Parku Kombetar i Dajtit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Parku natyror i Dajtit

I ndodhur në një afërsi prej 26 kilometrash nga kryeqyteti me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojne rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore, kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, dëborën e dimrit dhe lartësinë relativisht të madhe nga niveli i detit, duke filluar nga 300 metra deri në lartësine 1613 metrash të majës më të lartë, në të 4 zonat fitoklimatike e me një kundërdrejtim që siguron bollshmërinë e ditëve me diell, e për konseguencë me një klimë më të freskët e me ajër më të pastër se pllaja ku shtrihet Tirana.

u3_dajti22.jpg
Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombetar” me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr 9248, dt. 6.2.1966, ka sot një sipërfaqe prej rreth 3300 ha dhe me perspektive zgjerimi deri ne rreth 11000 ha.
Ai është në juridiksionin dhe administrimin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Tiranë.
Deri më sot ai i ka plotësuar pothuajse të katër funksionet e një pylli: atë reaktiv, si vend klimaterik e turistik, atë të mbrojtjes të tokës, burimeve ujore, rrugëve, atë të konservimit për studime shkencore, praktika mësimore të studentëve të Fakultetit të Pyjeve e kurse kualifikimi për mbarështrimin e qëndrueshëm të pyjeve, si dhe, deri diku, funksionimin prodhues.
Si linjë ajrore ai nuk shqetëson ambientin që ndodhet poshtë tij.
Fluksi i madh i makinave që ka ardhur nga viti në vit duke u rritur do të shkaktonte zhurma të herëpashershme, që do të ndikonin në shqetësimin e për pasojë pakësimin apo në zhdukjen e specieve, sic është vënë re kohët e fundit pakësimi apo zhdukja e disa kafshëve dhe shpendëve të egër që kanë qenë dikur banorë të përhershëm apo nomadë të pyllit si : derri i egër, kaprolli apo thëllëza e malit, lepuri e dhelpra që kanë ardhur duke u pakësuar vazhdimisht.
Dihet mirë efekti ndotës i vajrave, i gazrave dhe i mbeturinave të djegjes, të provokuara nga numri i madh i makinave, për të cilin sot në Europën Qëndrore është vënë alarmi për rrezikun e «vdekjes së pyllit». Dihet gjithashtu rrezikshmëria e shkëndijave të prodhuara nga shkarkime elektrike të pakontrolluara nga bishtat e cigareve apo shkrepset e pashuara të hedhura sa majtas- djathtas makinave, nga zjarret e ndezura mes rrugëve prej eksursioneve që vijnë me makina dhe shpërndahen sipas qejfit në brendësi të pyllit a mes rrugëve etj
Të krahasuara këto ndikime të rrugës automobilistike me ecjen pa zhurmë, larg sipërfaqes së tokës, të kabinave të mbyllyra me xhama hermetike, mungesën e gazrave, karburanteve dhe vajrave, mungesen e shkëndijave elektrike, etj, ka bëre sot në të gjithë vendet Europiane me karakter alpin të terrenit, që të kufizohet në maksimum futja e automjeteve.

Megjithëse Tirana njihet si qytet në fillim të shek. XVII, zona përreth saj ka një trashëgimi të pasur kulturore që fillon nga antikiteti e deri në ditët tona. Zona e Dajtit përfshin një numër të konsiderueshëm monumentesh kulture që u përkasin periudhave të ndryshme. Njëri prej këtyre është edhe Kalaja e Dajtit, e zbuluar në vitin 1963 nga arkeologu Neritan Ceka. Që prej atij viti, nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje restauruese dhe asnjë studim arkeologjik. Në vitin 2008, Spiro Nika dhe Suela Xhyheri (të Institutit të Monumenteve të Kulturës) hartuan një projekt restaurimi për këtë kala, projekt i cili u miratua.
62625471.dcDhMBeW.jpg

Ai po vihet në jetë prej tyre por edhe me prezencën e koordinatorit të këtij projekti, Prof.Dr Skënder Muçaj, nga Instituti i Arkeologjisë. Institucionet që bashkëpunojnë për të realizuar këtë projekt janë Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës, Instituti i Arkeologjisë, Komuna Dajt dhe Parku Kombëtar i Dajtit. Projekti trevjeçar, i filluar në vitin 2008, pritet të përfundojë në vitin 2010.

