili) benin nje lloj humori ku kinse dikur do vijne OKB -ja me trenerka dhe patika NIKE dhe kan me na cliru prej serbit. Ne te vertete kur erdhen ata vertete ne njafr menyre ne te njejten menyre erdhen. :konfuz:
 
Titulli: Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

artistet, njerezit e artit thone se u paraprijne ngjarjeve. Per kete edhe kam nje lloj argumenti. Dikur rreth viteve '93 ca humorist te ne 9cima,leci dhe qumili) benin nje lloj humori ku kinse dikur do vijne okb -ja me trenerka dhe patika nike dhe kan me na cliru prej serbit. Ne te vertete kur erdhen ata vertete ne njafr menyre ne te njejten menyre erdhen. :konfuz:

Ahu kjo nuk pi uji fare hiq.ajo gje eshte prite te ndodhi nje dite; ndim nga dikush tjeter ske prit te te vi perveq nga Eu dhe Amerika:gje tjeter esht kjo e piktures se lidhet me spontanitetin ne shumicen e rasteve.
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Me duket thjeshte nje koincidence..Deri sa per kete pikture nuk egziston dhe nje shpjegim i dhene nga arstisti-piktori ne fjale at'her ngelet thjeshte nje koincidence.
 
Titulli: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

ose ndoshta ndoshta...terroristet perdorin imagjinaten e piktoreve per tu dhen jet planeve te tyre, pf normale terrorista, imagjinata 0 :p
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Kjo mendoj esht thjesht vetem nje koicidenc e asaj pikture me ngjarjen qe ndodhi ne 11 shtator te viti 2001 ne amerik , ngjarja ka rastis te ket ngjashmeri te njet me foton :)
 
Pe: Titulli: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Ja psh edhe ky film, nuk eshte rastesi....

Muslimanët janë ''terroristë'' - YouTube

pse boni si viktima? u hodh te er nje ateist apo nje budist ? 'LIDHJA' e terrorizmit me muslimant nuk eshte perralle...eshte realitet.
spese ekstremistet tuaj rriten me dhune, i prehet akoma imene ne disa vende... femrat vriten akoma live me gura ne mes te fushes, femrat i varrosin akoma te gjalla nese per trut e tyre jan Rrugaçë.... i mesohet akoma historia e virgjereshave nese hidhen ne er....
Ti si mi quan keto ? I kemi sajuar te gjitha ne ?
 
Titulli: Pe: Titulli: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Kete bindje e ke duke u bazuar ne ate cfare sheh dhe ndegjon ne media. Hapi syte, je ne shekullin 21, njerezit me logjike te shendoshe e kane kuptuar se ate akt terrorist se kane bere muslimanet, ishte pune e brendshme e qeverise se Amerikes. Vetem injoranti me i madh mohon kete sot tani. Sa per pjesen tjeter t'postimit, ajo s'ka t'beje asgje me temen, kot mundohesh ta ndryshosh kahjen e temes. Mund t'hapesh nje teme te vecante ne lidhje me ato, diskutojme me argumente sa t'ke deshire. Ketu, po pate argumente qe e deshmojne te kunderten e asaj cfare eshte vertetuar, do jem mirenjohes ti shoh. Urrej llomotitjet :>> )
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Kete bindje e ke duke u bazuar ne ate cfare sheh dhe ndegjon ne media. Hapi syte, je ne shekullin 21, njerezit me logjike te shendoshe e kane kuptuar se ate akt terrorist se kane bere muslimanet, ishte pune e brendshme e qeverise se Amerikes. Vetem injoranti me i madh mohon kete sot tani. Sa per pjesen tjeter t'postimit, ajo s'ka t'beje asgje me temen, kot mundohesh ta ndryshosh kahjen e temes. Mund t'hapesh nje teme te vecante ne lidhje me ato, diskutojme me argumente sa t'ke deshire. Ketu, po pate argumente qe e deshmojne te kunderten e asaj cfare eshte vertetuar, do jem mirenjohes ti shoh. Urrej llomotitjet :>> )

po flet me dike qe nuk ndez televizor nga 2008
nese thua qe terroristet nuk jan mysliman ja ke fut kot dhe mos me detyro te rifilloj propaganden time kunder cdo lloj feje
nese thua qe 11 shtatori eshte e organizuar dhe paguar nga amerika ateher te them po! kam dokumenta dhe video origjinale te shperndara me studimet e bera pas pak ditesh nga 11 shtatori me ekspert ... video dhe analiza te bllokuara pas pak ditesh
dhe jo vetem te kullave binjake.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

nese thua qe terroristet nuk jan mysliman ja ke fut kot dhe mos me detyro te rifilloj propaganden time kunder cdo lloj feje

