Përfitimi i statusit të azilantit, BE përcakton rregullat e reja

Зngjεll

___________
Përfitimi i statusit të azilantit, BE përcakton rregullat e reja


Nëse kërkon strehim në shtetet anëtare të BE-së, tani do të kesh më shumë të drejta dhe privilegje, sidomos në trajtimit paraprak deri në fazën e përfitimit të tij. Rregullat e reja janë përcaktuar në draftin ligjor që pritet të miratohet javën tjetër në Parlamentin e Bashkimit Europian në Strasburg. Tashmë, të gjithë personat që kërkojnë azil kanë më shumë mundësi dhe mbështetje për ta marrë, nëse e meritojnë. Më të favorizuarit janë kategoritë në nevojë, si fëmijët, gratë shtatzëna, apo femrat e dhunuara. Po ashtu, sipas draftit ligjor, të gjithë azilkërkuesit sigurojnë asistencë ligjore falas, të drejtë punësimi 6 muaj pas paraqitjes së kërkesës dhe lehtësim procedurash për bashkim familjar.

Drafti për azilimin

Komiteti i Lirive Civile të Parlamentit Europian aprovoi tri ditë më parë një paketë masash për të përmirësuar mënyrën e sistemit të punës së azilimit të BE-së dhe forcuar të të drejtat e azil-kërkuesve. Eurodeputetët kanë përgatitur katër raporte bashkërenduese që përbëjnë paketën e plotë ligjore që do të votohet në Parlament pas disa ditësh. Paketa e parë e legjislacionit, e cila është përgatitur nga eurodeputeti Antonio Masip Hidalgo (përfaqësues i Socialistëve Europianë) u miratua nga Komiteti me 33 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Drafti merr në konsideratë ankesat për të drejtat e azilkërkuesve në lidhje me kushtet e përshtatshme të pritjes; ai përvijon standardet që duhet të garantohen në lidhje me kushtet e banimit, ushqimit, veshjes, përkujdesjes shëndetësor, trajtimit financiar, lirisë së lëvizjes dhe të drejtës për punë. Gjithashtu, teksti përfshin dispozita për mbrojtjen e shtresave në nevojë, të tilla si, minorenët, fëmijët e pashoqëruar, gratë shtatzëna dhe viktimat e torturës dhe dhunës.

E drejta e arrestit

Sipas draftit ligjor, përdorimi i të drejtës së arrestit, duhet të vendoset sipas rastit, dhe azilkërkuesi nuk duhet të mbahet në qeli, por në kushtet e ndalimit të veçantë. “Duhet të përfshihen edhe garancitë ligjore kundër ndalimit arbitrar. Nuk duhet të lejohet në mënyrë kategorike arrestimi i fëmijëve të pashoqëruar”, - thuhet në draftin e ri.

Asistencë ligjore falas

“Vetëm autoritetet gjyqësore duhet të kenë fuqi për dhënë urdhrin e arrestit”, - thotë paketa e re ligjore. Autoritetet administrative mund ta bëjnë një gjë të tillë vetëm në raste emergjente dhe vendimi i tyre duhet të konfirmohet nga gjykata brenda 72 orëve. Në mungesë të vendimit, azilkërkuesi duhet të duhet të lirohet menjëherë. Azilkërkuesit në momentin e ndalimit duhet të informohet në gjuhën që ata kuptojnë, apo që është e arsyeshme të vlerësohet se ata kuptojnë, të marrin asistencë ligjore dhe përfaqësuesin e tyre falas, nëse e dëshirojnë një ndihmë të tillë. Gjithashtu, ata duhet të marrin përkujdesje mjekësore dhe mbështetjen e duhur psikologjike.
“Parlamenti beson se procedurat administrative për aplikimet e azilimit duhet të zbatohen me shpejtësi dhe që nuk duhet të justifikohen zvarritjet në lidhje me shtyrjen e periudhës së ndalimit”, - thuhet në paketën e propozuar. Veç kësaj, propozohet garantimi i të drejtës për punë brenda 6 muajve pas depozitimit të kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare. Po ashtu, fëmijët kanë të drejtë edukimi brenda tre muajve.

Shtresat në nevojë

Shtetet anëtare duhet të verifikojnë sa më shpejt të jetë e mundur kërkesën e depozituar për mbrojtje ndërkombëtare nëse aplikanti ka probleme të veçanta; shtresat në nevojë, duke përfshirë fëmijët, gratë shtatë zëna dhe viktimat e torturës dhe dhunës, apo viktimat e përdhunimeve, duhet të marrin trajtim të menjëhershëm. Po ashtu, viktimat e dhunës duhet të trajtohen në mënyrën e duhur në qendrat e specializuara të përkujdesjes. Gjithashtu, shtetet anëtare duhet të asistojnë bashkimin familjar dhe të caktojnë kujdestarë për këshillimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të pashoqëruar.