Kalaja

Kalaja e Dajtit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë më datë 15.01.1963, me nr.vendimi 6 nga Rektorati i Universitetit Shtetëror. E ndodhur në komunën Dajt me një sipërfaqe prej 1.12 hektarësh, ajo bën pjesë në fushën e arkeologjisë dhe kategorizohet si vendbanim. Kalaja i përket kulturës qytetare ilire të periudhës së antikitetit të vonë, në vitet 600 e.s. Me një distancë nga Tirana prej 25 km, Kalaja e Dajtit ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Dajtit, mbi një majë në të djathtë të rrugës që të çon nga King Parku ose Ish-Kampi i Punëtorëve. Duke qenë në një lartësi rreth 1200 metra mbi nivelin e detit, prej saj mund të vrojtohet një horizont shumë i gjerë që përfshin Fushën e Tiranës, vargjet kodrinore të saj deri në bregdet. Me një sipërfaqe prej 1.12 hektarësh dhe në pjesën më të madhe të saj ajo është mjaft e pjerrët dhe për ndërtimin e banesave janë hapur tarraca. Tarracat mbi të cilat ngrihen banesat, variojnë nga pesë metra në 15 metra gjerësi. Në projektin e restaurimit, objektivat që mbeten për t'u realizuar gjatë këtij viti dhe në atë në vazhdim, janë gjurmimi i murit rrethues dhe dokumentimi i tij me asistentë arkeologjikë, restaurimi i pjesëve të dëmtuara të mureve dhe të kullave. Monedha të gjetura në kala i përkasin Tiber Kostandinit II (582-602). Në kronikën e tij, Prokopi i Qezaresë shkruan se perandori bizantin Justiniani (527-566) ndërtoi në Epirin e Ri 32 kala dhe rindërtoi 26 të tjera, me qëllim që të mbronte Epirin e Ri nga sulmet e sllavëve. Në qoftë se Kalaja e Dajtit është njëra prej tyre, ajo i përket gjysmës së shekullit të gjashtë.

Vendndodhja dhe përshkrimi


Faqja perëndimore e kodrës mbi të cilën është ndërtuar kalaja është më pak e pjerrët dhe kalon poshtë në një pjesë të sheshtë, kurse faqet veriperëndimore dhe lindore bien me një pjerrësi të madhe mbi dy përrenj malorë. Muret kanë qenë ndërtuar të ndjekin formën e kodrës, duke formuar një trekëndësh. Ato kanë një perimetër me rreth 550 metra; muri verior ka gjatësi 150 metra; lindori 190 metra, ndërsa jugori 210 metra. Pjesa veriore e fortifikimit veçohet prej një muri tërthor, duke krijuar dhe një farë akropoli të vogël. Muret e kalasë kanë një trashësi prej 2.30 metrash; në anët më pak të mbrojtura muret janë ndërtuar me gurë mesatarë të papunuar, të lidhur me llaç të bardhë përzier me zhur. Një ndër elementët kryesorë të fortifikimit të Kalasë së Dajtit janë edhe kullat e vendosura në çdo kulm të trekëndëshit. Kulla jugore ka formë rrethi me diametër të jashtëm 7.30 metra dhe trashësi muri 1.15 metra; në brendësi të saj të çon në një hyrje të vogël me gjerësi 0.85 metra. Kulla perëndimore ka formën e një gjysmë rrethi me diametër të jashtëm pesë metra dhe bri saj gjendet dhe hyrja e vetme që është konstatuar, e cila është 1.60 metra e gjerë. Gjatë 190 metrave të këtij muri mund të dallosh qartë themelet e ndërtesave. Dallohet mirë njëra prej ndërtesave të mbështetura. Me përmasa 5.90 dhe 5.89 metra, ajo është ndërtuar me gurë të mëdhenj e pa lidhje llaçi. Më e madhja prej tyre është ajo e përmasave 6.20 dhe 6.50 metra. Kulla e fundit gjendet në kuotën 1149 metra. Pjerrësia e madhe e relievit në këtë vend ka bërë që muret e kësaj të ndërtohen me një trashësi 0.90 metra.

