Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kjo pije është shumë e mirë për organizmin tuaj dhe konsumimi i tij duhet të bëhet një ritual i rregullt.

2023c2cd-d8f8-4620-b63b-896e50102738---0-.jpg

Shumica nga ne punën e parë që e bëjnë në mëngjes është të pinë një gotë me kafe që të kthjellen për tërë ditën, por shumë pak e dinë se ekziston një pije që preferohet më shumë se kafeja. Kjo pije është shumë e mirë për organizmin tuaj dhe konsumimi i tij duhet të bëhet një ritual i rregullt. Receta është shumë e thjeshtë, në një gotë me ujë të vakët shtrydhni gjysmë limoni. Kjo do të ju ndihmojë që ta forconi imunitetin dhe metabolizmin, ta pastroni organizmin, do të ju ndihmojë edhe ta zvogëloni ndjenjën për uri. Kjo pije është e pasur me vitaminë C dhe me këtë e forcon imunitetin i cili i ndihmon organizmit që të luftojë kundër ftohjeve. Në të njëjtën kohë kjo pije e lehtëson procesin e tretjes së ushqimit dhe ndihmon nëse ju fryhet stomaku.ikub.al
 
Titulli: Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

... plus dhe nje luge mjalt. Un e perdor shpesh, jo vetem qe eshte e shendetshme por ndihmon edhe per mos shtim ne peshe... :)
 
Titulli: Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

:D Hej nevertiti, kur kisha motren javen e kaluar ne shtepi me tha per kete gje. ajo e pinte vet, dhe ma tregoi edhe mua. eh po motra bente dhe ushtrime per mbajtjen e trupit ne forme....po ishte bere qiri moj ja duke pir uj me limon :) .......Por gjithashtu me tha se kishte lexuar se nese psh e ke te veshtire per te pire uj te vaket, mir eshte qe sa ngrihesh te pish uj te ftohte sepse edhe pirja e ujit te ftohte qe ne mengjes per metabolizim me te mire, dhe pastron ogranizmin.


Un vet e kam pak te veshtire te pi uj te vaket, gjithmon vetem uj te ftohte nga frigoriferi kam pire...keshtu qe preferova versionin e dyte. :D
 
Titulli: Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

hahhahaha Bella une kisha kohe qe dija ne fakt..por me mire 200 kg perfundoj se sa te pij megjes per megjes limon te idhur..:p:p
 
Titulli: Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

:D Hej nevertiti, kur kisha motren javen e kaluar ne shtepi me tha per kete gje. ajo e pinte vet, dhe ma tregoi edhe mua. eh po motra bente dhe ushtrime per mbajtjen e trupit ne forme....po ishte bere qiri moj ja duke pir uj me limon :) .......


Motra beqare...?! Motra ne Tirane ?! lol
 
Titulli: Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

E kam provuar kte ujin me limon...une e shtrydhja ne nje shishe 1.5L dhe e pija gjate dites. 1 jave zgjata, s'shtyhejsh me!
 
Titulli: Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

Aman aman une ne mengjes kam qejfe te ngrihem me gjera te embla jo keshtu papapa.
 
Titulli: Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

Po mire limoni ta gerryen stomakun plus po ta pish qe ne mengjes sidomos pa ngren asgje..normale qe motra e Belles qenka bere qiri. Lol.

Gjithsesi do e bej njehere prove..oj Nev po vetem me uje te vaket pihet apo dhe me uje te ftohte jo per gje por ku shtyhet uji i ngrohte tani..
 
Titulli: Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

O Did mu duke si Deudi me kete emer lol

Didi vec pije , me mire uje i ngrohte se te ben te nxjerresh cf ke ngrene ne darke me me lezet lol
 
Titulli: Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

Une vet ka 2 dite qe e provoj, dhe smund te them asgje, por e paramendoj se mund te ndihmoj, pasi si uji edhe limoni jane shume te nevojshme per trupin dhe imunitetin tone...do shoh sa do zgjas...
 
Titulli: Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

Motra beqare...?! Motra ne Tirane ?! lol
Po :mace:

hahahaha ja ky palester madhi mos shohi fjalen ushtrime se i rreh zemra fort :p

pi limon e pi uj te ngrohte, e pi uj te ftohte, bej ushtrime te salloni im oooo me hoqi trurin mua ajo kur ishte ketu....me detyroi te beja dhe un..kur mbaruam..un ngriva komplet ajo aktive akoma me shume :lol: Po me beri ti premtoja se sdo hiqja dore nga pirja e ujit me limon...dhe me nje frym cdo mengjes pi uj te vaket me limon ca me be :qu:
 
Titulli: Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes

Ah o Neve, uji i vaket nuk pihet ne mengjes heret, une te pakten smundem.
Te pakten, falenderohem me uje te ftoht. Mire dhe kaq, se sa fare.

Ne fakt, keshillohet te pish nje gote me uje te ftoht perpara cdo vakti, qe mos fillosh te hash me ate gjendjen e urise ( mire, e mira do ishte mos e linim veten te ndjej uri, nqs ndjek 3 vaktet +2 minivakte mes tyre -nje kos, nje frut; ska si te te mari urija).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top