Pergatisni lekuren ndaj te ftohtit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
I ftohti i dimrin nuk eshte mik i lekures. Si te parandalojme efektet negative?

Cdo sezon ka te mirat dhe te keqijat e saj kur flasim per bukurine. Duhet ta dini qe dimri nuk eshte aspak mik i lekures tone, dhe makeup nuk mund te bej shume kunder tharjes se saj apo skuqjes! Lekura eshte e mbrojtur nga nje film lipidik, funksioni i saj minizohet nga i ftohti, era dhe smogu. Ne keto kushte kremi hidratues jo gjithemone eshte i nevojshem. Shume kremra kane permbajtje te lart te ujit, dhe eleminojne vetem per pak kohe demet qe shkaktohen nga i ftohti, por nuk i kurojne. Duhet te reagoni ne menyre qe barriera lipidike mos te minimizohet perpara ardhjes se dimrit. Si? Produktet qe perdorni per te pastruar fytyren heqin lipidet lekures, te cilet duhen te pakten 24 ore per tu riformuar, keshtuqe nese duart apo fytyren e lani shpesh here gjate dites, nuk do te kene asnjehere kohe te rigjenerohen. Eshte e nevojshme te ulni numrin e larjeve dhe te perdorni produkte shume delikat, me baze vajore, dhe me pas duke perfunduar gjithemone me nje krem hidratues.ikubinfo
 
Titulli: Pergatisni lekuren ndaj te ftohtit

Nevojat e lëkurës gjatë dimrit

Edhe pse një banjë e nxehtë, me shkumë dhe aromatike gjatë mbrëmjeve të dimrit është më se e duhur, megjithatë gjatë kësaj stine më shumë preferohet bërja e dushit, këshillojnë dermatologët, për shkak se, sikur që nxehtësia shkakton djersitje, po ashtu edhe uji më i nxehtë se temperatura e trupit, i hap poret dhe e than lëkurën. Pas bërjes së dushit apo banjës ‘së pjesshme’, tereni lëkurën lehtazi me peshqir, duke e lënë nga pak të lagët. Në mënyrë që të pengoni avullimin e lagështisë nga poret e hapura, e ashtu edhe tharjen e lëkurës, menjëherë përdorni ndonjë losion ushqyes për trup i cili nuk duhet të jetë i yndyrshëm. Njëri nga mitet dimërore kozmetike thotë se, gjatë dimrit, më të preferuar janë losionet e yndyrshme, kremozë, por edhe ata më të butë, të payndyrshëm janë njësoj efikas, thonë ekspertët. Losionet e yndyrshme parandalojnë avullimin e lagështisë, kurse përbërësit e fuqishëm të losioneve të buta e fusin lagështinë në lëkurë, duke
rregulluar njomjen e shtresës së jashtme të saj. Lëkura e njerëzve që rri një kohë të gjatë jashtë gjatë dimrit, në të shumtën e rasteve nuk është e thatë dhe e dehidruar, thotë dermatologu amerikan Frederik Brandt. Kjo haset më shumë te njerëzit që rrinë shumë në ambiente të ngrohta, meqë nxehtësia e than lëkurën. Edhe pse pirja e ujit ruan lagështinë e lëkurës, teprimi me ujë përshpejton nxjerrjen e lëngjeve nga trupi. Për këtë shkak, tharjen e lëkurës duhet penguar duke ngrënë ushqime që ndihmojnë në njomjen e lëkurës. Këto janë ushqimet e pasura me thartira yndyrore omega-3, sidomos peshku salmon. Me depilimin e këmbëve me zhiletë, nuk vjen deri te tharja e lëkurës, pohon dermatologia amerikane Ranella Hirsh. Me depilim me zhiletë, përpos qimeve, do t’i largoni edhe qelizat e vdekura të sipërfaqes së lëkurës. KS
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top