Datimi

Disa monedha të gjetura në Kalanë e Dajtit mund të ndihmojnë për datimin e saj; këto monedha i përkasin Tiber Kostandinit II (582-602). Në kronikën e tij, Prokopi i Qezaresë shkruan se perandori bizantin Justiniani (527-566) ndërtoi në Epirin e Ri 32 kala dhe rindërtoi 26 të tjera, me qëllim që të mbronte Epirin e Ri nga sulmet e sllavëve. Në qoftë se kalaja jonë është njëra prej tyre, ajo i përket pra gjysmës së shekullit të gjashtë (N.Ceka, Gj.Karaiskaj, A.Baçe).

Rëndësia

Sipas njërit prej autorëve të projektit të restaurimit, Spiro Nikës, sot Tirana përmbledh një popullsi prej afro një të tretën e popullsisë së Shqipërisë dhe ka domosdoshmëri për zgjerim të turizmit të "fundjavës'. Qendra jo shumë larg saj ofron shumëllojshmëri tipash turizmi, nga ai i natyrës tek ai arkeologjik. Kalaja e Dajtit, duke qenë e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Dajtit, përbën një ndër elementët kryesorë të tij, i cili ka si domosdoshmëri të bëhet i vizitueshëm për turistët. Në përputhje me rolin e ri që kërkon të marrë Tirana si kryeqytet në lidhje me simotrat e saj në rajon, ato resurse të natyrës, biomonumente dhe gjeomonumente duhet t'u bashkëngjiten atyre arkeologjiko-historike, për një plotësim të vlerave të saj. Zgjidhja e saj do të realizohet hap pas hapi me kontributin e institucioneve të specializuara: Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës "Gani Strazimiri".

Objektivat e projektit

"Projekti trevjeçar ka filluar në vitin 2008 dhe përfundon në vitin 2010. Si objektivë kryesore e vitit të kaluar ishte hapja e trasesë për këmbësorë nga rruga automobilistike e parkut që të çon deri tek Kalaja e Dajtit rreth 150 metra, dhe shtrimi me materiale inerte në rrugën prej 450 metrash; pastrimi nga shkurret i Kalasë së Dajtit dhe bimësia e lartë e degraduar", -shprehet Spira Nika. Por përveç këtyre është bërë edhe evidentimi i linjave të mureve dhe të kullave 2 dhe 3 dhe janë realizuar sondazhe arkeologjike (që është hera e parë që janë realizuar) tek gjurmët e banesave dhe hyrja perëndimore e kalasë. Veprimi është koordinuar me Institutin e Arkeologjisë. Një tjetër veprim i ndërmarrë është edhe vendosja e tabelave të sinjalistikës turistike në disa pozicione si në Kinostudio dhe në stacionin e teleferikut në Dajt, veprime që do të kryhen gjatë këtyre ditëve. Sipas Nikës, objektivat që mbeten për t'u realizuar gjatë këtij viti dhe në atë në vazhdim, janë gjurmimi i murit rrethues dhe dokumentimi i tij me asistentë arkeologjikë, restaurimi i pjesëve të dëmtuara të mureve dhe të kullave.
75220758.CYy5qgc8.jpg

