Parisi, kryeqyteti i kulturës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shtëpia e më shumë se 12 milionë banorëve, rrethuar me mbi 2400 vepra arti. Ky është qyteti që sot imponon trendët globalë në kulturë, modë, media, biznes, etj. Por, kur e vizitoni, nuk dini se çfarë të shikoni më parë.

parisi_kryeqyteti_i_kultures.jpg



ثshtë thjesht e pamundur të vendosësh se çka duhet të vizitosh më parë në kryeqytetin francez, Parisin. Ajo që të gjithë e thonë është se atë e vizitojnë për mbi 40 milionë njerëz në vit. Por, janë pesë gjëra kryesore që të gjithë parisienët ua këshillojnë që t’i vizitoni.

Eiffel Tower

Kulla Eifel (fr. La Tour Eiffel), ndryshe pseudonimi La Dame de fer, Zonja e Hekurit, është tanimë simboli i Parisit vendosur në Mars de Champ në Paris. Ndërtuar në 1889, ajo është bërë edhe një ikonë globale e Francës dhe një nga strukturat më të njohura në botë. Kulla është nga monumentet më të vizituara me pagesë në botë. Miliona njerëz ngjiten në të çdo vit. Emëruar sipas projektuesit te saj, inxhinieri Gustave Eiffel, kulla qe ndërtuar si hark hyrjeje në Panairin 1889 Botëror. Kulla është 324 e gjatë, e njëjta lartësi si një ndërtesë 81- katëshe. Duke mos përfshirë antenat transmetuese, është struktura e dytë më e lartë në Francë, pas urës Viaduct Millau. Eiffel Tower ka tre nivele për vizitorët.

Biletat mund të blihen për 4 euro niveli i parë, 9 euro niveli i dytë dhe 16 euro niveli i tretë, i cili arrihet me lift. Të dy nivelet në të parin dhe të dytin funksionojnë restorante. E nëse doni t’i shmangeni një rendi 200 m të gjatë që presin të hipin në kullë, mund të bëni edhe me rezervim me herët.

Musse du Louvre


musse_du_louvre.jpg
Musse du Louvre


Louvri është muzeu më i madh në Paris. Ai ka një hapësirë prej 210 000 m2 dhe në të mbahen rreth 60 600 ekspozita për çdo vit. ثshtë ndër muzetë më të njohura në botë. I gjendur në zemër të Parisit, te rruga De Rivoli, ndërtesa rreth piramidës i takon ish-pallatit mbretëror. Louvri ka një histori të gjatë të konservimit që nga antikitetet orientalë, egjiptianë, romakë, grekë, e deri te skulpturat dhe pikturat moderne. A duhet të përmendet Monaliza?

Arc de Triomphe
arc_de_triomphe.jpg
Arc de Triomphe


The Arc de Triomphe (origjinal. Arc de Triomphe de l'Etoile) është një nga monumentet e shumta të famshme në Paris. Ai gjendet ne qendër te Place Charles de Gaulle (fr. Place de l'ةtoile), në fundin perëndimor të Champs-ةlysées. Arc de Triomphe i nderon të gjithë ata që kanë luftuar dhe vdekur për Francën gjatë Revolucionit francez dhe luftërave të Napolonit. Emrat e tyre gjenden në pjesën e brendshme dhe të jashtme të Harkut.

Champ Elysees
champ_elysee.jpg
Champ Elysees



Avenue des Champs-Elysees është rruga me prestigjioze në Europe, e ndoshta edhe në botë. Me plot kinema, kafene, dyqane luksoze dhe drunjtë e gështenjave, Avenue Champs-Elysees konsiderohet si rruga më e famshme në botë. Emri frëngjisht është për fushat Elysiane, vendin e të vdekurve të bekuar sipas mitologjisë greke. Avenue des Champs-Elysees është e njohur si rruga më e bukur e botës. Aty është edhe rezidenca e presidentit të Francës.

