Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
sex-10.jpg

Gjithçka ka shkuar mirë në martesën tonë qe katër vjet që jemi bashkë. Vëllezërit e mi e kishin njohur më herët burrin tim si një aventurist i madh, mirëpo kur na panë neve bashkë, atij menjëherë ia “lidhën” këmbët: ose do të martohej me mua ose do marr plumbin në ballë…

Sh., 31 vjeçe, me flokë të gështenjtë dhe trupdrejtë, ende i duket si në ëndërr gjithë shtrëngata e fatit të saj jetësor. ثshtë një femër në sytë e së cilës rëndon fatkeqësia dhe vuajtja që do ta shoqërojë kushedi sa kohë.

Sh., pranon të rrëfejë gjithë sfilitjen e shpirtit të saj pa fshehur gjë. Motivi kryesor që e shtyn ta shprazë mllefin e saj të mbledhur, është dashuria e madhe që ka për bashkëshortin, dashuri kjo tashmë e cila, pas një momenti shumë luhatës, shpëtoi pa ndarje…

“Nuk di nga t’ia nis: as unë e as burri im nuk kemi qenë të pastër shpirtërisht. Megjithatë, që në takimin tonë të parë ia hapëm zemrën njëri-tjetrit, ashtu siç edhe bëjnë adoleshentët e pafajshëm. Si e re, edhe unë kam vuajtur për djaloshin e ëndrrave të mia dhe ua kisha lakmi atyre shoqeve të klasës që pas orëve të mësimit ua futnin krahun të dashurve të tyre dhe shkonin krah për krah… Dhe, sa herë vendosja të bëja edhe unë një gjë të tillë, diçka më dilte si pengesë dhe prapë filloja nga zero…

Kunata më tregoi si ishte akti i parë seksual
Përshtypjet nga akti i parë seksual i kisha dëgjuar për herë të parë nga kunata ime, e cila më tregonte çdo gjë fill e për pe… Andaj, ajo sikur m’i mbushte “bateritë” dhe isha kureshtare që edhe unë ta provoja një gjë të tillë.

Pse nuk zhytem edhe unë në detin e mëkatit? – shpeshherë i thosha vetit.

Andaj, që nga koha kur fillova të mendoja kështu dhe derisa u martova, trupin tim ua kam dorëzuar vetëm dy meshkujve. Për të parin nuk kam menduar kurrë diçka më gjatë për të. Më pëlqeu në shikim të parë, ai u tregua i shkathtë dhe më bëri për vete…

Dhe, një vit para se të njihesha me burrin tim të ardhshëm, u njoha me një student nga Peja, katër vjeç më i ri se unë, me të cilin edhe i kalova çastet më të ëmbla të jetës sime… Atij i pëlqenin femrat më të moshuara se ai, por edhe unë hetova se zemra ime i donte meshkujt më të ri se unë… Prandaj, edhe shumë shpejt e harrova dashurinë e parë…

E dija se kishte edhe dashnore të tjera, por m’u betua se nuk do më linte pa pëlqimin tim. Dhe, ndarja me të ishte shumë e çuditshme: më kërkoi martesë. Por, me kusht që të jetonim në fshatin e tij të lindjes, në komunën e Pejës.

Nuk pranova, andaj zgjidhja më e mirë ishte ndarja.

Babai më propozonte martesë me djem të shokëve
Por, problemin më të madhe e kisha me babanë, sepse më propozonte martesë me djem të shokëve të punës. E, ai nuk e dinte gjendjen time, nuk e dinte trupin tim… Andaj, edhe nuk guxoja të pranoja asnjë ofertë të babait, sepse e dija veten si isha. Duhej vetë të gjeja njeriun me të cilin do të martohesha…

