PD: Rama theu heshtjen zgjedhore

WxP

Staf në FV.AL
Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se theu heshtjen zgjedhore gjatë prononcimit të tij për mediat pasi votoi.
Ai i ka kërkuar bordit të monitorimit dhe KQZ-së që të marrë masa në përputhje me ligjin.

“Në shkelje të ligjit bëri propagandë në periudhën e heshtjes zgjedhore. Nuk ka ndodhur asnjehërë që të shfrytëzohet ky moment të bëhet fushatë dhe propagandë elektorale. Ne të gjithë pamë që në një letër që nxori edhe pse tentoi të bënte kujdes, mendoj se pavarësisht nga forma në thelb ajo ishte shkelje e hapur e nenit 77 pika 2, pra të heshtjes zgjedhore”, tha Kosovrasti.

“I bëj thirrje bordit të monitorimit që ta shikojë këtë çështje dhe në raportin që do përgatisë ta ketë si një pikë kryesore të tij. Edhe pa propozim të bordit ju nuk mund ta lini këtë pa e marrë parasysh. Pasi është një vjedhje e hapur që prish proçesin dhe në të ardhmen krijon precedentë”, theksoi Kosovrasti.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani propozoi që kreu i PS-së të gjobitej me shumën prej 500 mijë lekësh të reja siç parashikohet në kodin zgjedhor, gjë që nuk u morr parasysh.

TCH
 

Attachments

  • RAMA-DURRES-25_tn_4.jpg
    RAMA-DURRES-25_tn_4.jpg
    9.6 KB · Shikime: 24
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top