DisneyLand Paris (Euro Disney resort)


disney_land_paris.jpg
Disney Land Paris


Pasi të jeni lodhur nga shëtitjet dhe marramendjet nga numri i madh i vizitorëve, sepse mbi 40 milionë vizitorë e vizitojnë Parisin çdo vit, rendin e ka Disneyland Paris, Euro Disney Resort. Disneyland Resort Paris është qyteti turistik i 22.30 km2 (2230 ha) që gjendet në pjesën më të madhe në komunën Chessy, tridhjetë e dy kilometra në lindje të Parisit.

Një univers i tërë argëtimi përfshin dy parqet kryesore - Disneyland Park dhe Walt Disney Studios - si dhe hotele dhe një kurs golfi, ndërsa habisë suaj ia shton pak energji kompleksi urban me sektorin e Marne-la-Valle. Vendi arrihet me transport të llojllojshëm, duke përfshirë edhe një stacion TGV, një shtrirje e linjës RER A, dhe rruga A4 si lidhje rrugore nëse keni vendosur ta vizitoni me makine. Kompleksi menaxhohet nga Euro Disney SCA në pronësi 39% nga Kompania Walt Disney.

Euro Disney SCA ka zhvilluar imazhin e Walt Disney World Resort, shumë aktivitete rreth dy parqeve te tij kryesore. Kjo mund të vërehet në Val d'Europe; qendër tregtare, qendra biznesore Arlington, Sheshi i Biznesit dhe Fshatrat e projektit Natyra me Pierre et Vacances. Në vitin 2010, qarkullimi i Disneyland Paris kishte arritur në një miliard e 280 milionë euro./Mehdi Abdullahu
 
Last edited by a moderator:
Pe: Titulli: Parisi, kryeqyteti i kulturës

Se ma kujtoi Love,ne la Defense edhe kjo do jete dicka per tu vizituar,por deri ne 2016 duhet pritur dhe pak sa punimet te mbarojne
ps: Love di gje ti deri ne cfare pike jane punimet?
[url]http://www.forumivirtual.com/arkitektura-dhe-inxhinieria/34769-kullat-binjake-me-te-larta-ne-europen-perendimore.html[/URL]

Janë në ndërtim e sipër.. dmth vazhdojnë dhe jo veç këto por ka dhe shumë ndertime të tjera.. La Defense po bëhet një nga qytezat me gradaçelat më të bukura në botë.. :)

Kjo mendohet të jetë pas pak vitesh La Defense ato që janë në foto si të zbehta janë në ndërtim e sipër..

ladefense2015a.jpg


Ps: Kur të më bjeri rruga nga Defense do bëj nja dy foto tek ndërtimet e këtyre kullave..
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Parisi, kryeqyteti i kulturës

Kismet kte vere e kam ne plan te shkoj nja 3-4 dite ne Paris...fingers crossed :)
 
Pe: Parisi, kryeqyteti i kulturës

Mjer ne fukarejte :(
 
Pe: Parisi, kryeqyteti i kulturës

Pamje te bukura,pervec arkitetktures,e cila perfaqeson sa do nje pjese te rendesishme te nje qyteti,Franca ka dhe historine me te bukur,me te pasur te te gjithe Europes...
 
Pe: Parisi, kryeqyteti i kulturës

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Parisi, kryeqyteti i kulturës

Vendet qe mund te vizitoni falas ne Paris

paris.gif


Parisi me siguri eshte nje nga qytet me te bukur ne bote, eshte shtepia e artisteve me te medhenj, toka e artit, kultures, etj. Ndonjehere, sidomos ne kete periudhe krize Parisi automatikisht hidhet poshte si mundesi per destinacion te preferuar pushimesh sepse njerezit mendojne se eshte nje nga vendet me te shtrenjta ne Europe.
Por ne te vertete me pak njohuri mund te vizitohet me shume pak shpenzime, duke filluar me zgjedhjen e avionit, me akomodimin e hotelit dhe me pas ne viziten e qytetit. Shumica e muzeumeve ne Paris ofrojne ne dite dhe ore te caktuara hyrje falas.

paris1.jpg


1) Muzeu i Luvrit. Konsiderohet si muzeu me i rendesishem ne Europe dhe ofron hyrje falas cdo te diele, ne 14 korrik dhe ata qe jane nen 26 vjec cdo te premte pas ores 18:00. Ndersa femijet poshte moshes 18 vjec hyne cdo dite falas.

paris2.jpg



2) Muzeu Orsay. Ky muze strehon kryevepra te modernizmit dhe post-modernizmit dhe ofron hyrje falas cdo te diele te pare te muajit. Ndersa nen 18 vjec mund te hyne gjithmone pa paguar bileten.


