Pettifer: Qeveria e Kosovës ka dështuar në botën islame

Ado

FISEBILIL-LAH
James Pettifer analist nga Instituti Mbretëror për Marrëdhënie me Jashtë, ka vlerësuar se ideja e presidentit serb, Boris Tadiq për ndarjen e Kosovës, nuk është politikë e re – por politikë e Millosheviqit, para shumë kohësh. Ai po ashtu ka kritikuar qeverinë e Kosovës për shkak të lobimit të pamjaftueshëm në vendet islame për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Pettifer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se kjo "fije e perit" ka qenë gjithmonë e pranishme në fabrikën e Serbisë. “Në kohë të caktuara, ata zgjedhin ta shfrytëzojnë atë për qëllime politike. Megjithatë, mendoj se reagimi i liderëve kosovarë ka qenë i drejtë, se një ide e këtillë nuk është dhe nuk do të jetë në agjendë për ta”, ka thënë ai.

Pettifer po ashtu është pajtuar me konstatimin se një ndarje e Kosovës do të shkaktonte efektin domino në rajon, por thotë se rreziku me i madh do të ishte brenda vetë Kosovës. “Unë mendoj se do të ishte rrezik serioz, por më serioz mendoj se është efekti që do të ketë mbi vetë Kosovën, sepse e dimë shumë mirë se shumica shqiptare nuk do ta pranojë shkëputjen e një pjese të territorit”.

Sa i përket njohjes së Kosovës, analisti britanik është shprehur se pret që kjo njohje të rritet, mirëpo ka kritikuar qeverinë e Kosovës për shkak të lobimit të pamjaftueshëm në vendet islame. “Megjithatë, mendoj se është një dështim i madh për Qeverinë aktuale të Kosovës, që ka të bëjë me botën islame. Mendoj se është një hap serioz prapa për diplomacinë kosovare dështimi që shumë vende të botës islame të mos e njohin Kosovën deri më tash”. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top