Pastrimi i shtëpisë pas kthimit nga puna, nuk është i shëndetshëm

Tuana

Nada é por acaso!
f.0319001524199_m.jpgSecilën herë që jeni ankuar se punët e shtëpisë pas kthimit nga puna e përditshme u shkaktojnë stres, keni pasur të drejtë.
Sipas hulumtimeve të reja, pastrimi dhe rregullimi i shtëpisë pas punës, është ngjashëm i dëmshëm si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Bëhet fjalë për atë se pastrimi pas kthimit nga puna pengon zvogëlimin e nivelit të kortizolit- hormonit përgjegjës për stres.
Të dhënat e grumbulluara nga analizimi i 30 çifteve kanë treguar nivele të ndryshme të kortizolit, varësisht se kush i ka kryer punët e shtëpisë. Nëse punët i ka kryer mashkulli, niveli i kortizolit ka qenë më i ulët te femrat, ndërsa supozohet se kjo ka ndodhur për faktin se ato kanë menduar se gjithçka duhet të bëjnë vet.
Kortizoli te meshkujt ishte më i ulët kur ata nuk kishin pastruar dhe nuk kishin rregulluar, edhe atë jo vetëm që nuk kanë punuar, por edhe për faktin se e kanë ditur se nuk duhet të punojnë.
Niveli i lartë i kortizolit gjatë gjithë ditës ndikon negativisht në rezistencën tonë në sëmundjet fizike, ndërsa sipas disa studimeve tjera, mund të sjellë edhe deri te vdekja e mëhershme
 
Titulli: Pastrimi i shtëpisë pas kthimit nga puna, nuk është i shëndetshëm

Normal qe po, perderisa vjen nga nje lodhje e punes ske durim per te bere dhe punet e shtepise...kjo ndikon ne luhatje te humorit duke sjell ''lodhje dhe stres'' ,por perveç te gjithave mendoj se cdo gje regullohet ..ne momentin qe jane bere punet ,ulesh shplodhesh e ndjen rehati kur shikon cdo gje ne vendin e vet .
 
Pe: Pastrimi i shtëpisë pas kthimit nga puna, nuk është i shëndetshëm

Filloji populli te gjej justifikime per telenovelat :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top