Perse une ?!

Arfenilla

Themelues i Forumit
395072_346681695343587_159148157430276_1449887_1434586798_n.jpg

Artur Robert Ashe, ka qenë lojtar i famshëm tenisi dhe njihet si legjenda e Wimbledon.Ai ndërroi jetë pasi u sëmur me sida, pas një transfuzioni gjaku.
Para vdekjes, i patën ardhur shumë letra nga simpatizantë nga të katër anët e botës.Në një nga letrat, dërguesi pyeste:”Përse të zgjodhi ty Zoti të vuash nga kjo sëmundje e mallkuar?”
Artur iu përgjigj me një koment domethënës:
”Nga e gjithë popullsia e botës, 500 milionë fëmijë i kanë hyrë lojës së tenisit.
Prej tyre, 50 milionë i kanë mësuar rregullat e lojës.
Nga këta pesëdhjetë milionë, vetëm pesë milionë ia arritën të luajnë tenis.
Prej tyre, pesëdhjetë mijë arritën të luajnë tenis profesional.
Vetëm pesë mijë e tyre arritën të luajnë në kampionatin Grand Slam të tenisit në Francë. Ishte pesëdhjetë lojtarë ata që mundën të marrin pjesë në kampionatin Wimbeldon në Britani. Vetëm dy prej tyre arritën në finale dhe prej tyre, vetëm njëri e fitoi kupën. Në fakt, isha unë fituesi i asaj kupe.
Kur mora kupën në duar dhe e ngrita lart plot gëzim,
nuk e pyeta Zotin asohere: Përse unë o Zot?!”lajmi.
 
Titulli: Perse une ?!

Kjo tregon qe asnjehere sduhet te gjykosh njeriun e semure ( qoft me HIV apo semundje te tjere).
Sic ky eshte semurur aksidentalisht
Ai ndërroi jetë pasi u sëmur me sida, pas një transfuzioni gjaku.
mund ti ndodhi cdokujt ne diten e sotcme, te jesh i infektuar me kete virus nuk te ve automatikisht etiketen e nje njeriu me jete te cregullt.

Gjithsesi, jetes si dihet asnjehere. Fundja te gjithe do vdesim nje dite, disa me heret e disa me vone. Pse ndodh kjo?! Sepse qe ne diten qe erdhem, e dinim qe do vij dhe dita qe do ikim.
 
Pe: Perse une ?!

Mesazhi i temes eshte : Qe kur te na vijne te keqijat sduhet te ankohemi,ashtu sic kur na vijne te mirat nuk ndalemi te ankohemi pse me erdhi mua kjo gje...Gjerat ndodhin se ashtu do rrjedha e jetes,e jeta nuk eshte e lehte...Dike perkedhel,dike godet,por cdokush mundohet ta jetoje...Veshtiresite e jetes japin eksperience,edhe pse ndoshta mund te jemi te gjithe te shendetshem askush se ka garant jeten,apo moshen ku do arrije...Rendesi ka qe e sotmja te shfrytezohet per te miren dhe mendimin e se ardhmes...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top