Зngjεll
___________
Paris - Autoritetet shëndetësore në Paris vendosën të mbyllin një shkollë pas zbulimit mes nxënësve të shtatë rasteve të virusit H1N1. Një vajzë e vogël 10 vjeçare, nxënëse e kësaj shkolle në njësinë administrative nr. 15 të Parisit, është diagnostikuar të premten në mbrëmje si bartëse e virusit të gripit të derrave, pasi është kthyer nga një udhëtim në Britaninë e Madhe.
Investigimet e bëra më tej nga autoritetet shëndetësore "kanë treguar se, brenda të njëjtës klasë, shtatë fëmijë janë bartës të virusit", njoftoi prefektura përmes një komunikate.
"Për të parandaluar përhapjen e virusit ", autoritetet shëndetësore vendosën ta mbyllin përkohësisht shkollën.
Fëmijët të cilët "janë mirë", janë shtruar në spital të dielën për të kryer analizat dhe pritet të jenë kthyer sot të gjithë në shtëpitë e tyre, shtoi prefektura.
Instituti kombëtar i kujdesit shëndetësor (INVS) ka numëruar të shtunën 162 raste të gripit të derrave A(H1N1) të konfirmuara në Francë, duke përfshirë rastin e parë të zbuluar në këtë shkollë të Parisit./Start/