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave synon të kthejë Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit në një model të parqeve të Shqipërisë, por dhe në një pikënisje për një bashkëmenaxhim të qëndrueshëm e dobiprurës. Sipas MMPAU, Parku Kombëtar "Mali i Dajtit" paraqet rëndësi shkencore, turistike dhe ekonomiko-sociale dhe me të drejtë quhet "mushkritë e gjelbërta" të kryeqytetit. Për t'i dhënë një vizion të ri këtij Parku Kombëtar, ky dikaster ka dhënë fonde të konsiderueshme për ruajtjen dhe menaxhimin e tij. Aspekt i rëndësishëm në vizionin për të ardhmen e këtij parku mbetet kontrolli dhe menaxhimi i vizitorëve dhe i automjeteve në brendësi të parkut. Aktualisht, vizitorët e automjetet shpërndahen në zona të ndryshme të parkut. Ndërsa, funksionimi i teleferikut po rrit më tej përqendrimin e vizitorëve në vende të hapura. Po kështu dhe menaxhimi i mbeturinave jo organike, të shpërndara në zonat e piknikut dhe problemet sanitare, mbeten në vëmendje të administratës së shërbimit të Parkut. Afërsia me Tiranën, qytet që vitet e fundit po shënon një rritje të ndjeshme të popullsisë, shton njëherazi nevojën emergjente për marrjen e masave të nevojshme, që ky park jo vetëm të mbrohet në vlerat e tij të paçmueshme, por njëkohësisht të vihet në shërbim të vizitorëve dhe të banorëve. Sipas MMPAU, është parashikuar që vitin e ardhshëm të ndërtohen 5 kampingje të mëdhenj të kompletuar me mjetet e nevojshme për pikniqet e vizitorëve dhe parkimin e automjeteve. Këtij qëllimi i shërben edhe përurimi i sotëm i një trau elektronik, i cili do të mundësojë kontrollin më të mirë të hyrjeve dhe të daljeve nga parku i automjeteve dhe i vizitorëve. Ndër objektivat afatgjatë, të përcaktuar për zhvillimin e shërbimeve dhe të turizmit në këtë park, është dhe evidentimi dhe rritja e kapaciteteve për argëtimin, shlodhja dhe përtëritja e njerëzve, duke u krijuar atyre kushte të përshtatëshme, por edhe rritja e cilësisë së jetës dhe të të ardhurave, duke investuar më tepër në infrastrukturën e pritjes dhe të informimit të vizitorëve. Sipas të dhënave nga MMPAU, me fonde të buxhetit të shtetit është kryer përmirësimi dhe rigjallërimi i pyjeve, ripyllëzimi i sipërfaqeve të eroduara, krijimi i fidanishtes me llojet autoktone, rehabilitimi i mjedisit dhe pastrimi i territorit, sigurimi i mjeteve për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve, vendosja e tabelave informuese, meremetimi i çezmave të ujit, etj, bëhet e ditur nga të dhënat e MMPAU. Gjithashtu, janë realizuar edhe disa ndërhyrje në vendet më të preferuara nga vizitorët ditore apo turistët, kryesisht përgjatë rrugëve, lëndinave, pranë qendrave të biznesit, në territorin e qendrës së vizitorëve, për shëtitoren në terracën e Dajtit, ku funksionon dhe teleferiku.
Teleferiku Tirane–Dajt, nje nga investimet e para te ketij lloji ne vend ne sherbim te zhvillimit te turizmit malor, pritet te perfundoje brenda tremujorit te pare te vitit te ardhshem. Ne kete menyre do te shkurtohet ndjeshem distanca kohore midis qytetit te Tiranes dhe parkut te Dajtit. Kjo shihet edhe si nje nga perparesite kryesore qe projekti per ndertimin e teleferikut mbart me vete. Per te shkuar ne Dajt, te sheshi para ish-kampit te pionereve, teleferikut do t’i nevojiten vetem 12 minuta, teksa do te pershkoje nje distance prej rreth 4 kilometra ne vije ajrore. Projektuesit mendojne se kapaciteti qe do perballoje ky teleferik do jete 360 persona ne ore. Per transportin e tyre do te vijne ne ndihme 22 kabina panoramike, ku secila prej tyre do te mbarte 8 persona njekohesisht. Secila nga kabinat do te jete nje minut larg tjetres ne kohen e nisjes. Ato do te alternohen, pra nje pjese do jete ne ngjitje dhe pjesa tjeter do te ktheje serish vizitoret ne pikenisje. Bileta per kete udhetim te rralle ne Shqiperi mendohet te kushtoje 5 euro per person. Parku i Dajtit eshte nje nga zonat me te gjelberuara te mbrojtura nga shteti ne afersi te kryeqytetit. Me perfundimin e ketij investimi do te perfitojne jo vetem banoret e Tiranes, por dhe vizitore nga qytete te tjera pse jo edhe turiste te huaj, te cilet do te kene mundesi qe gjate gjithe vitit te vizitojne parkun ne malin e Dajtit.
Punimet per ndertimin e teleferikut kane filluar ne muajin prill te vitit 2003. Investimi kap shifrat 6.5 milione euro dhe eshte kryer nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Pyjore ne Tirane. Firma prestigjoze austriake “Doppelmayr” eshte zbatuesja e projektit. Ky projekt eshte fryt i bashkepunimit midis Institutit te Studimeve dhe Projektimeve Pyjore, partnereve austriake si dhe Bankes Italo-Shqiptare. Per ndertimin e kullave dhe vendosjen e kolonave mbeshtetese, ne te cilat do te kalojne kavot e teleferikut, jane duke u perdorur helikoptere.

