Për shkak të grimit të gabuar, fytyra duket më e moshuar

braziljania

Anëtar i Nderuar
Pudra, përpos që mund të jetë e dobishme për mbulimin e të metave eventuale, ajo mund të ketë edhe efekt të padëshirueshëm, sidomos pas moshës 30 vjeçare.

Në këtë kohë, lëkura fillon që ta humbë lagështinë dhe elasticitetin, për çka pudra thithet më me vështirësi dhe mbetet e dukshme. Ekspertët botërorë këshillojnë që, pas kësaj moshe, pudra duhet të vihet vetëm nën sy, por që të mos teprohet. Nëse e teproni me pudër, rrudhat nën sy do të bëhen edhe më të dukshme, bile, me kalimin e kohës, do të vijë edhe deri te thellimi i tyre. Buzët dhe sytë pas moshës 40 vjeçare, nuk janë më të përshtatshme për grim të ndritshëm, meqë në këtë mënyrë vihen në pah edhe më shumë rrudhat. Në vend të tyre, më mirë është që të përcaktoheni për hijet ‘mat’ të ngjyrave neutrale, të cilat do t’ju japin pamje të sofistikuar.

Hijet, të dobishme për vetulla
Me kalimin e viteve, vetullat e humbin ngjyrën dhe vijnë duke u tëholluar. Por, me lapsa dhe hije për vetulla, me ngjyrë natyrore, si të vetullave tuaja, kjo mund të ndryshohet. Hijet për vetulla mund t’i gjeni në komplete me hijet e syve, të përshtatshme me ngjyrën e tenit.

Hidratimi i lëkurës
Me kalimin e viteve, duhet të përshtatet edhe kremi hidratues që përdorni. Nëse nuk mund të gjeni krem adekuat hidratues për vetvete, atëherë duhet të këshilloheni me dermatologun. Sido që të jetë, nuk duhet që ta lini lëkurën pa sasinë e nevojshme të lagështisë, nëse doni që ajo të mos e humbë elasticitetin e saj.

Të vizatohen kapakët e epërm, por edhe ata të poshtmit
Përdorimi joadekuat i lapsit, tushit apo ajlajnerit në kapakët e poshtëm të syve, mund të rezultojë me pamjen e ngjashme me sytë e qenit. Nëse nuk i keni theksuar kapakët e epërm të syve, mos i theksoni as ata të poshtmit.

Korrektori
Përdorimi i tepruar i korrektorit mund të rezultojë me sytë e bardhë, si të rakunit. Mjafton një a dy shtresa.

Lapsi për buzë
Lapsi ideal për buzë është ajo me ngjyrë të buzëve. Ajo nuk do të theksohet, por do t’i bëjë buzët të duken më të plota dhe e bëjnë buzëkuqin që të rrijë më mirë.


Kosovasot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top