Përleshje në pjesën veriore të Mitrovicës

Ado

FISEBILIL-LAH
Në pjesën veriore të Mitrovicës, të mërkurën rreth orës 23:00 ka ndodhur një përleshje në mes të shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa raportohet për disa të lënduar.

Sipas burimeve, përleshja ka ndodhur në lagjen “Tre Soliterat”, ku jetojnë shqiptarët dhe serbët, ndërsa nga hedhja e gurëve raportohet se janë dëmtuar edhe disa automjete.

Po ashtu thuhet se forcat e Policisë së UNMIK-ut dhe të Kosovës kanë bllokuar urën kryesore në Lumin Ibër, dhe janë vendosur po ashtu edhe në lagjen ku ka ndodhur përleshja, ndërsa është raportuar edhe për të shtëna sporadike.

Mediat serbe kanë lajmëruar për 4 serbë të lënduar gjatë këtyre përleshjeve, kryesisht, sipas tyre, nga hedhja e gurëve. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top