Dajti, parku qe duhet mbrojtur

Por gjithe ky fluks i madh vizitoresh dhe ekskursionistesh qe planifikohet te zbarkoje ne parkun e Dajtit duhet te mbahet nen kontroll. Ne kete menyre, parku do te mbrohet nga “amortizimi” i pershpejtuar si pasoje e zhvillimit te turizmit. Parku kombetar “Mali i Dajtit” ndodhet ne verilindje te Tiranes dhe ka nje siperfaqe prej 3300 hektaresh dhe ne te ardhmen parashikohet te arrije deri ne 11 mije hektare. Ky park eshte themeluar qysh ne vitin 1960 dhe me disa vendime te Keshillit te Ministrave eshte shpallur Park Kombetar. Sot ky park adiministrohet nga Drejtoria e Sherbimit Pyjor te Tiranes mbi bazen e nje projekti te Bankes Boterore per pyjet. Ne qender te parkut, me lartesi 1050 metra dhe gjatesi rreth tre kilometra shpaloset fusha e Dajtit. Temperatura mesatare ne park gajte muajit janar luhatet midis 4-6 grade celsius, nderkohe qe korriku eshte muaji me i nxehte i vitit. Reshjet e shiut jane te bollshme, ndersa gjate periudhes se dimrit nuk mungojne edhe reshjet e debores. Bimesia eshte e shumellojshme nga shkurret mesdhetare te dushqet, ahu etj.
 
Titulli: Parku Kombetar i Dajtit

Kam qene ne Dajt edhe eshte me te vertete shume bukur..Natyre e mrekullueshme
Mezi prisja te hipja ne teleferik po nuk ishte fare frike ;D

er0c3t.jpg
 

Attachments

  • er0c3t.jpg
    er0c3t.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Parku Kombetar i Dajtit

Dajti, "Ballkoni" i bardhë i Tiranës

Dajti, mali më karakteristik jo vetëm i kryeqytetit por i tërë sipërfaqes shqiptare. Prej vitesh ai nuk dallohet më vetëm për gjeografinë e tij interesante, apo kurrizin karakteristik në formën e një deveje, por mbi të gjitha, për larminë turistike.



Shumë vizitorë shkojnë për të shijuar turizmin, sportet që ofrohen, shëtitjet me teleferik apo kuzhinën jo vetëm tradicionale




Në zemër të stinës së dimrit, në zemër të Tiranës, dhe në zemër të natyrës, kemi vendosur t’ju udhëheqim këtë radhë drejt një destinacioni shumë të afërt e që besojmë se nëse keni vizituar Tiranën, keni qenë patjetër edhe në Dajt.



Mali i Dajtit, me atë kurrizin karakteristik në formën e një deveje, është quajtur me plot meritë “ballkoni i Tiranës”, për pamjen e bukur që të fal në çdo stinë të vitit, ku mund të shihet edhe vija e horizontit të detit të Durrësit, sidomos në ditët e kthjellëta e të lara të pranverës.



Por ne donim të provonim edhe kënaqësinë e dëborës dhe vendosëm t’i bëjmë një vizitë në fund të dhjetorit. Për fat të keq nuk e merrnim dot rrugën automobilistike, sepse kushtet e saj janë përkeqësuar mjaft e mbi të gjitha akulli në rrugë nuk na lejonte të ngjiteshim lart. Kështu, për të mos pasur një aventurë të pakëndshme, që nuk do të na linte të shijonim dëborën, iu drejtuam teleferikut, për ta prekur edhe më shpejt nga ajri.



Udhëtimi me teleferik është një kënaqësi më vete, sidomos momenti i shkëputjes nga stacioni, sepse çdo zhurmë humbet dhe ty të duket një çast sikur do të biesh. Pastaj mbetesh vetëm ti dhe natyra, kuptohet, edhe bashkudhëtarët e tu, që shikojnë edhe ata përtej transparencës plastike ku shumë të tjerë para nesh kanë lënë gjurmët e emrave të tyre.



