Titulli: Përse na tërheqin thashethemet?
Thashethemet na bëjnë njerëz, thotë një profesor i Oksfordit
Thashethemet për të tjerët janë pjesë vitale e jetës dhe mund të na bëjnë që të jetojmë më gjatë, sipas një profesori të psikologjisë Robin Dunbar.
Të flasim për njerëzit pas shpinës së tyre duket si një veprim i fshehtë dhe diçka që duhet të hiqet nga shoqëria, por është ky veprim i cili na dallon nga kafshët, kanë pohuar shkencëtarët.
Thashethemet janë që na bën njerëz, sipas profesorit të universitetit të Oksfordit Robin Dunbar, sepse na lejon që të kapim informacionin se kujt t’i besojmë dhe na ndihmon në lidhjet me shoqërinë dhe familjen.
Në fakt, në vend që të ndihemi fajtorë për thashetheme ndaj të tjerëve ne duhet ta pranojmë atë si pjesë të jetës, e cila mund të na ndihmojë që të jetojmë më gjatë.
“Gjëja kryesore e cila do të t’jua parandalojë vdekjen është përmasa e rrjeteve sociale” tregoi profesori Dunbar për Festivalin shkencor Cheltenham.
“Rrjetet sociale kanë efekt më shumë se çdo gjë tjetër, përveq në lënien e duhanit kanë efekt edhe në lumturinë tuaj.”
“Problemi është se si t’i përdorim ato dhe si të tregojmë storie të cilat janë me rëndësi për shoqëri.”
“Të bësh thashetheme do të thotë të bisedosh me njerëz dhe të jesh i informuar për botën ku jetoni. Pra thashethemet na bëjnë neve njerëz. Kuptimi negativ i thashethemeve nuk ka ekzistuar deri në shekullin e 18-të.”
-Meshkujt kalojnë më shumë kohë duke bërë thashetheme se sa femrat, thonë sondazhet.
-Thashethemet janë të mira për shëndetin e femrave, pohojnë shkencëtarët.
-Shoqëria përfiton nga thashethemet, tregojnë studimet.
Dr. Jennifer Cole, pedagoge e lartë në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Manchesterit ka bërë një sërë eksperimentesh që të zbulojë se çfarë mendojnë njerëzit për thashethemet. Ajo zbuloi se përderisa njerëzit nuk iu besojnë atyre që bëjnë shumë thashetheme ata dyshojnë edhe në ata që bëjnë më pak thashetheme.
“Lidhja shoqërore është shumë e rëndësishme, për këtë arsye thashethemet kanë rëndësi” tha ajo.
Në biologjinë evolutive, fenomeni i quajtur “teoria e thashethemeve” thotë se sapo u zhvillua gjuha iu lejoi njerëzve që të shkëmbejnë informata të besueshme që ta rrisin grupin shoqëror.
Historiani Yuval Noah Harari profesor në universitetin Hebraik të Jerusalemit dhe autor i librit” Sapiens- histori e shkurtë e qenies njerëzore” pohoi se thashethemi ka luajtur rol të madh në ndarjen e njerëzve modern prej hominidëve. Shkruan telegraph.co.uk transmeton Gazeta Express
“Aftësitë e reja gjuhësore që njerëzit e modernë i fituan rreth 7 mileniume më parë iu mundësoi atyre që të bëjnë thashetheme me orë të tëra. Informata të sigurta se kujt mund t’i besohet nënkuptonin që grupet e vogla mund të zgjeroheshin ne ato më të mëdha” tha ai.
“Edhe sot, shumica e komunikimit njerëzor, qoftë përmes postës elektronike, thirrjeve telefonike apo titujve të gazetave është e bazuar në thashetheme”.
“Vjen aq natyrshëm përdorimi i tyre, saqë duket se gjuha jonë ka evoluar për këtë qëllim” shtoi ai.
Një studim i fundit ka treguar se thashethemet mund të kenë rezultat pozitiv në kontrollimin e sjelljeve të këqija dhe uljen e stresit.
Hulumtimet kanë zbuluar se të rrahurat e zemrës së një dëshmitari janë rritur kur ka dëshmuar për sjelljen e keqe të dikujt, por kjo rritje është zvogëluar në momentin kur ai ju ka treguar të tjerëve informacionin.
Universiteti i Michiganit gjithashtu ka zbuluar se për femrat thashethemet rrisin nivelin e progesteronit, hormon ky që zvogëlon ankthin dhe stresin.
Gazeta express...