Paragjykimet nga veshja.

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Cdo ditë ndeshemi në rrugë me njerëz të ndryshëm! Rrugët e Tiranës janë bërë aq të larmishme sa me siguri na duket se mund të dallojmë çdo tip individi! Për një vajzë me një veshje ekstravagante mendoni një mijë të zeza dhe bëheni paragjykues.

“Jam Desara Bytyçi dhe jam 23 vjeç. Jetoj në Tiranë dhe jam në vitin e dytë për juridik. Juridiku më pëlqen shumë si degë dhe është pjesa plotësuese e ëndrrës time të madhe për të vazhduar shkollën e Policisë dhe dua të bëhem një police e denjë e shtetit shqiptar”, shprehet Desara.

Oficerja dhe juristja e ardhshme nuk e ka problem që edhe ju mund të paragjykoni! Desara është krenare dhe e ndërgjegjshme për veten ashtu si familjarët e saj! Sigurisht jetojmë të gjithë në këtë shoqëri të zhvilluar çuditshëm me stereotipe të famshëm.

“Të paragjykuarit paragjykojnë. Edhe unë paragjykoj ata njerëz që kanë mundësi të mbahen dhe nuk dinë të mbahen”, thotë Desara.

Në një radio të vogël gjetëm një vajzë me flokë të kuqe të ndezur, manikyr po aq feksës, por prapë nuk zutë mend të mos paragjykoni!

“Jam Dorela, jam 22 vjeç dhe studioj për fizikë bërthamore.”

Ajo ka luftuar shumë për identitetin e vet vizual. Dorela është shumë e ndërgjegjshme për kufijtë që i vë trupi i saj dhe i dashuron minifundet! Mbase nuk do t’ju ndodhë shpesh të shihni një shkencëtare raketash me flokët ngjyre gjaku, por Dorela nuk do të shqetësohej fare nga asnjë lloj batute.

“Unë nuk mund të dal nga shtëpia e parregulluar, pa krehur flokët etj. Unë dua të ndihem rehat me veten dhe jo se çfarë mendojnë të tjerët për mua”, thekson Dorela.

top-channel.tv​

Paragjykimet per veshjet jan shume frekuente dhe kjo gje sjell shpesh etiketa te ndryshme per persona qe, nuk perfaqesojne minimalisht keto etiketa qe disa u bejne.

Nga duhet tja fillojme per te ndryshuar idete qe na shkojne ne mend sapo shohim nje veshje ekstravagante, apo jashte "normave etike" te shoqerise?

Cfare perfaqeson per ju nje "norme etike" ne shoqeri, familje etj ???
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

E rendesishme eshte qe personi te ndjehet mire me veshjen e tij/saj,.ne momentin qe kjo ndodhe ska rendesi se cfare thone tjeret,kjo ne veshjen e perditshme kur nuk je ne ambjente pune,.
Ambjentet e punes pastaj ne varsi,.kane nje etike veshje.
Gjithesesi,,me duke pake absurde,,te veshesh dy gishte minifund ,kuij i thone e dalesh neper turtuare me ble i kg domate,.sme duket e rehatshme,,gjithesesi nuk eshte per tu pargjykuar,,eshte ne varsi te personit dhe se si ai e koncepton veshjen.
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

hahahaha kto ja paskan bere si ajo:jam lavdia ,fillimisht shisja ne treg....

mua te them drejt sme pelqen si vishen shqiptaret..me shume sajohen,dmth bejne sikur vishen...por skane finese ne veshje...:)
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Paragjykimet jane subjektive ,cdo kush e mendon sipas menyres se vet .Veshja (ekstravagante) nuk eshte tabu ,ska nje rregull te shkruar qe ta ndaloj dicka te tille .Eshte me shume ceshtje etike, dhe morale deri diku(kjo e fundit varet si e gjykon vet personi te moralshme apo pamoralshme)
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Cdo paragjykim nuk eshte i mire e poashtu edhe paragjykimi ndaj veshjes.
Megjithate kam nje pershtypje qe deceniet qe kaluam na kan ballafaquar me nje laramani dhe nje qoroditje veshjesh, gje qe ka ndryshuar keto vitet e fundit, por qe akoma kemi telashe me kete.

Mua nuk me bene pershtypje veshja qe bejne por sjellja qe bejne. Vishet bija e botes shkurt dhe pastaj tere rruges apo ne komunikim me ty fillon te ngreh teshat sa poshte sa larte. Nese je veshur dhe ke dalur duhet te lesh edhe komplekset ne shtepi.