Poshtë natyra është shumëngjyrëshe, sepse nga lart dëbora të lejon të shohësh atë çka nuk ka mbuluar dot, gjethet e thara të mbetura aty-këtu nëpër pemë, ndonjë lëndinë me reliev të thyer, copa shkëmbi vertikal që zbulojnë grinë e tyre dhe shkurre ku të blerta e ku të ndryshkura që plotësojnë mozaikun.



Liqeni i vogël të ndjell ftohtë por në kabinën e teleferikut është shumë ngrohtë dhe këndshëm, ndonëse koha e udhëtimit është shumë e shkurtër, vetëm 15 min.



Mbërrijmë më në fund në stacionin e sipërm, ku vizitorët janë të shumtë. Askush nuk kishte ndër mend ta linte pa e shkelur borën e Dajtit. Këtë e pamë, sapo dolëm nga kulla e xhamtë e teleferikut dhe zbritëm në sheshin e parkut të Dajtit.



Shumë zëra njerëzish, të vegjël e të mëdhenj, thërrisnin gëzueshëm, teksa shkëmbenin me forcë topat e borës. Dikush ishte kujtuar të bënte edhe një babagjysh, rreth të cilit tani vinin rrotull tre-katër fëmijë. Në buzë të rrugës që kalon pranë sheshit, dy kuaj prisnin duke shkrofëtitur e nxjerrë avull nga hundët e nga goja. Ai që u mbante frerët, thërriste: “Hajde mirësevini, bëni një xhiro me kalë, dymijë lekë, dymijë lekë”…



Pak më larg burrit me kuaj ishin rreshtuar fugonët që transportonin falas klientët që kishin zgjedhur të shkonin më poshtë për të drekuar tek qendra turistike “Panorama”, tek kompleksi “King Park” apo tek restoranti karakteristik me atë basenin e bukur të peshqve “Gurra e Perrisë”.



Tre djem ishin kujtuar të merrnin me vete pajisjet e skive (sa zili i pata në atë moment) dhe po i mbathnin. Me shkopinj në dorë, ata u drejtuan poshtë luginës, atje ku po bëheshin gati të rrëshqisnin me ski. Ne nuk kishim ski me vete, por do të shijonim gjithsesi ngrohtësinë e Ballkonit të Dajtit, ku mishi i pjekur dhe picat me furrë druri, ishin kryefjala e atyre që kishin zgjedhur të pushonin pasivisht, duke shijuar dëborën nga dritaret.



Në fakt ishte shumë bukur ta shijoje dëborën edhe nga dritaret e Ballkonit të Dajtit, sado që, ne do të kishim dashur të kishim me vete edhe ndonjë palë ski. Por në fund të drekës, vendosëm gjithsesi të bënim një shëtitje në pyll. Dëbora nuk kishte shtresëzuar aq shumë sa të humbisje në të, mund të lëvizej edhe nëpër shtigjet e pyllit me ahe.



Dhe vërtet ashtu bëmë. Nuk kishte kënaqësi më të madhe sesa të dëgjoje zhurmën e butë të çizmeve e këpucëve që zhyteshin në bardhësi. Ndonjë trumcak që lëvizte nëpër degë e shkundte një vrundull dëbore, ishte e vetmja zhurmë që prishte qetësinë e pyllit në ato momente.



Ja pra sesi u dashka fare pak, për të provuar kënaqësitë e thjeshta të jetës, një biletë për të udhëtuar me teleferik, një picë në furrë druri dhe një shëtitje në dëborë, ku takimi me natyrën kthehet në një takim me kënaqësinë.



Mjaftojnë ca flokë dëbore për të të kujtuar se edhe fare pranë mund të argëtohesh pa masë, pa qenë nevoja që të ngresh valixhet e të shkosh për pushime. Faleminderit Dajti…



Parku kombëtar i Dajtit



ثshtë një 15 parqet kombëtare të Shqipërisë, i vendosur në lindje të kryeqytetit. Parku zë një sipërfaqe prej 3300 hektarësh dhe është destinacioni më i frekuentuar ditor i kryeqytetasve por edhe i vizitorëve të shumtë. Një nga parqet më të mëdhenj kombëtarë të Shqipërisë, ai bëhet gjithmonë objekt vizitash edhe për ata që në Tiranë nuk vijnë për turizëm po për punë ose aktivitete të ndryshme.



