Përqafohen para ekzekutimit, fotoja i shpëton jetën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1437572397qente.jpg


Kala dhe Keira, dy qenush rruge që përqafohen nga frika e ekzekutimit. Fotoja e tyre u bë virale në internet dhe u shpëtoi jetën. Qenushet, të dyja femra janë në një kafaz në Atalanta, të cilat do të ekzekutoheshin me eutanazi, pasi askush nuk i adoptoi.

Ato duket se përqafohen, për të mbrojtjur njëra-tjetrën. Kanë një shikim të trishtë, sikur kërkojnë mëshirë. Fotoja është bërë të hënën nga një vullnetar i shoqatës lokale të kafshëve, që e shpërndau në rrjetet sociale.

Për t’i shpëtuar nga ekzekutimi, historia e tyre tregohet në Facebook nga shoqata e kafshëve: “Unë jam Kala dhe kjo është Keira. Kemi frikë. Vullnetarët që punojnë këtu na kanë thënë se kjo mund të jetë dita jonë e fundit. Kemi nevojë që dikush të na adoptojmë ose do të ngordhim. Ajo, afër meje (i referohet Keira) më thotë të jem kurajoze dhe se gjithçka do të shkojë mirë, por nuk e di nëse do ia dal”, thuhet në shkrimin që shoqëron foton.

Fotoja dhe fjalët prekëse nisën të bënin xhiro në internet. Një histori prekëse por me fund të lumtur. Kala e Keira, siç bën të ditur Angels Among Us Pet Rescue pas pak minutash nga publikimi i fotos, janë shpëtuar dhe tashmë kanë një padron.

/ Top Channel
 
Titulli: Përqafohen para ekzekutimit, fotoja i shpëton jetën

Dramaticitet mediash qe po na okupon shpirterat dhe jetet :(
 
Titulli: Përqafohen para ekzekutimit, fotoja i shpëton jetën

Awww sa te mir!
 
Titulli: Përqafohen para ekzekutimit, fotoja i shpëton jetën

Sa gjynaf, nganjehere me gjynaf me vjen per kafshet sa per njerezit
 
Titulli: Përqafohen para ekzekutimit, fotoja i shpëton jetën

Sa mire do te ishte sikur edhe njerezit te vepronin ne menyre te tille.
Sepse kane harruar fare qe jane njerez edhe kane nje llogjike qe i ndan nga kafshet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top