Parapraket: Shkodra braktis të djathtën,LSI 1 mandat të sigurtë

WxP

Staf në FV.AL
SHKODER - Kur kanë mbetur gati 100 kuti pa u numëruar koalicioni i majtë vazhdon drejt konfigurimit të fitores në qarkun e Shkodrës, të njohur si bastioni i së djathtës. Qytetarët kanë zgjedhur të jenë kritikë me një qeveri dhe një koalicion të djathtë, që humbi besimin e zgjedhësve në mbarë vendin, përballë dështimeve ekonomike e sociale dhe tendencës për të kthyer praktika të dikurshme jodemokratike.

Kur janë numëruar 325 kuti nga 417 gjithsej e djathta ka marrë pesë mandate, ku kryeson kryetarja e Kuvendit të fundit, Jozefina Topalli.Partia Socialiste ka siguruar katër poste në Kuvend, LSI me presidentin e “Vllaznisë” një, ndërkohë që përpiqet për të dytin. Por, një mandat i gjashtë të majtëve u shtohet nga prania ndër të zgjedhur e demokristianit Mark Frroku.

Korrespondenti yn ë në Shkodër informon se numërimi pritet të përfundojë në mesditë. Në KZAZ 5, 6 që mbulojnë qytetin e Shkodrës ka përfunduar numërimi, ndërkohë që KZAZ 1, 2 dhe 3 vazhdon numërimi.

Analiza e humbjes spektakolare të PD-së që po projektohet nga numërimi i votave deri më tani, është ende shumë herët të bëhet nga strukturat zyrtare të selisë blu, nëse do të bëhet ndonjëherë. Por kjo nuk e pengoi dje Besnik Mustafajn, ish-ministër e zyrtar i lartë demokrat, të vijojë analizimin e disa shkaqeve se përse erdhi kjo fundosje e vërtetë, bashkë me deputetin në largim Mark Marku, ata, në Top Channel, në emisionin maratonë të Sokol Ballës.

Besnik Mustafajt duket se “nuk i del inati” me nënkryetaren e partisë Jozefina Topalli. “Ajo ja doli të bëjë në Shkodër, atë që s’e bëri dot as Enver Hoxha: E ktheu qytetin majtas!”, tha ai, në kritikën e parë direkte ndaj numrit dy të partisë më të madhe qeverisëse deri tani nga një eksponent i deklaruar i së djathtës shqiptare.

Arritja e më shumë deputetëve të majtë ndaj të djathtëve përbën një fitore të thellë për koalicionin e partive anti-Berishë. Pas marrjes së një bastioni tjetër të djathtë, Kavajës, kalimi në opozitë në Shkodër i PD-së është edhe një dështim personal i Jozefina Topallit dhe Sali Berishës vetë.

Qarku Shkodër 11 mandate
PD 5 mandate
Jozefina Topalli
Helidon Bushati
Voltana Ademi
Nard Ndoka
Gjovalin Bzheta

PS 4 mandate
Mimoza Hafizi
Tom Doshi
Paulin Sterkaj
Namik Kopliku

LSI 1 mandat
Agron اela

PKDSH 1 mandat
Mark Frroku


Redaksia Online
(gksg/shqiptarja.com)
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    23.1 KB · Shikime: 24

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top