Perse qajne femrat?

Pe: Perse qajne femrat ?

Se mos kemi gje tj per te bere ne budallaqet.
 
Titulli: Perse qajne femrat ?

Leon varet edhe nga femrat, nuk mund t'i përfshish të gjithë femrat në të njëjtin mendim pasi të gjithë njerëzit janë të ndryshëm në konceptin më të gjërë të mundshëm.
Sigurisht ka edhe plot femra trime , dhe meshkuj qaramanë . Ja unë jam shëmbulli më i përshtatshëm ,jam qaraman i pandreqshëm . Mirë që jam me fat , kam një të dashur trime se do na kishte marrë lumi , do i linim lekët vetëm duke blerë kartopeceta .
 
Pe: Titulli: Perse qajne femrat ?

Femrat janë qaramane prandaj edhe qajnë .
Kot më kot qajnë të shkretat LOL

Ju posi ju ... ju qani plot c'na the tani
Ka me qaram se ju ore qe ne djep qani.... Shumica e femijeve qe qajne me shume jane djem :p
 
Titulli: Perse qajne femrat ?

Sigurisht ka edhe plot femra trime , dhe meshkuj qaramanë . Ja unë jam shëmbulli më i përshtatshëm ,jam qaraman i pandreqshëm . Mirë që jam me fat , kam një të dashur trime se do na kishte marrë lumi , do i linim lekët vetëm duke blerë kartopeceta .

Më bëhet qejfi për ty Leon por mjerë e dashura jote LOL LOL :p Kush e di edhe ajo qan nga inati që nuk mbahesh dot ti :p LOL :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Perse qajne femrat ?

Ju posi ju ... ju qani plot c'na the tani
Ka me qaram se ju ore qe ne djep qani.... Shumica e femijeve qe qajne me shume jane djem :p
Eh Love e di ,unë thashë që janë femrat qaramane sa për ti ngritur pak moralin vetes :p Unë e thashë që jam qaraman , madje e kam të ndaluar në mënyrë kategorike të shoh filma romantikë , urdhër nga doktori pasi më shkojnë të rrahurat e zemrës 120
Më bëhet qejfi për ty Leon por mjerë e dashura jote LOL LOL :p Kush e di edhe ajo qan nga inati që nuk mbahesh dot ti :p LOL :p
Bëjmë një duet të pashoq në fakt , unë ja marr me të qara ajo ma mban LOL :p Por është trime dreqja ,shumë herë bën sikur qan por në të vërtetë qesh me mua :D
 
Pe: Titulli: Perse qajne femrat ?

Eh Love e di ,unë thashë që janë femrat qaramane sa për ti ngritur pak moralin vetes :p Unë e thashë që jam qaraman , madje e kam të ndaluar në mënyrë kategorike të shoh filma romantikë , urdhër nga doktori pasi më shkojnë të rrahurat e zemrës 120

Bëjmë një duet të pashoq në fakt , unë ja marr me të qara ajo ma mban LOL :p Por është trime dreqja ,shumë herë bën sikur qan por në të vërtetë qesh me mua :D


LOL LOL Nuk ndenja pa qeshur edhe se tema eshte tj
 
Titulli: Perse qajne femrat ?

Eh Love e di ,unë thashë që janë femrat qaramane sa për ti ngritur pak moralin vetes :p Unë e thashë që jam qaraman , madje e kam të ndaluar në mënyrë kategorike të shoh filma romantikë , urdhër nga doktori pasi më shkojnë të rrahurat e zemrës 120

Bëjmë një duet të pashoq në fakt , unë ja marr me të qara ajo ma mban LOL :p Por është trime dreqja ,shumë herë bën sikur qan por në të vërtetë qesh me mua :D

E mirë tani mjaft na bëre budallaçka se nuk besojmë lotët e krokodilit LOL LOL :p

Ja për inat të Leos do qaj tani LOL LOL
 
Pe: Perse qajne femrat ?

Na mos qaj ti Irena LOL LOL ti tjetri qaj LOL

Ps: Harrova citimin e Gazolines :p
 
Pse gratë qajnë…!??

flower5.jpg

Pse gratë qajnë…!??



Një djalë i vogël e pyet nënën e tij, ‘’Nënë pse po qan?’’

‘’Sepse kam nevojë të qaj’’ tha ajo.

‘’Nuk po kuptoj,’’ tha ai.

Nëna e tij vetëm e përqafoi atë dhe i tha, ‘’Dhe nuk do e kuptosh kurrë.’’

Më vonë djali i vogël e pyet babin e tij, ‘’Pse me duket se nëna po qan pa ndonjë arsye?’’

‘’Të gjitha gratë qajnë pa arsye,’’ babai i tij përgjigjet pa vëmendshëm.

Djali i vogël, ende duke u menduar pse gratë qajnë e pyet Shejhun e moshuar (dijetarin).

