Pesë vende për të cilat nuk e keni ditur se ekzistojnë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Noti është atraksion tejet i popullarizuar turistik në këtë vend. Cunamit janë të shpeshta, ndërsa tërmetet kanë ndikim negativ në ekonominë e vendit.
pese_vende_per_te_cilat_nuk_e_.jpg

- Vetëm në qoftë se jeni fanatik i gjeografisë do t'i dini të gjitha shtetet nga kjo listë. Për ne është e parëndësishme se sa ato janë të panjohura si shtete, por banorët e tyre sigurisht se nuk mendojnë ashtu.


5. Vanuatu

Iririki-Vanuatu.jpg

Vanuatu ka sipërfaqe prej 12.188 kilometra katrorë dhe vetëm 243 mijë banorë. Nëntëdhjetë për qind e njerëzve kultivojnë dhe konsumojnë peshk, 80 për qind jetojnë në fshatra rurale, të izoluara, me kopshte personale dhe rezerva të ushqimit. Noti është atraksion tejet i popullarizuar turistik në këtë vend. Cunamit janë të shpeshta, ndërsa tërmetet kanë ndikim negativ në ekonominë e vendit.


Shiko fotografinë 1784303

Diving-Vanuatu.jpg






4. Nauru

Nauru.jpg

Nauru ka vetëm 14 mijë banorë dhe sipërfaqe prej vetëm 21 kilometra katrorë. Kjo koloni e mëparshme gjermane është e njohur edhe si Ishulli i Këndshëm në Pacifikun jugor. Njerëzit në këtë vend mbledhin ujë shiu gjatë reshjeve monsune midis nëntorit dhe shkurtit, për shkak se janë tejet të kufizuar me rezervat e ujët të pijshëm. Sport më i popullarizuar është futbolli australian, ndërsa kanë edhe ligë futbolli prej shtatë klube.

Shiko fotografinë 1784304






3. Tuvalu

Shiko fotografinë 1784305
Tuvalu është monarki kushtetuese me mbretëreshën Elizabeta e Dytë në krye të shtetit. Ka 12.373 banorë dhe sipërfaqe prej 26 kilometra katrorë. Nuk ka forca të rregullta ushtarake dhe nuk shpenzon aspak të holla në mbrojtje. Tuvalu është shteti i katërt më i vogël në botë.


Tuvalu_01.jpg



Shiko fotografinë 1784306






2. Komoros
(Comoros)
224-Moheli_Comoros_Africa_14.11.2011_5.jpg


Komoros është komb ishullor afrikan në Oqeanin Indian midis Mozambikut dhe Madagaskarit. Këtu jetojnë 789 mijë banorë në 2.235 kilometra katror. Ishulli është koloni e vjetër franceze. Nëntëdhjetë e tetë për qind e popullsisë janë të besimit islam.
Island-Sea-Comoros-900x1600.jpg








1. Guersni
(Guersney)
Guernsey-80_large.jpg

Ja një shtet evropian për të cilin nuk keni dëgjuar. Guersni ndodhet afër brigjeve bregdetare të Normandisë. Britania e Madhe ka kompetencë mbi këtë vend, por ajo nuk është pjesë e territorit të saj, as pjesë e Bashkimit Evropian. Ka autonomi të plotë mbi punët e brendshme dhe e shqyrton mundësinë për arritje të pavarësisë së plotë nga kruna britanike. Shtrihet në sipërfaqe prej 77 kilometra katrorë dhe ka 65.57 banorë./yllpress

Shiko fotografinë 1784307
 
Titulli: Pesë vende për të cilat nuk e keni ditur se ekzistojnë

Ndryshova mendje do traferohem ne Vanautu :D
 
Titulli: Pesë vende për të cilat nuk e keni ditur se ekzistojnë

Vanautu qenka e bukur shume,ti merka mende..aman me cunamet e shpeshta dhe termetet te iken deshira te shkosh
 
Titulli: Pesë vende për të cilat nuk e keni ditur se ekzistojnë

Mua me pelqen Tuvalu per disa arsye :p

E para me duket se na ka njohur Pavaresine :fla:
E dyta me bene pershtypje emri disi si shqip: tu valu (valon flamuri ) :p

dhe paska vetem nje rruge me duket eh, si skishin humbe rrugen mileti mu kthy te shtepija :kapele::kapele:
 
Titulli: Pesë vende për të cilat nuk e keni ditur se ekzistojnë

Përvec këto vëndet e fundit të gjitha të tjerat më pëlqejn dua të trasferohem :D
 
Titulli: Pesë vende për të cilat nuk e keni ditur se ekzistojnë

Vanautu qenka i mbushur plot me gjalleri,,dhe i gershetuar me karakeristika bregdetare dhe malore,,por ishte edhe nje tjeter qe me pelqej dhe qe dukej si karaburu,,shpalosja e bukurive te ktyre perlave natyrore,,i shkrin kto vende ne karakterin e tyre qe kan,,kjo ben qe njerzit ta marrin kaq me serjozitet nisjen per ne keto ishuj dhe vende te bukura.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top