Pra, kam pershtypjen se edhe paragjykimet krijohen ne kete sens kur vet personi qe veshet del ne rruge me komplekse.

Gjithashtu me duhet te them se veshja ka edhe nje lloj rregulli me punen dhe aktivitetin momental qe bene.
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Ama se kemi ne fajin qe disa e ngaterrojne veshjen me cveshjen....
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Thuhet se veshja se ben njerin dhe ne fakt eshte e drejte......eshte njeriu qe ben veshjen....qe do te thote se si e sjellim nje veshje , sesi ajo na tregon hiret (jo fizike) te nje personi ose mungesen totalisht te tyre........Paragjykimet jan munges sigurie.

Etika eshte nje sjellje e "detyrueshme" ne shoqeri dhe familje.....Me shum se etike do me pelqente te kishim respekt edhe per veshjen.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Une jam i mendimit qe estetikja e ben akoma me te bukur personin , sesa nje veshje provokuese...

Pe: Paragjykimet nga veshja.

ore se ju ma hicni trunin mu si mos te kemi paragjykime,kur ne nje familje Baba me mustak e me qeleshe vajza me shal jasht e gjoks jasht ..........

Si mas vendit le te bahet kuveni thot populli por Shqiptaret se kuptojn kyt gja ka lezet qe nje femer e bukur me minifund e gjoks jasht e kepuc me tako edhe pikerisht ato kepuc te jen ter llac :p

e pastaj thoni ju paragjykimet disa njerz ne shqiperi te hapin stomakun jo ma fjalen.
 
Quku ti mir e ke.......Por eshte paradoksale pak tani qe nje baba me qeleshe te ket nje vajze qe me shal e gjoks jasht.........Nese e ka atehere baba te heqi qeleshen e te bej baban them un ....se ska mundesi te ndodh...

Po flasim per paragjykimet qe behen nga menyra e veshjes dhe jo vetem ato ekstravagantet por edhe ato te stilit personal......qe mund te jet psh nje vajze qe vesh bluza te gjera e pantallona te gjera :D.....apo nje mashkull qe kujdeset per veshjen e tij deri ne detaj..........pra keto paragjykime....keto gjykime jo te drejta.
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Mendoj se extravaganca nuk eshte e mire ne asnje shoqeri e ne vecanti ne shoqerine tone shqiptare. Jo se une kam kete kompleks, por ne fakt nuk pajtohem me veshjen qe del teper jasht kornizave te rrethit dhe aq me pak kur nuk paraqetet personalitetin real te asaj/atij qe bart ate veshje. Me veshjen e gabuar ne japim nje pasqyre te gabuar per vetvehten dhe pa asnje dyshim do te kemi mendime te gabueshme te rrethit per ne.
Nuk jam kunder thenjes: Vishem ashtu qe une te ndjehem me mire! por atehere duhet edhe te mesojme te perballemi me komente jo te hijeshme te rrethit (edhe nese mendimi i te tjereve nuk na intereson, ose behemi se nuk na intereson). Une mendoj se cdokush qe thote se nuk i ineterson cfare mendojne te tjeret, e genjejn thelle vetvehten, sepse 99.9% nuk vishen vetem per vehten e tyre (sidomos femrat) por per te u bere pershtypje te tjereve, prandaj si mund te thone se nuk iu intereson mendimi i te tjereve!??
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Veshja eshte prezantimi i pare qe ke me njerezit,kjo as te shton as ste heq pike si njeri...Ti me ane te veshjesh tregon nje pjese te gustos tende ne paraqitje...Me pelqeu mendimi i Kitrres,mire qe vishen se ska asgje te keqe por e keqja qendron ne sjelljen...Ndonjehere gjuha e trupit me gjuhen e gustos nuk kane harmoni...Edhe veshja do pak ate ''mencurine''e saj pasi jo cdokujt i shkojne xhinset apo mini...Ndonjehere kompromisi qe behet me veten nuk eshte i njete me shijen apo guston qe ke...Zakonisht duhet te veshesh ca te shkon jo ca te pelqen(flas per nje paraqitje te mire)...
Ne rastin e paragjykimit,kjo fatkeqesisht ndodh pasi shumica vishen per te tjeret se sa per veten,kjo tregon sesa njerez siperfaqesore jemi...
 
nuk e di sa seriozisht e ke then ate fjalin , apo nese e ke then ne tym .

