Partnerja që meshkujt dëshirojnë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Meshkujt te femra nuk kërkojnë vetëm të dashur, por edhe një shoqe, një përkrahëse, një person që do t’i mbështesë dhe do të jetë pranë tyre. Prandaj është shumë me rëndësi që të lini përshtypje të parë të mirë dhe të dini se çfarë duan meshkujt, ashtu që të keni vetëbesim.

hrithik-roshan-barbara-mori-kites1.jpg



* Femrat duhet ta kenë të qartë se meshkujt nuk duan persona të bezdisshëm. Ata i respektojnë femrat të cilat kanë jetë personale dhe miq të tyre me të cilët ato dalin kur ai ka nevojë për hapësirë vetëm për vete, në rastet kur, p.sh., dëshiron të përcjellë ndonjë ndeshje me miqtë e tij.

* Edhe pse ekspertët e lidhjeve këshillojnë se nganjëherë është mirë që edhe femrat të bëjnë hapin e parë, megjithatë këtë duhet t’ua leni meshkujve. Ata duan të marrin iniciativën dhe të vendosin kur është momenti i duhur që t’u ftojnë të dilni.

* Gjërat e vogla e ndërtojnë jetën. Në çdo moment tregoni se interesoheni për të dhe ‘përkëdheleni’ me shenja të vogla të vëmendjes, por mos e teproni.

* Tregoni efektin tuaj seksipil, josheni duke zbuluar atributet tuaja, por, kuptohet, mos jini sulmuese. Imagjinatën e mashkullit më së shumti e nxit një dekolte që shihet pak nën fanellë, sesa një dekolte që thuajse zbulon gjithçka.

* Në një takim të parë asnjëherë mos tregoni se jeni të gatshme të përfundoni me të në krevat. Por lëreni situatën të rrjedhë me spontanitetin e vet.

* Secili mashkull e dëshiron pranë vetes një femër të cilën e respekton dhe e cila gëzon respektin e të tjerëve.

* Qëndroni pranë tij kur ai ka nevojë për ju, sepse meshkujt te partnerja kërkojnë edhe një mikeshë.

* Mos e lejoni veten që ta lodhni me thirrje dhe t’i dërgoni qindra mesazhe në ditë. Diçka të tillë nuk e dëshiron askush. Po ashtu, mos e pyetni vazhdimisht për të ardhmen.

* Nëse dëshironi një mashkull të kulturuar dhe me edukatë, atëherë ekspertët rekomandojnë që t’u kushtoni vëmendje sjelljeve tuaja.

/Telegrafi/
 
Pe: Partnerja që meshkujt dëshirojnë

E kam then dhe ne nje tem tjeter qe :Meshkujt me pak fjale e sakte e dun "qorre dhe shurdhe " dhe c'do gje hecen vaj .
 
Pe: Partnerja që meshkujt dëshirojnë

E kam then dhe ne nje tem tjeter qe :Meshkujt me pak fjale e sakte e dun "qorre dhe shurdhe " dhe c'do gje hecen vaj .
Me lejo te shtoj :Memece dhe mundesisht 24 ore ne dispozicjon te meshkujve... :--P
 
Pe: Partnerja që meshkujt dëshirojnë

Natyrisht qe keto gjera kan dhe pervecsime si gjithmone, jo te gjithe duan qorre dhe shurdhe :)
 
Pe: Partnerja që meshkujt dëshirojnë

Aq shume paska... sa u lodha duke i lexuar.
 
Pe: Partnerja që meshkujt dëshirojnë


* Nëse dëshironi një mashkull të kulturuar dhe me edukatë, atëherë ekspertët rekomandojnë që t’u kushtoni vëmendje sjelljeve tuaja.


Kujt ja thua se, e kan mendjen tek sjelljet tona jo tek te vetat...lol
 
Pe: Partnerja që meshkujt dëshirojnë

Nëse dëshironi një mashkull të kulturuar dhe me edukatë, atëherë ekspertët rekomandojnë që t’u kushtoni vëmendje sjelljeve tuaja.


sa fiks kjo :D
 
Pe: Partnerja që meshkujt dëshirojnë

Jan te njejta qe kerkon dhe nje femer nga mashkulli ,mos presi qe ke takimi pare krevat ta respektoj ate kur ajo ka nje shoqeri te perhapur , ta besoj e tje tje . sa per shurdhe e memece sjam dakurte jam e mendimit gjeje pak me te shemtuar por te kesh kumunikim me te , te kuptosh e te te kuptoj te kesh gjithmone dicka ti thush te te thote , sepse pa fjale vdes gjithcka , fjalet jan ato qe na bejne te duam dike dhe fjalet jan ato qe na ftohin nga dikush qe dikur ishte gjithcka per ne .
 
Pe: Partnerja që meshkujt dëshirojnë

Aq shume paska... sa u lodha duke i lexuar.

Sa pak durim qe ke..
Lexoji se pastaj ndoshta do gjesh ndonje trim.. :p
 
Pe: Partnerja që meshkujt dëshirojnë

Trimi ska nevoje per sh fjale :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top