Ado
FISEBILIL-LAH
Partia Demokratike Shqiptare përmes sekretarit të përgjithshëm të saj, Imer Aliu, të shtunën ka kërkuar nga Maqedonia që urgjentisht të njohë pavarësinë e Kosovës.
Aliu, në një komunikim të drejtpërdrejtë me mediat i rikujtoi opinionit publik se PDSH-ja para pak kohësh i dorëzoi parlamentit rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por që rezoluta fatkeqësisht nuk është marrë në konsideratë nga ana e kryeparlamentarit dhe nuk është vendosur në rend dite.
Prandaj, PDSH-ja ka kërkuar urgjentisht nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë dhe nga shumica parlamentare, që rezoluta për njohjen e pavarësisë së Kosovës të vendoset të rënd dite me çka Maqedonia të pranojë pavarësinë e Kosovës.
“Të gjithë jemi dëshmitarë se Maqedonia po e zvarrit pa asnjë nevojë njohjen e shtetit të Kosovës, njohja e të cilit do të ndikonte ndjeshëm në stabilitetin e rajonit dhe do të ishte konform kërkesës së një pjesë të madhe të popullatës për njohje urgjente të pavarësisë së Republikës së Kosovës. اdo arsyetim dhe çdo vonesë e mëtejme do të ishte në dëm të stabilitetit të Maqedonisë dhe të rajonit”, ka thënë me këtë rast Aliu. /Telegrafi/