Arfenilla
Themelues i Forumit
Papa Françesku ka goditur sot skandalet e shumta duke i cilësuar si një turp që e shndërron kishën në një objekt talljeje, deklaratë kjo që vjen pak ditë përpara se në Gjenevë të zhvillohet një konferencë e OKB-së për krimet e pedofilisë.
“A nuk kemi turp? Gjithë këto skandale që nuk dua t’i përmend një për një, por që e gjithë bota i di se kush janë!”, theksoi papa Françesku gjatë meshës së mëngjesit në rezidencën shën Marta, me një aludim të drejtpërdrejtë ndaj krimeve të pedofilisë, por gjithashtu edhe të korrupsionit të kryera nga anëtarë të klerit katolik në të pesë kontinentet.
“Këto skandale janë një turp për kishën, por a kemi në turp nga këto sfida si priftërinj, si peshkopë apo si laikë?” tha ai.
”Këta individë nuk kanë lidhje me Zotin, ata kishin thjesht një pozicion në kishë, një post pushteti, gjithashtu edhe të rehatshëm. Në këto skandale, në këta njerëz, fjala e Zotit është shumë e rrallë”, vazhdoi papa Françesku.Express