Cyber_Spartacus
Homo Homini Lupus
Policia nis kërkimet për pedofilin, që mendohet të jetë mbi 50 vjeç
Një 9-vjeçar është bërë objekt i një përdhunimi monstruoz të një pedofili, që mendohet të jetë afro 50 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, në lagjen "Apollonia" të qytetit të Fierit. Konfirmohet zyrtarisht prej policisë, se një telefonatë e bërë në komisariat ka njoftuar se një fëmijë 9 vjeç i traumatizuar është gjendur nga prindërit e tij në bodrumin e një pallati që është duke u ndërtuar. Në prani të dy prindërve fëmija ka treguar episodin e rëndë që i kishte ndodhur. Menjëherë prindërit kanë kërkuar ndihmën e policisë, e cila është vënë në kërkim të pedofilit qysh prej orës 17:30. Fëmija është gjetur në mes të errësirës së bodrumit të një pallati të papërfunduar, pothuajse i zhveshur. Sipas informacionit të policisë, vogëlushi i ka thënë të atit se një burrë i madh në moshë i ka hequr pantallonat. Fëmija ka treguar detaje të sulmit të pedofilit në prani të psikologut. Pasi është qetësuar, fëmija së bashku me psikologun dhe me të atin që quhet Minella, janë marrë me automjetin e policisë dhe kanë qarkulluar jo vetëm pranë vendit ku ndodhi ngjarja, por edhe nëpër rrugët e qytetit. Sipas përshkrimit të fëmijës, pedofili është rreth 50 vjeç. Burimet zyrtare të policisë lokale deklarojnë se janë marrë për t‘u pyetur mbi 23 banorë të pallatit, në bodrumin e të cilit ndodhi akti i rëndë. Ndërkohë, fëmija pritet t‘i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim që të vërtetohet nëse me të është abuzuar seksualisht.
Gazeta Shqip