Përvjetori i Lidhjes së Lezhës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
ثshtë përkujtuar në Lezhë përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës me dy aktivitete të organizuara nga bashkia e qytetit dhe Aleanca Kuqezi.

Këtë vit protokolli i organizimit ishte i ndryshëm nga vitet e kaluara. Festimet e organizuara nga bashkia u përqendruan në Memorialin e Skënderbeut, ndërsa pranë obeliskut ishin mbledhur simpatizantë të Aleancës Kuqezi.

Në ceremoninë e pushtetit vendor merrnin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe u mbajtën edhe fjalime.

“Atë ditë të Kuvendit të Madh të Arbërit, të gjitha rrugët të conin në Lezhë, lindi bashkimi i parë politik dhe u hodhën themelet e identiteti kombëtar”, deklaroi zoti Tushe.

Në sheshin e Obeliskut drejtuesi i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu bëri thirrje për pjesëmarrje në marshimin e 7 prillit kundër qeverisë.

Duke u ndalur në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës Spahiu deklaroi se kjo lidhje dëshmoi se pa bashkimin midis shqiptarëve nuk mund të përballohen sfidat e lirisë, pavarësisë dhe përparimit të një kombi të vogël përballë një perandorie të madhe, të dhunshme e barbare.

“Jam këtu për t’u premtuar që së bashku ne lidhim sot besëlidhjen shqiptare kundër besëprerit për të marshuar më 7 prill në Tiranë për të rrethuar bunkerin e tradhëtarit dhe pushtuesit të kombit, do nisim rrugëtimin tonë për të çliruar Lezhën dhe gjithë Shqipërinë”, tha Spahiu.

Më pas simpatizantët e Aleancës Kuqezi kanë marshuar me flamuj drejt Memorialit të Heroit Kombëtar. Gjatë rrugës ata kanë hedhur edhe parrulla kundër kryeministrit. Marshimi i tyre është ndalur në portën e memorialit të cilin përfaqësuesit e bashkise së Lezhës ishin kujdesur për ta kyçur në këtë përvjetor edhe pse sic thonë aktivistët e Aleancës Kuqezi, memoriali gjatë gjithë vitit qendron i hapur.

Në portën e mbyllur drejtuesit e Aleancës Kuqezi dhe simpatizantët e kësaj partie kanë vendosur flamuj kombëtarë. /tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top