PASURIA JOTE FILLON ME TY (Xhozef Marfi)

GLOOM

Catch me if you can...
E di që e mira ekziston në këtë moment, e besoj me gjithë zemër se: harmonin, shëndetin, paqen dhe lumturin mund të ja krijoj vetes sime. Unë e çmoj lart konceptin e paqes, suksesit dhe mirëqenies së shpirtit tim. Unë e di dhe besoj që këto mendime (farëra) do të rriten dhe do shpalosin përvojën time.
Unë jam një kopshtar; atë qeëe mbjell edhe do ta korr. Unë mbjell mendime (farëra) hyjnore dhe këto farëra të mrekullueshme janë paqe, sukses, harmoni dhe dëshirë e mirë. Unë do të kem një të korrur të mrekullueshme. Që nga ky moment në ndërdijen time do t'i ruaj mendimet (farëra) të paqes, besimit, ekuilibrit, mirëqenies dhe barazisë.
Unë i marr frutat e mrekullishëm nga këto farëra. E pranoj faktin se dëshira ime është farë në nënvedijen time. E bëj të vërtet sikurse që e ndjej vështirësinë e saj. E akceptoj vështirësinë e dëshirës sime, në të njëjtën mënyrë siç e pranoj faktin se fara e hedhur në tok do të rritet.
Unë e di që ajo rritet me fshehtësi…. po dëshira ime rritet në thellësinë e ndërdijes sime, në një kohë të shkurtër sikurse fara, ajo qel nga toka dhe bëhet e dukshme si gjendje, si rrethanë e si ngjarje. Ky është burim i vërtet i përkujdesjes financiare.
Inteligjenca e pafund më udhëzon dhe më tërheq në të gjitha rrugët e mia. Unë mendoj për gjerat që janë të vërteta, të ndershme, të drejta, të pastra, të këndshme dhe të famshme. Unë mendoj për këto gjëra; ndërkohë që forca e ZOTIT është në mendimet e mira të mia.
Unë kam paqe sepse jam përfundimisht i suksesshëm.
Njerëz:
Të gjitha gjërat që janë të vërteta; të gjitha gjërat që janë të ndershme; të gjitha gjërat që janë të drejta; të gjitha gjërat që janë të pastra; të gjitha gjërat që janë të dashura; të gjitha gjërat që janë me formë të mirë, nëse kanë ndonjë virtyt dhe nëse kanë ndonjë lëvdatë të mirë KETO MENDO!!


PASURIA JOTE FILLON ME TY

Mirëqenia dhe varfëria kanë të njëjtën prejardhje. Ato kanë zanafillën në mendjen tonë. Prandaj, duhet të vish tek zgjidhja e qartë, për të pasur vetëm mirëqenie dhe sukses. Mirëqenia nuk është në asnjë mënyrë gjë e rastit. I vetmi "rasti i favorshëm" është ai që ti ja ofron vetes. Një menaxher brilant i ri më tha njëherë: "Unë punoj shumë dhe më gjatë se sa duhet. Propozimet dhe rekomandimet e mia janë pranuara nga udhëheqësit e biznesit, sepse i kanë sjellë para organizatës. Qe tre vjet nuk më gradojnë, edhe pse morën kërkesën për ngritjen e pagës dhe, edhe pse përparuam."
Ky burrë ishte i zellshëm e inteligjent dhe punonte shumë, por më kot. Arsyeja qëndronte tek marrëdhënia e tij me ish-gruan. Tri vjet zgjati procesi gjyqësor për ndarjen e pasurisë dhe mirëmbajtjen. Në nënvetëdijen e tij ai nuk donte të fitonte më para, sepse sa më shumë që pezullohej seanca, aq më tepër mund të kërkonte gjykata për mirëmbajtje nga fitimi i tij. Ai hidhërohej për shumën e mirëmbajtjes së caktuar nga gjykata, ndërkohë që i dukej shuma e madhe dhe priste vendimin përfundimtar.
Unë i shpjegova atij mënyrën e veprimit të nënvetëdijes dhe se ishte pikërisht si iniciuesi i mossuksesit të tij në punë, sepse nuk dëshironte të fitonte më para, duke e ndjekur qartë këtë koncept negative. Inati, urrejtja, kundërvënia si dhe qëllimi i tij, që shmangte çdo gjë që shkonte në favor të gruas së tij, ishte vulosur gjithnjë e më shumë në nënvetëdijen dhe i shfaqeshin në çdo fazë të mossuksesit të tij.
Nëse me mendime ua ke zili tjerëve për mirëqenien e tyre, atëherë automatikisht atë ia heq edhe vetes. Andaj, ndiqe rregullën e artë: mendo dhe fol mirë për të për të tjerët dhe ashtu vepro! Mos lejo kurrë që urrejtja, hidhërimi apo kritika të të përulin, sepse nëpërmjet mendimeve negative vë në lëvizje edhe efekte negative në çdo fushë të jetës. Ky menaxher i ri e kuptoj se kishte qenë ai që bllokonte shpalosjen dhe pretendimet e tij. Kështu, përgjigjja e problemeve të tij qëndronte tek ai, duke u bindur se urrejtja mund të largohet me dashuri, ngase po qe se gruas së tij të dikurshme dhe fëmijëve t’u uronte shëndet, dashuri dhe paqe, do ta ofronte dhe tek vetja këtë gjendje në po atë masë.
Ai filloi të kuptojë se gruaja e tij kërkonte një shumë të arsyeshme për përkujdesjen e tre fëmijëve dhe se ai duhej t’ia jepte asaj me zemër, sepse gjithçka që jepte me vullnet, do t’i rikthehej atij në shumë mënyra. Kështu, ai shpeshherë e përdorte lutjen vijuese: "Zoti është dashuria dhe Ai është jeta. Kjo jetë e vetme është ë pandashme. Shpaloset tek njerëzit dhe përmes tyre krijohet qendra e ekzistencës sime. Kështu edhe dashuria e largon të keqen. Njohuria për forcën e dashurisë i përballon tani të gjitha gjendjet negative. Dashuria dhe urrejtja nuk mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës. Unë po ndez dritën e Zotit për të gjitha frikat dhe mendimet e frikshme në shpirtin tim, dhe ato ikin. Lind drita (drita e së vërtetës) dhe hijet e natës (frika dhe dyshimi) arratisen . Unë e di, dashuria hyjnore më zgjon, më udhëheq dhe më ndrit shtegun. Unë jam shprehja e Zotit në të gjitha mendimet, fjalët dhe veprimet e mia. Natyra e Zotit është dashuria dhe unë e di se dashuria e plotë e largon frikën."


Brenda disa muajsh ky i ri u shndërrua në brendësi. Ai u bë më i dashur, më i sjellshëm, më i lidhur dhe bëri një risi shpirtërore . Gjendja e tij financiare u shndërrua për të mirë, dhe shpejt pasoi gradimi i tij që duhej të ishte gati i shpalosur. Ish-gruaja e tij i kërkoi të pajtoheshin dhe drita e dashurisë, e cila i kishte udhëhequr dhe bashkuar dikur, i qoj sërish drejt altarit, ku u ribashkuan zemrat e tyre. "Atë që Perëndia e ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë!"


(Pjesë nga libri i autorit të mirënjohure, Xhozef Marfi, "Bëhu i pasur dhe i lumtur")
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top