Oj goce, ben mire te qetesohesh, ngase prane ke monitorin, askend tjeter. Shihesh nga shkrimet se je gjaknxehte dhe se mirresh me shume me paragjykime. Nuk ekziston terrorizmi ne Islam, kjo eshte e verteta. Eshte tjeter muhabet se ti ne kete rast deshiron te jete ndryshe, mendimi yt kuptohet, e respektoj si nje mendim te thjeshte. Pastaj, ne asnje fe nuk ekzsiton terrorizmi. Jane njerezit ata te cilet kalojne ne ekstremitete dhe bejne krime ne emer te fese, gje qe mendoj se nuk duhet gjykuar asnje besim fetar ne baze te pasueseve te asaj feje, por ne baze te librave te shenjte.

Ti nqfs deshiron ta kuptosh sa e ka terrorizem ne Islam, urdhero lexoje Kur'anin. Nqfs gjen nje citat Kur'anor ku urdheron vrasjen e te pafajshmeve, pleqve, grave, femijeve, te pa-armatosurve, te dobteve, shkaterrimin e maleve, pyjeve, djegien e shtepive etj etj etj, urdhero postoje ketu ne forum, ta shohim..........! Por, nese nuk deshiron ta lexosh e ta kuptosh realitetin, atehere me vjen keq per ty, ngase nuk do t'thote se nga cili vit shiqon TV, apo sa je e shkolluar, mjafton ti therrasesh mendjes tende te shendoshe e t'i shiqosh gjerat me ndryshe, jo keshtu sic paske filluar.

mos me detyro te rifilloj propaganden time kunder cdo lloj feje

Je e lire. Une nuk mund te te pengoj ne kete drejtim. Une do jem ne nenforumin musliman si gjithnje, duke u munduar t'ua sqaroje keqkuptimet njerezve me gjithe deshire dhe plot respekt, jeni te mireseardhur t'gjithe pa dallim.

Mirembetshi !
 
nuk ndodhen te shkruara ne kuran sepse keto BUDALLIQE i sajoni ju.. dhe prap vazhdoj te them qe me ju eshte e kot te flasesh sepse boni te pabomen edhe mcifni doren...
te kujtoj qe i ke ketu ne forum ato qe ishin PRO vdekjes te atit qe bente karikatura dhe PRO kercenimeve me vdekje te shum te tjere.. ashtu sic kemi ne forum akoma gjysem tru qe thon qe femra nuk duhet te veshi pantallona sepse i duken forma dhe te gjitha ato qe i veshin per te jan Rrugaçë...

te meresh me ju ska perfundim sepse eshte perher i njejti muhabet...
ps: pse nuk isha un ajo qe mori kercenime me vdekje ( dhe jo vetem un por cdo antar qe kaloj ne anen time) nga nje ekstremist mysliman ketu ne forum ?
ku eshte TOLERANCA? lajme me font sillja un

---------- Post added at 17:38 ---------- Previous post was at 17:36 ----------

sa tkem koh do te sjell videot ne gjuhen tuaj ku flasin per 70 virgjereshat dhe videot live ku i prejn imenen femijeve femra...
 
Titulli: Pe: Titulli: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

nuk ndodhen te shkruara ne kuran sepse keto BUDALLIQE i sajoni ju.