Vera në Dajt është e freskët dhe dimri është i ftohtë, kryesisht me dëborë. Temperaturat gjatë dimrit arrijnë edhe në minus. Reshjet janë të bollshme gjatë të gjithë vitit, por kryesisht në pranverë dhe në vjeshtë. Për shkak të malit të Dajtit, Tirana është një nga qytetet e Shqipërisë ku bien më shumë reshje. Në të katër stinët e vitit, natyra prezanton një spektakël të vërtetë në parkun e Dajtit.



Tarraca detare e Dajtit. Ndodhet 1000 m mbi nivelin e detit, në shpatin perëndimor të malit të Dajtit, Brenda Parkut Kombëtar. ثshtë e gjatë rreth 2 km dhe e gjerë 600-800 m. formon fushë me livadhe e pyje ahu përreth.



Vizitohet me teleferik Tiranë-Dajt 14 minuta, ose sipas rrugës Tiranë-Dajt. E veçanta e bimësisë së parkut nuk është vetëm shumëllojshmëria por edhe shtresëzimi. Flora fillon me shkurret, vazhdon duke u ngjitur në lartësi me dushkun dhe përfundon me ahet 200-vjeçarë dhe halorët.



Pisha e bredha të lartë zbukurojnë majën e malit si gjatë dimrit të mbushur me dëborë, ashtu edhe gjatë stinëve të tjera të mbushura me gjelbërim. Ndonëse tashmë me një numër të kufizuar, fauna e parkut është e larmishme. Brenda pyllit strehohet ariu i murrmë, ujku, dhelpra, derri i egër, lepuri i egër, macja e egër etj.
183345_10150149064375990_164162295989_7946509_5732903_a.jpg
199127_10150149064545990_164162295989_7946513_459288_a.jpg

199439_10150149065115990_164162295989_7946523_5131676_a.jpg
183705_10150149064755990_164162295989_7946517_120430_a.jpg




Aktivitete dhe sporte të ndryshme



Maja e malit të Dajtit është 1600 m mbi nivelin e detit. Në shpatet e tij të pyllëzuara rriten mjaft kafshë të egra.



Kështu ju mund të ushtroni sportin e gjuetisë gjatë sezonit, mund të bëni ski në dimër, mund të ngjiteni malit, të bëni ekskursione, kamping, etj. Të gjitha këto aktivitete do ta pasurojnë më tepër qëndrimin tuaj në Dajt.



Teleferiku

Ka disa vite që në Malin e Dajtit ju ofrohet një shërbim mjaft komod dhe i këndshëm, ai i transportit me teleferik, nga rrëza e Dajtit e deri në majë të tij.



Vizitorët mund ta përshkojnë rrugën ajrore të Dajtit vetëm për 15 min, duke paguar një biletë prej 700 lekë të reja për të rriturit dhe 400 lekë për fëmijët. Në këtë rast ata paguajnë edhe shijimin e një panorame të mrekullueshme që u ofron zona.



Kuzhina dhe akomodimi



Dajti ofron një strukturë të mirëfilltë turistike, si për turizmin ditor ashtu edhe për llojet e tjera të tij. Përgjatë rrugës së Dajtit dhe në zonën e tij turistike janë ndërtuar një sërë hotelesh e restorantesh, që mirëpresin pushuesit dhe vizitorët. Kushtet e hoteleve dhe komplekseve turistike janë moderne dhe shumë të rehatshme, të pajisura me shërbime të shumta.



Komplekset Panorama dhe King park që ndodhen në majë të Dajtit, dhe restorant “Gurra e Perrisë”, mundësojnë transportin falas të vizitorëve që vijnë me teleferik. Që nga stacioni i teleferikut e deri tek kompleksi përkatës, transporti është falas.



Kuzhina që ju ofron Kompleksi King Park është tradicionale shqiptare, me produktet e mishit të gatuara në shumë mënyra dhe perime të freskëta të stinës,verëra shqiptare dhe franceze si dhe peshk të freskët nga basenet e kompleksit. Edhe qengji i pjekur në hell ju serviret në këtë zonë.