3) Qendra Pompidou. Ne meken e artit bashkekohor dhe modern mund te vizitohet falas cdo e diele e pare e muajit dhe si te tjeret minorenet poshte 18 vjec hyne falas.


4) Katedralja Notre Dame. Katedralja madheshtore qe ndodhet ne qender te Parisit, te dielen e pare te muajit ofron vizita falas dhe mund te ngjiteni ne kullen e saj per te admiruar panoramen e mrekullueshme te qytetit.

paris4.jpg


5) Galerite Lafayette. Te pasionuarit e modes mund te marrin pjese ne sfilatat e katit te shtate ne tempullin e blerjeve pariziane falas cdo te premte nga marsi ne tetor.

paris5.jpg


6) Muzeu Kombetar du Moyen Age. Mund te vizitohet falas cdo te diele te pare te muajit dhe minorenet hyne falas gjithmone.

7) Pantheon. Si ne muzeumet e tjere dita qe vizitohet falas eshte e diela e pare dhe kjo gje vlen nga tetori ne mars.
Nese ditet kur jeni me pushime ketu nuk korrespondojne me ditet e vizitave falas ne muze atehere mos u merzisni, sepse ka shume vende te tjera terheqese qe vizitohen falas.


1) Muzeumet. Ne Paris ka shume muzeume te vegjel qe nuk paguhet kurre bilete por, kjo nuk do te thote se jane me pak te rendesishem sepse tek ta zbulohet historia dhe kultura pariziane. Mes tyre jane muzeu Carnavalet, muzeu i artit modern de la Ville de Paris, muzeu de la Vie Romantique dhe muzeu Profumo.
paris6.jpg


2) Paris Greeters. Me kete term percaktohen guidat falas qe bejne banoret e Parisit ne menyre qe vizitoret te zbulojne cdo cep te qytetit dhe sekretet e tij.


3) Parqet ne Paris. Qyteti francez eshte i famshem per numrin e madh te parqeve ne te cilat gjendet paqja qe keni enderruar. Kopshtet dhe parqet ne Paris jane falas dhe nese jeni me fat mund te merrni pjese ne koncertet kulturore qe zhvillohen ne periudha te ndryshme te vitit.

4) Varrrezat. Edhe pse duket e cuditeshme, te shetisesh ne varrezat e Parisit do te thote te ndjekesh historine dhe kulturen pariziane. Ne disa varreza ndodhen intelektualet me te medhenj, muzikante dhe artiste me fame boterore. Varret e Oscar Wilde, Proust, Balzac dhe Jim Morrison ndodhen ne varrezat Pere Lachaise
.
paris8.jpg

NeParis shetitjet e gjata romantike nga Chanse Elise apo Sennes jane plotesisht falas dhe madheshtore./Infoal
 
Pe: Parisi, kryeqyteti i kulturës

Kur isha ne Paris me ben pershtypje njerezit sa te sjellshem qe ishin. Na ndodhte dhe une dhe motra ime te ndalonim ne mes te rruges duke pare harten dhe papritmas dikush te vinte afer dhe te ofronte ndihmen e tij/saj pa ja kerkuar ti.
 
Pe: Parisi, kryeqyteti i kulturës

Per ata qe kane qejf pikturat, do ju rekomandoja kte muzeumin qe mban pikturat e Monet.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Parisi, kryeqyteti i kulturës

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Parisi, kryeqyteti i kulturës

[video=youtube;YoTx-Tjo1P4]http://www.youtube.com/watch?v=YoTx-Tjo1P4[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top