Shpërngulja e azilkërkuesve

Këto propozime ligjore synojnë përmirësimin e rregullores së Dublinit, të miratuar në vitin 2003. Qëllimi i këtij rregulli ishte të garantojë të drejtën e procedurës së aplikimit të azilimit dhe garantojë proces të shpejtë të aplikimeve, por, edhe duke shmangur aplikimet e shumta nga një person në disa shtete të ndryshme anëtare. Propozimet kërkojnë standarde të larta garancie të mbrojtjes për individët dhe përballimin më të mirë me situatave në të cilat është kapaciteti pritës i sistemit të azilimit të shteteve anëtare. Ai përcakton afatet për të ndërmarrë procedurën e përcaktimit të përgjegjësisë më eficiente dhe më të saktë. Gjithashtu, kjo paketë përfshinë garanci të përshtatshme që të gjitha nevojat e atyre aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare janë të siguruara dhe se ka garanci ligjore të mjaftueshme si të drejtën për apelim kundër vendimit të transferimit, duke përfshirë të drejtën për ndihmë ligjore, përfaqësim dhe bashkim familjar. Gjithashtu, ai ri-afirmon parimin se askush nuk mund të ndalojë, thjeshtë sepse ke aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare

Mbrojtje e të dhënave

Sistemi i Dublinit nuk mund të punojë pa një sistem për identifikimin e shtetasve të huaj që kanë depozituar një aplikim azili në një shtet tjetër anëtar. Ky sistem quhet
“Eurodac”, një strukturë digjitale për shenjat e gishtërinjve, e cila kanë qenë në funksion që në vitin 2003. Propozimi në paketën e azilimit synon të përmirësojë funksionimin tërësor të sistemit, të qartësojë fazat e ndryshme të veprimit të tij dhe të përcaktojë rregullat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave. Shtetet anëtare do të kërkojnë të fshijnë të dhënat e mbledhura për një kohë të gjatë, të cilat nuk vlejnë për momentin e caktuar.
Katër propozimet e bëra pritet të votohen javën tjetër në seancë plenare në Strasburg, dhe miratimi i paketës së re ligjore do të zgjidhë shumë nga problemet e mbetura pezull përsa i përket azilkërkuesve në BE.

Zyrë koordinuese në BE për azilkërkimin

Komisioni i Lirive Civile, i Parlamentit Europian miratoi vetëm me një abstenim raportin e eurodeputetit të gjelbër britanik, Jean Lambert për krijimin e Zyrës Mbështetëse të Azilimit Europian. Kjo strukturë do të sigurojë asistencë në nivel ekspertësh për të ndihmuar në zbatimin e politikës së azilimit të BE-së dhe për të nxitur bashkëpunimin midis shteteve anëtare dhe atyre që kthehen në objekt presioni.
“Parlamenti Europian dëshiron që kjo zyrë të krijojë lidhje me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, dhe OFT-të përkatëse, të zhvillojë programe trajnimi rreth azilimit për punonjës të sektorit të shërbimit civil”, - thuhet në draftin e propozuar.
Raporti i eurodeputetit të Partive Liberale Europiane, Jeanine Hennis-Plasschaert, i cili është miratuar unanimisht, mbështet këto parime. Megjithatë, ai propozon që duhet të nxitet bashkëpunim midis shteteve anëtare në instrumentet e detyrueshme, të tilla si krijimi i ekipeve të ekspertëve kombëtar që të mbështesin përballjen e shteteve anëtare me numrin e madh të aplikantëve për azilim dhe krijimin e programeve të shpërnguljeve që të jenë në gjendje të përfitojnë mbështetje ndërkombëtare nga një vend anëtar i BE-së në tjetrin dhe që iu garantohet atyre kjo mbrojtje.

PثRFITIMET NGA LIGJI I RI

Përmirësohen standardet dhe kushtet e banimit për azilkërkuesit

Sigurohen më shumë privilegje për fëmijët dhe gratë shtatzëna

Nuk lejohet arrestimi i tyre pa një vendim të lëshuar nga gjykata

Shteti iu garanton asistencë ligjore falas të gjithë azilkërkuesve

Garantohet përkujdesje mjekësore dhe mbështetje psikologjike

Shkurton afatet e trajtimit ligjor të procedurave të kërkimit të azilit

Jepet e drejta për punë 6 muaj pas paraqitjes së kërkesës për mbrojtje

Ndihmë për bashkim të familjeve për personat që fitojnë azil

Krijohet një sistem unik i vetëm aplikimi në të gjithë BE-në për azil

Sistem për mbrojtjen e të dhënave për të gjithë azilkërkuesit


BE, disa paketa ligjore për emigrimin

Bashkimi Europian ka ndërmarrë gjatë dy viteve të fundit disa paketa ligjore për nxitjen e emigrimit legal dhe njëherësh parandalimin e emigrimit klandestin. Ndër pikat e para dhe më të rëndësishme është miratimi i të ashtëquajturës “Karta Blu”. Drafti është përgatitur dhe pritet të hyjë në fuqi ligji i cili i hap rrugën lëshimit të një dokumenti të ngjashëm me Green Card-in amerikan. Përfituesi i kartës me afat 2-vjeçar, gëzon të drejtat e përkohshme si çdo shtetas tjetër i BE-së dhe përfiton edhe në aspektin e lëvizjes nga një vend anëtar në tjetrin, në trajtimin shëndetësor, bashkimin familjar, etj.. Një tjetër paketë ligjore që është përgatitur në Parlamentin e BE-së është trajtimi i prindërve dhe fëmijëve të emigrantëve. Ndër politikat e tjera ndër më kryesore të Brukselit në lidhje me emigrimit, është ajo e lehtësimit dhe liberalizimit të vizave. Aktualisht, ka politika për përfitimin e kategorive të veçanta, por pritet të merret një vendim për Ballkanin Perëndimor deri në fund të këtij viti./G.Albania/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top