Sidoqoftë, tashmë kisha një përvojë në dashuri dhe me kohë e kuptova se kur djemtë dashurohen nuk pyesin a je e virgjër a jo… Për këtë arsye duhej ta gjeja një djalë që do më dashuronte. Pra, duhej ta luaja rolin e virgjëreshës. Megjithëse, në moshën time 27 vjeçe ishte vështirë të besonte kush se ende isha vajzë…

Në këtë kohë u njoha me Y., 36 vjeç, nga Prishtina, e që jetonte në Perëndim. Takoheshim sa herë që vinte në Kosovë dhe kalonim për mrekulli. Vëllezërit e mi, kur morën vesh për këtë gjë, veç sa nuk u shashtrisën. Mashtrues është ai, më thanë.

Megjithatë, mua më ishte mbushur mendja se ai më donte, vërtet. Më tregonte gjithçka dhe ishte i gatshëm t’i linte prapa të gjitha aventurat dhe t’i kthehej jetës serioze…

Sidoqoftë, nën trysninë që i bënin vëllezërit e mi, ai pranoi të fejohej me mua. Dhe, pas tre muajsh të fejuar, në verën e vitit 2011 edhe bëmë martesë.

Por, që nga ajo kohë e deri tash vetëm një herë e kam pasur veten pisk: Momenti më i vështirë ishte kur im burrë më njohu me një ish-timin, të cilin e njihte nga koha kur ai ende kishte qenë në Kosovë, e që unë nuk e kam ditur një gjë të tillë.

Nuk dija çfarë të bëja: t’i tregoja apo jo…

Andaj, edhe ia thash të gjitha: fill e për pe…

Dhe, për çudi, në fillim nuk më foli rrafsh një javë, por më vonë u bë sikur nuk kishte ndodhur asgjë ndërmjet nesh…

Kjo bëri që edhe të shpëtojë martesa jonë”, tregon Sh., tashmë e kënaqur që arriti ta shpëtojë martesën e saj.A.

Sponsored by Revcontent

b.postieri
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

Qefin Tim

Qejfi im.

S'me thot asgje.
Te tille tregimesh thur stagione i gazetes Paloma sa te duash.
 
''veten pisk'' ca do te thote?

Epo mire kishte dy lidhje nese e kuptova mire temen,cfare ka dicka anormale ketu?
Tani mali me malin stakohen,njeriu me njeriun takohen,ben te panjohuren e shiko dymene tende :p
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

Dhe une prisja te shoh se cfare probleme kane patur, po asgje e pazakonte ketu per t'u bere lajm ose sic thote ajo te nxjerre mllefin...o un s'kuptova gje, o keta s'dinin c'te shkruajne :p
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

po kjo se paska dashur fare kete te dytin sepse nese e dashuron shkon ku te jete ai ...apo jo :p
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

Eh,ne fakt, vertet shkrimi ska ndonje eksperienc erotike,jashte normalitetit te diteve te sotshme.
Por ndoshta ngase akoma Shqiperi disa zona apo pjese Shqiptare,jane peng e tradites qe femera duhet te kete vetem mashkullin do martoje.
Kam iden,qe nise nga kjo e fundit perbene,material thashethemi ahahahhaa.
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

''veten pisk'' ca do te thote?
Epo mire kishte dy lidhje nese e kuptova mire temen,cfare ka dicka anormale ketu?
Tani mali me malin stakohen,njeriu me njeriun takohen,ben te panjohuren e shiko dymene tende :p

"veten pisk" don te thote: E gjeta vehten ngusht, ne rruge qorre, pa rrugedalje...si te duash!
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

Me lene pershtypjen e nje tregimi te montuar. Keta jane argumente qe terheqin vemendjen per te ditur sekretet e jetes se dikujt tjeter. Politike klikesh.
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

"veten pisk" don te thote: E gjeta vehten ngusht, ne rruge qorre, pa rrugedalje...si te duash!

Pe nga duhet te jete kjo? Apo shpikje!!!