Këtë do t’jua tregojë shumë mirë çdo restorant, i cili në një kënd të ambientit të tij të jashtëm, ka vendosur furrën për të pjekur në hell qengjin, krenarinë e kuzhinës së kësaj zone. Por restorantet ju ofrojnë gjithashtu edhe kuzhinë ndërkombëtare apo piceri, siç do të gjeni në kompleksin Panorama.



اfarë mund të vizitoni tjetër



Shpella e Zezë


Ndodhet në grykën e Skoranës, pranë fshatit Pëllumbas. Njihet dhe me emrin “Shpella e Pëllumbasit”. ثshtë shpellë karstike, e cilësuar Sensanioni i Speleologjisë Shqiptare, sepse eksplorimi i fundit nga speleologët e Firences dhe P. Qiriazi, gjetën skelete të arinjve të shpellave, që kanë jetuar nga 10.000-400.000 vjet më parë dhe mbetje të kulturës humane, që u takojnë periudhës nga paleoliti i lartë në mesjetën e hershme.



ثshtë e gjatë 360 m, 10-15 m e gjerë, 15-45 m e lartë, e mbushur me shumë stalaktit, stalagmite, kolona, që dallohen për një bukuri të rrallë. ثshtë përgatitur projekti që synon ta kthejë në muze gjeologo-gjeografik, paleontologjik dhe arkeologjik, i cili, si dhe homologët europianë, do të ngjallë interesin shkencor dhe sidomos turistik. Vizitohet sipas rrugës Tiranë-Bërzhitë-Pëllumbas-rruga këmbësore te shpella.



Shkalla e Tujanit



Gjendet në luginën e lumit të Tiranës. ثshtë formuar prej tij në gëlqerorë me antecedencë. Përfaqëson një kanion rreth 1,2 km të gjatë, 20-50 m të gjerë dhe 200-300 m të thellë , me guva e shpella karstike të paeksploruara. Përgjatë saj kalonte rruga antike Tiranë-Dibër e Madhe dhe më tej. Ka vlera gjeomorfologjike didaktike, kulturore, turistike. Vizitohet sipas rrugës Tiranë-Brar-Zall Dajt.



Karsti i Malit me Gropa. Gjendet në lindje të vargut malor Krujë-Dajt, në kreshtën tepër të karstëzuar të Malit me Gropa. ثshtë peizazhi më klasik i karstit në Shqipëri.



Emri i malit lidhet me gropat, hinkat, puset e dendura karstike, që ngjasojnë me hojet e bletëve. Ka shumë kullota e livadhe cilësore. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike didaktike, turistike. Vizitohet sipas rrugës Tiranë-Dajt-Bizë.

R.Shqip
 
Titulli: Parku Kombetar i Dajtit

I vetmi cep i Tiranes,ku mund te marresh pak fryme lirisht..!!

Zall_Dajti.jpg

77_big.jpg

40182447.jpg


QdcKVsfVApoF4I71v8I8Kg3NHgrijTCFq05ba_7jEXUsHHsJsE.jpg
 

Attachments

  • Zall_Dajti.jpg
    Zall_Dajti.jpg
    808.2 KB · Shikime: 0
  • 77_big.jpg
    77_big.jpg
    41.5 KB · Shikime: 0
  • QdcKVsfVApoF4I71v8I8Kg3NHgrijTCFq05ba_7jEXUsHHsJsE.jpg
    QdcKVsfVApoF4I71v8I8Kg3NHgrijTCFq05ba_7jEXUsHHsJsE.jpg
    9.5 KB · Shikime: 0
  • Zall_Dajti.jpg
    Zall_Dajti.jpg
    808.2 KB · Shikime: 0
  • 77_big.jpg
    77_big.jpg
    41.5 KB · Shikime: 0
  • QdcKVsfVApoF4I71v8I8Kg3NHgrijTCFq05ba_7jEXUsHHsJsE.jpg
    QdcKVsfVApoF4I71v8I8Kg3NHgrijTCFq05ba_7jEXUsHHsJsE.jpg
    9.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Parku Kombetar i Dajtit

Mjafton te dal ne ballkon ose te hap dritaren , dhe Ndihet aroma/freskia e Malit .. Lucky me .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top