Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Ka marrë fund shpërndarja e materialeve zgjedhore në 66 Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), të ngritura në të gjithë vendin për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Lajmi është dhënë nga kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, i cili theksoi se shpërndarja e materialeve zgjedhore ka përfunduar dhe tashmë Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV) kanë në dispozicion gjithë kohën e nevojshme për tërheqjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të.
Sipas kodit zgjedhor, KQZ dërgon në selitë e KZAZ-ve, jo më vonë se 3 ditë para datës së zgjedhjeve, materialet zgjedhore, ku përfshihen fletët e votimit sipas numrit të zgjedhësve në çdo QV, vula e KQV-së, procesverbalet e QV-së, lënda e posaçme për timbrimin e zgjedhësit dhe aparatin verifikues të saj, etj.
Ligji zgjedhor përcakton se dërgimi i materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja në KQV bëhet jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit. Në rang vendi numërohen gjithsej 4751 qendra votimi me gjithsej 3.084.067 zgjedhës.



Shekulli
voto_10.gif
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top