Bukur pra ! Cdo besim ka parimet e veta, dhe burimet kryesore ku mbeshtetet. Islami ka Kur'anin dhe Sunnetin. Nqfs ne keto dy burimet nuk gjinden ato qe i ceka, cdo gje tjeter qe ben njeriu ne kundershtim me keto 2 burime, eshte jo e drejte, dhe si i tille nuk perfaqeson Islamin. Islamin e perfaqeson Kur'ani dhe Sunneti, jo anetari i forumit virtual qe kercenon, as une, as populli, as shteti, as ata qe flasin ne youtube, kete duhet ta kuptosh. Une e sqarova bukur shume, ti flet akoma per pasuesit. Po neser mundet nje katolik te me kercenoje mua ne forum, cfare te them une ? Se t'gjithe katoliket jane terroriste ? Rasti i fundit qe ndodhi ne Norvegji, ishte sulm terrorist nga muslimanet ? Mos ishte nga te krishteret ? Hapi syte pakes te lutem, njerezit mund t'bejne terror, por feja KURRE. Kete e kuptojne besimtaret e cilesdo fe qofshin, dhe t'gjithe njerezit qe kane vetem pak mendje dhe logjike te shendoshe, qe jane te zotet e mendjes, e nuk jetojne me perralla te Ezopit.

ashtu sic kemi ne forum akoma gjysem tru qe thon qe femra nuk duhet te veshi pantallona sepse i duken forma dhe te gjitha ato qe i veshin per te jan Rrugaçë...

E sheh qe nuk ia ke haberin fese Islame, nuk din asgje. Vetem flet e llomotit, flet cfare ke lexuar dhe ndegjuar, dhe se asnjehere nuk je munduar ta shiqosh se si eshte ne te vertete x ceshtja ne Islam apo ne Krishterizem ?
Cdo fe, e ceka...ka parimet e veta. Ne Islam, kemi edhe rregulla te veshjes per femren muslimane. Ato jane qe 14 shekuj me rradhe keshtu, dhe se nuk can koken askush as me ty dhe me te tjeret si ju, ngase ju keni bindjen tuaj, ne kemi bindjen tone.

sa tkem koh do te sjell videot ne gjuhen tuaj ku flasin per 70 virgjereshat dhe videot live ku i prejn imenen femijeve femra...

Silli lirisht, kush nuk kupton mire, ua sqaroj pa pike problemi, per detyre e kam = )

Virgjereshat ? Eshte fjala per HYRITE, krijesa te vecanta, por edhe qe jane te virgjera, shperblim ne Parajse per roberit e devotshem. Cfare te intereson me shume, ua sqaroje ska problem.

Nqfs e ke fjalen per synetimin e femrave, ajo ka te beje me traditen e nje populli te caktuar, jo me parimin Islam. Lexo me shume te lutem, do e gjejsh pergjigjen ne detaje, po nqfs je e interesuar sinqerisht t'i largosh paragjykimet qe ke per muslimanet.

Paqe :)
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Piktura esht parashikuese,,,Po!!
 
Re: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

Nejse kam lexu librat e Zhyl Vernit dhe ai parashikonte Nendeteset...

Si dhe Leonardo Davinci qe parashikoi Helikopterin ,,,,Po per pikture qe parashikon ngjarjet ,,,vetem ne Bibel ndoll kjo ,,,
 
Pe: Piktura qe paralajmeroi tragjedine qe prej 1988.

kjo esht e njejte,,,sikur Dervishet,,ka patur Dervish qe kan parashikuar,,,

Kshtu ka edhe piktore,,qe nuk mund ta shprehin me fjale ate qe parashikojn,,por me piktura,,

di nje her qe nje Dervish nga Tropoja,,shihte uren e Drinit tek hidrocentrali i fierzes,,5--6 vjet perparase te ndertohej dhe te ishte ne projekt,,ai thoshte e shikoni uren,,,ja ku po ndertohet,,

por ka patur edhe raste te tjera qe ka parashikuar ai njeri,,njeher pat then se ne ate vendin e thate,,,se shpejti do te plasi nje burim,,dhe burimi plasi pas disa vitesh,,edhe sot e ka emrin e tij..

si e spjegoni ju kte,,apo duhet pa tjeter ta lidhni me koncidensen apo shejtanin??
 
Asgje nuk eshte rastesi!! Gjithcka eshte nje i plan madh qe eshte larg llogjikes dhe fuqive konjitive* te njeriut.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top