Përgjigju me sinqeritet: Si ndiheni kur dikush zhvillohet profesionalisht më shumë se ju, edhe pse punoni dy herë më shumë se ai person? :)

Levina

L.E.V.I.N.A
Ne te kaluaren situata te tilla ka pasur shpesh, nganjehere ndihesha e zhgenjyer, ndoshta e nenvleresuar, por me kalimin e viteve dhe duke i njohur keta persona mund te them qe ne fakt keto situata jane me shume motivim dhe ndjenja pozitive.
 
Nuk ndihem,thjesht mendoj qe ai/ajo po punon me mendje me te thekshme ,se sa une qe po punoj dyfish. :p
 
Si e ke hap kët temë moj Levina, çfarë telepatie
Sot mu desh të shkoja tek nje vend ku perpara kam punuar vet, ndërkoh shikoja si po punonin njërzit aty dhe vlersova shum veten time që në atë kohë dhe pse isha korrekte, punoja pa hile dhe shum më parakalonin njërëz ku punonin sa per sy e faqe , por prap une fajësoja veten.
Falë Zotit erdhi ai momenti ku i thash vetes ti vlen më shum vajzë hik nga ketu dhe mos e çaj kokën se më mirë do gjesh.
Në vënde ku njerzit nuk ta dijn vleren nuk jan ato por Ne në vëndin e gabuar sepse fal atij nënvlersimin unë shkova shum më mirë.
 
Nuk garoj me te tjeret por me veten, mjafton te kem permisim nga dje sot.
 
Sa xheloz ndihem kur shof levinen t'hapi tema n bresheri nderkohe un as haberin s'ja kam ksaj pune pa bereqet 😔
 
Près damaret 😂
Ça Eshte kjo teme …. Kushdo nga ne ka marr ça meriton mendoj une.
Personalisht jam e knaqur me frutet qe kam marre e me kismet te zotit kte vite me pas them ti ve vulen emrit tim .;)
 
Njerez te ketij rangu bejne pjese kurreshtaret, te eturit qe thithin dije nga tjeret. Sa me shume zgjon interes te vetja t’i kapesh gjerat rreth teje si dhe ato qe nuk te hyn ne pune, perhere truri ka per te kapur diç te re. Njerezit qe bejne pjese te rangu: “Eee mo s’me hyn ne pune kjo mua”, te tillet futen ne zonen ”comfort zone”, ndaj dhe ngecin prapa ne zhvillim dhe ne pune rutinore.
 
Tashi ka nga ato njerez qe i bin lopates gjith diten dhe kur shofin dike qe punon pak dhe fiton mjaftueshem pa qen nevoja me thy lopaten, thon ate shprehjen e famshme “me mire pak e me djers e flej gjume rahat”. Ka akoma njerez siper ksaj toke qe mendojn se duhet te derdhesh djers qe te quhet pun e ndershme, une nga krahu tjeter nuk me ze gjumi rahat po nuk fitova aq sa du un me prish kshuqe gjithsekush rreth meje ngre pikpytje te medha enigmatike sesi dhe ne cfare menyre te pandershme dhe pa pike djerse i fitoj une ato qe harxhoj edhe une qe preokupohem aq shum se cfare thon saqe as nuk me plas hiç 😂
Per sa i perket pytjes se temes: nuk ndjej xhelozi per asnji, ndoshta do merzitesha ne ato rrethana po te kishte nuanca padrejtesie por nese dikush eshte me i zoti atehere eshte e padrejte te xhelozosh.
 
Ndihem mirë. Jemi një zinxhir pune ku aftësia e çdo kuj ka rëndësi në vete. Mirë për një - mirë për të gjithë. Do i vijë koha çdo kuj.
 
Ndihem mirë. Jemi një zinxhir pune ku aftësia e çdo kuj ka rëndësi në vete. Mirë për një - mirë për të gjithë. Do i vijë koha çdo kuj.
Uroj te te me vije dhe mua. Nuk vjen dot tek une.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top