Ne fakt ne me shprehjen ''pisk'' tregojme kur dikush eshte koke e kembe lakuriq,pra ''pisk lakuriq''... gjithsesi thnx..

Ahaha ajo qe thote Nevi mese e vertet dhe nuk flitet per disa zona,pergjithesisht mbizoteron ende ky mentalitet por si bie ne kundershtim me disa tema te tjera ku te gjithe pothuajse pohojne se ka kaluar ajo kohe madje me qesharakja e pranojne dhe meshkujt kur tek tema ''Sa e rendesishme eshte virgjeria per ju'' shumica e tyre pohojne se luan rol mjaft te rendesishem,dhe se e duan nusen e ardhshme te virgjer!!
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

Pe nga duhet te jete kjo? Apo shpikje!!!

Ne fakt ne me shprehjen ''pisk'' tregojme kur dikush eshte koke e kembe lakuriq,pra ''pisk lakuriq''... gjithsesi thnx..

Ahaha ajo qe thote Nevi mese e vertet dhe nuk flitet per disa zona,pergjithesisht mbizoteron ende ky mentalitet por si bie ne kundershtim me disa tema te tjera ku te gjithe pothuajse pohojne se ka kaluar ajo kohe madje me qesharakja e pranojne dhe meshkujt kur tek tema ''Sa e rendesishme eshte virgjeria per ju'' shumica e tyre pohojne se luan rol mjaft te rendesishem,dhe se e duan nusen e ardhshme te virgjer!!

Veten pisk eshte ajo qe thote Ylli.
E zene ngushte nga nje seri faktesh,dmth kur i del genjeshtra sheshit,apo dicka e ngjashme.

Kjo e te gjeturit veten pisk zonjusha,mos i ka ardhur per te dale ne banjo,sepse se lexova me aq kujdesje :happy::happy::happy:
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

kunata ja paska fajin....cte ben kunata lol
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

Pe nga duhet te jete kjo? Apo shpikje!!!

Ne fakt ne me shprehjen ''pisk'' tregojme kur dikush eshte koke e kembe lakuriq,pra ''pisk lakuriq''... gjithsesi thnx..

Ahaha ajo qe thote Nevi mese e vertet dhe nuk flitet per disa zona,pergjithesisht mbizoteron ende ky mentalitet por si bie ne kundershtim me disa tema te tjera ku te gjithe pothuajse pohojne se ka kaluar ajo kohe madje me qesharakja e pranojne dhe meshkujt kur tek tema ''Sa e rendesishme eshte virgjeria per ju'' shumica e tyre pohojne se luan rol mjaft te rendesishem,dhe se e duan nusen e ardhshme te virgjer!!

Ne ne Kosove keshtu themi kur jemi ngusht...sikur e ilustrova me lart.
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

Gjithsesi persa i perket temes,shume mire qe beri qejfet e saj edhe pse sme tingellon bukur si titull! Fundja edhe ne kemi ndjenja,epshe,qejfe,deshira dhe mbi te gjitha kemi te drejten te JETOJME!!!
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

me e kthye historin 4 vjecare ne reale,,gjithka qe un ju kerkoj juve ketu ju vjen atje..tani per tani un kam nje korcare qe vellau i quhet spartak dhe nuk e di i shkreti per motren e vet se ku i punon..po ky eshte realiteti jon,,mua me vin te gjitha porosit,,edhe lilita me ka ardhur..por burgosja ime ne thjeshtesi i ngrit vlerat dhe hundet e ksaj. kur iLirjam te shfaqet ktu ne fotografi ndryshej nga njerzit e priviligjuar. dhe nga humanitaret fallso.
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

Kot sthon fatit si dihet kurr se cndodh, nfakt mendova se cfar ka ber, pasi lexova artikullin e kuptova ;)
 
Titulli: Pasi bëra qefet e mia me meshkujt, vendosa të martohem por..

S'mora vesh gje per ca eshte shkrujt ky artikulli :S
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top