ti din diçka , qe veshja esht si pasqyr siperfaqsore e njeriut. (tregon boten e tij) sjelljen e njeriut pershembull, nuk mund ta gjykosh duke u nis nga ajo qe pelqen ti ose jo . nje njeri qe ka gusto thuhet se gjithmon zgjedh me te miren per vete (ajo qe i pelqen). boj nje paralelizem dhe do kuptosh qe çdo gjo ne jet , ky njeri e nis me iden se çdo gjo duhet te jet brenda atij konturi qe quhet normal (ose e bukur) per ket. veshja esht nje imtesi , imagjino tani çfarnjerzish zgjedh ky te maj afer vetes , flas per njerez "shik" .

sa per pjesen e fundit duket sikur flet ne tym. ja ta boj nje pytje , sa her ke ndalu veten apo te kan ndalu te veshesh diçka nga fryka paragjykimit ? gjithmon ka nje moment qe dalim nga konturi i te qenit ne rregull me veten, ket mos e moho. tani ça do thush ,

esht faji jot apo te tjerve qe paragjykojn?
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Mire e kane te vishen me golf si puna ime deri ne fyt LOL
 
Nqs ti mendon qe flas ne tym ske pse ben quote,megjithate per tu pergjigj pyetjes tende,sme ka ndodh te mos vesh dicka se cdo thone tjeret,vesh ate qe mendoj se me shkon..gjeja tjetter qe thash une per paragjikimin eshte thjesht gje e njerezve sipperfaqesore,nje femer e mbuluar me shami eshte me e moralshme se nje me minifund....kjo eshte shoqeria e sotme zhigolo....veshtja eshte dicka individuale,ska rregulla baze,ska cmjm e smund ti gjesh arsye,pssi dicka mund te mos jete e bukur per ty pp mua me pelqen...
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Nje veshje e bukur estetike do te me pelqente spara kam paragjykime tek te tjeret se si vishen ndoshta nje ide und ta ap por kurrsesi paragjykim :D
 
Titulli: Paragjykimet nga veshja.

une i para/gjykoj te gjithe ata qe s'vishen mire

---------- Post added at 00:00 ---------- Previous post was at 00:00 ----------

dhe ky artikulli i topit, shum artikull idiot
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Them se veshja eshte treguesi i pare rreth nje personi, prandaj nje paraqitje e rregullt dhe estetike eshte e domosdoshme.. gjithashtu them se veshja deri diku shpreh dhe personalitetin e dikujt...
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Ndersa nje person ka te drejte te "flase ne menyre simbolike" ne zgjedhjen e tyre te rrobave, ekziston nje standard social qe duhet te permbushet. Lloji i veshjes tregon grupimet me te cilet mund te jesh angazhuar aktualisht. (Per shembull: nuk do te gjeje asnje avokat qe vishej si "kuller" - siç thone ne Prishtine - sepse kane nje nje karakter/tip te caktuar qe duhet te paraqesin.

Dashje pa dashje, standarde te tilla te japin nje atmosfere te caktuar mbi personalitet dhe eshte pikerisht kjo arsye perse veshja vleresohet kaq shume - njerzit i kushtojne rendesi dhe vishen per vete.

Kuptohet qe gjithnje do te kete raste unike qe na befasojne dhe pershtypja e krijuar do te jete e gabuar, por, per shumicen e rasteve, ai person do te jete i te njejtit lloj karakteri me te cilin e kemi lidhur (klishe).

Pastaj me thoni ju lutem, sa nga ju do vishenit "sipas tekave" kur te shkonit tek nje interviste pune? Po, larg qofte ne nje furneral, do vishenit me ngjyre te kuqe? Do u mbulonit koke e kembe ne plazh? Do dilnit ne restorant me kemishe nate a rroba gjumi? Perse jo? Mos harroni pra, qe edhe njeriu ka instinkte kafsherore dhe automatikisht krijojme nje pershtypje kur shohim dike...sepse syri sheh e transmeton :ciaoo:
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Veshja më e mirë ështe mbulesa...edhe ështe pastërti edhe modesti...
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Veshja më e mirë ështe mbulesa...edhe ështe pastërti edhe modesti...
Ca moj se skuptova gje?
Te mbulohesh(jo te ekzagjeruar dmth) tregon modesti dhe pasterti?

Kete thua ti?
 
Titulli: Pe: Paragjykimet nga veshja.

