Përmbyset autobusi i linjës Shqipëri-Greqi

91.jpg

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në vendin e quajtur Kalpaqi, 20 kilometra nga kufiri shqiptaro-grek, në Prefekturën e Janinës.
Për shkaqe që ende nuk dihen, autobusi me 49 udhëtar brenda, ka dalë nga rruga dhe u përmbys rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës.
Si pasojë e aksidentit, disa pasagjerë kanë marrë plagë të lehta, për fat jo fatale. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe dërgoi në qendrën mjekësore pasagjerët e plagosur.
Sipas policisë, shkak për aksidentin mund të ishte shtresa e akullit që kishte mbuluar zonën në orët e para të mëngjesit. Policia tha se ka shoqëruar shoferët e autobusit, të cilët nuk rezultuan të kenë konsumuar alkool.
Prej verifikimeve të para, mjeti i aksidentuar nuk ecte mbi normat e lejuara, ndërsa po vijon ekspertiza për ngjarjen. Burime policore thanë për “Top Channel” se një ndër pistat e aksidentit mund të jetë edhe vjetërsia dhe gjendja e amortizuar e autobusit të prodhuar në vitin 1993.
Ky është aksidenti i tretë gjatë një viti, me autobusët e linjave shqiptare në Greqi.


/g/shqip/
 
Titulli: Përmbyset autobusi i linjës Shqipëri-Greqi

me thoni ju lutem qe ishte plot me grek .....
 
Titulli: Përmbyset autobusi i linjës Shqipëri-Greqi

sa do grek apo shqiptar te le per te deshiruar servisi qe kryen :( siguria e nje njeriu = zero ne :(
 
Titulli: Përmbyset autobusi i linjës Shqipëri-Greqi

genjem moj .... me thuaj plot me grek ish e shoferi ishte serb :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top