‘’Ai me siguri e di përgjigjen’’ mendoi ai. ‘’O Dijetar i nderuar! Pse gratë qajnë aq lehtë?’’

Dijetari përgjigjet:

‘’Kur Allahu e krijoi gruan ajo duhej të krijohej e veçantë. Ai krijoi supet e saj mjaftueshëm të fuqishme për të bartur peshën e botës, dhe edhe më tej mjaftueshëm, gjentile për të dhenë rehati. Ai i dha asaj një fuqi të brendshme për t’i përballuar lindjes së fëmijës dhe kundërshtimit që vije nga fëmijët e saj. Ai i dha asaj fortësinë që i mundëson asaj të vazhdojë atëherë kur çdo kush tjetër dorëzohet, dhe të përkujdeset për familjen e saj edhe gjatë sëmundjes dhe plogështisë pa u ankuar. Ai i dha asaj ndjeshmërinë për të dashur fëmijët e saj në çdo dhe të gjitha rrethanat, qoftë edhe kur fëmija i saj e fyen atë shumë rëndë. Ai i dha asaj fuqinë për të duruar burrin e saj nëpër gabimet e tij dhe e modeloi atë nga brinja e tij për të mbrojtur zemrën e burrit. Ai i dha asaj mençurinë për të mësuar se burri i mirë kurrë nuk e fyen gruan e tij, por nganjëherë provon pikat e forta të saj dhe vendosmërinë e saj për ti qëndruar pranë paluhatshëm. Dhe së fundmi, Ai i dha asaj lotin. Loti është i saj dhe posaçërisht i saj për ta përdorur sa herë që ajo ka nevojë. Ajo nuk ka nevojë për arsye, për t’u sqaruar, loti është i saj.’’

‘’A e sheh biri im, bukuria e gruas nuk qëndron në veshjet që ajo mban, në bukurinë e fytyrës së saj, apo në mënyrën e rregullimit të flokëve. Bukuria e gruas duhet të shihet në sytë e saj, sepse kjo është dera për në zemrën e saj – vendi ku dashuria banon.’’

Djali i vogël e morri përgjigjen dhe nuk pyeti më kurrë për këtë çështje.

Në këtë kontekst, All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe nga argumentet e Tij (të Madhërisë së Tij) është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën(gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe ndërmjet jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Er-Rrûm, 21).

Referenca:iloveallaah
 
Titulli: Pse gratë qajnë…!??

sepse grate ate qe meshkujt nuk e kane....NDJENJA...
 
Titulli: Pse gratë qajnë…!??

Me kane qelluar ''gra'' te qajne kur shohin edhe lion king?!LOL kurre nuk do e kisha menduar nje gje tille mbase referenca qe lexava qendron por arsyet ne dite sotme eshte te marrin ate qe kane ndermend .........ose te fusin shejtanin (burrin) ne shishe!
 
Pe: Perse qajne femrat ?

Se i vjen te qaje...
 
Pe: Perse qajne femrat ?

Pse qahet zakonisht....ca pytje!
 
Titulli: Perse qajne femrat ?

Gruaja qan per shume raste.... Kur eshte me nerva.. nga qe ka natyre gentile ne vend qe te rraf dike.. qan..; :) Qan kur ndihet vetem dhe vetem loti mund ti beje shoqeri dhe mund ti lehtesoje dhimbjen.... Qan kur do te mashtroj me ndjenja ndokend ( shprehje popullore lot krokodili) ..... Qan edhe kur eshte e lumtur ...keshtu qarja eshte pjese e ekzistences se gruas .. po ashtu edhe e mashkullit ( por me pak per kto sepse e shprehin me pak cfare ndiejne)
 
Qaj kur shof te tjere qe qajne, kur shof filma/lexoj libra qe jane per te qare, kur me kap inati, kur trishtohem, kur behem nostalgjike, kur surprizohem, kur emocionohem, kur me kapin ato te qeshurat e mdhaja perfundoj edhe me lot ne sy.
 
Sjam dakord qe qajm sepse jemi me te ndjeshme se gjinia e kundert, secili prej nesh vuan ne form diferente.
Un zakonisht nga merzitja ose nervat bohem akull fare sa me kercasin edhe dhembet kur arri limitin... qaj me von pastaj ?
 
Si natyre jam shume e ndieshme prekem shume ndaj cdo gjeje madje edhe nje ofendim i vogel me prek por preferoj dhe nuk para qaj ne publik ,kur kycem ne dhome nqs jam edhe e acaruar e kthej dhomen katastrof,dhe dal sikur nuk ka ndodhur asgje ?
 
Tani mu kujtua
Qava dje
Mos me pyesni pse, as vete se di
Thjeshte pashe qe me ishte zhgarravit rimeli lol
 
Kur qajne me arsye edhe kuptohet, ama pse dreqin qysh jeni tu nejt, ama bash tu nejt kur ta sheh njeri ja nis e kan. Qa u ba vlla!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top