Veshja më e mirë ështe mbulesa...edhe ështe pastërti edhe modesti...

mos m thuaj qe e fjalen per percen? LOL jo per gje por ta mbeshtes mendimin LOL
vetem se...mua m pelqenka me mire te jem dirty dhe show-off!!!
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

E rendesishme per mua eshte pesha (ne kuptimin fizik) e veshjes....

kur shof nje femer me ferexhe them me vete: - sa kollaj e ka kjo c'veshjen...

kur shof nje femer me kostum serjoz them : - zyrtarisht e deklaruar....

kur shof nje femer sportive me atlete te grisura them : - hmmmm kjo po qe vrapon ...

kur shof nje femer "zhulse" qe nuk kujdeset per veten them : - piktore...

Kur shof nje femer me fustan me ngjyra, me atlete te grisura, me kapele dhe variacion ngjyrash qe i pelqen te flej ne pyll ashtu sic eshte me rroba nuk them dot asgje... .) vetem se mund ta krahasoj me veten :p:pasqyra1:

Paragjykime jane keto valle !?
 
Jo nuk jane paragjykime meqe paskeni pyetur.. Kjo tregon qe shikonke te gjithe njerezit c'kane veshur :LOL
Ndersa une teksa lexova komentin tuaj, mendova: Valle ju pelqen te vishni fustan me ngjyra?:p.. Hm.. Te jete paragjykim valle?!
 
Titulli: Paragjykimet nga veshja.

Une kshu kur jane te veshura krijoje ca paragjykime: si duket nga brenda, cfare kualitetesh ka, cilesite, veqorit e kshu me radhe LOL e kur i shof zhveshur me largohen paragjykimet :p
 
Pe: Titulli: Paragjykimet nga veshja.

Une kshu kur jane te veshura krijoje ca paragjykime: si duket nga brenda, cfare kualitetesh ka, cilesite, veqorit e kshu me radhe LOL e kur i shof zhveshur me largohen paragjykimet :p

Ato jane fantazi plakush:p...Ca fshihet nen ato xhinse?Po nen ate xhup?etj etj...Megjithate mir e the ti,kur dalin pa gje fare,nuk i paragjykon fare per linjat:p
 
Titulli: Pe: Paragjykimet nga veshja.

E rendesishme per mua eshte pesha (ne kuptimin fizik) e veshjes....

kur shof nje femer me ferexhe them me vete: - sa kollaj e ka kjo c'veshjen...

kur shof nje femer me kostum serjoz them : - zyrtarisht e deklaruar....

kur shof nje femer sportive me atlete te grisura them : - hmmmm kjo po qe vrapon ...

kur shof nje femer "zhulse" qe nuk kujdeset per veten them : - piktore...

Kur shof nje femer me fustan me ngjyra, me atlete te grisura, me kapele dhe variacion ngjyrash qe i pelqen te flej ne pyll ashtu sic eshte me rroba nuk them dot asgje... .) vetem se mund ta krahasoj me veten :p:pasqyra1:

Paragjykime jane keto valle !?

hahahahahahahahahah
ti paske paragjykime ne kuptim pozitiv :D
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Mjafton te ndjehesh ne sintoni me veten per mendimin tim

e fort kjo ,,

me ke kujtu ate tipin qe ka kushedi sa vite ka, qe doli ne mes te dites ne tiron , zbath , me veglen jashte. kishin hall te modh policet ,, skishin ku me e kap ...

me mrapa u zbulu se kish pa tan naten filmat e tinto brass-it, lol
 
Pe: Paragjykimet nga veshja.

Qe te paragjykosh ne veshje varet nga veshja.. psh ne veshjet e botes se spektaklit nuk i paragjykoj shume ne fakt.. sepse eshte bere nje bisnes i tille tani qe duan nuk duan.. duhet te dalin shalet jashte apo gjokset jashte qe te shesin sa me shume kenget.. perderisa zhveshja ne boten e spektaklit sa vjen dhe behet me e madhe.. do te thote qe terheqja nga klipe te tilla ehste teper e madhe.. qe do te thote se epshi mashkullor ecen me furi te madhe drejt zhveshjes..
Personalisht, i paragjykoj "lehtesisht", ndoshta ngaqe kam dhe tipin tim te tille, strikte ne paraqitje.. me ben ti paragjykoj ndonjehere pa kaluar ne ekstrem nuk diskutohet.. por gjithsesi cdo njeri ka jeten e tij dhe vishet si ai/ajo di vete.. ne fund te fundit kam njohur dhe femra qe vishen gjithmone me mini dhe dekolte dhe qe jane femra shume te mira.. ndaj permenda fjalen "lehtesisht" sepse kur njeh nje femer qe ne pamje te pare ne veshje e shikon dhe mendon "ky vete kjo keshtu" pasi e njeh shikon qe mendimi i pare ka qene i gabuar..
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top