Papa Françesku u shpall "Njeriu i Vitit" prej revistës prestigjioze "Time".
"Gjatë nëntë muajve të tij në detyrë, Françesku ka arritur të nxjerrë besimin nga korridoret e Vatikanit në rrugë", argumentoi revista përzgjedhjen e Atit të Shenjtë si fitues të këtij çmimi prestigjioz.
"Shumë rrallë, një lider i ri botëror ka arritur të tërheqë kaq shumë vëmendje brenda kaq pak kohe. Në nëntë muajt e tij në detyrë, Papa e ka vendosur veten në qendër të të gjithë debateve kryesore të ditëve tona, mbi pasurinë dhe varfërinë, drejtësinë,
Gjatë nëntë muajve të tij në detyrë, Françesku ka arritur të nxjerrë besimin nga korridoret e Vatikanit në rrugë
transparencën, globalizmin, rolin e gruas në shoqëri, natyrën e martesës dhe tundimin e parasë"", shtoi "Time".
Edward Snowden, njeriu që denoncoi një skemë gjigante të përgjimit prej shërbimit të fshehtë amerikan u rendit u dyti.
Midis dhjetë kandidatëve të fundit, në procesin e gjatë të seleksionimit të "Njeriut të Vitit" prej revistës figuronte edhe Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Kardinali Jorge Mario Bergoglio u shndërrua në kreun e Kishës Katolike të Vatikanit në muajin Mars, pas dorëheqjes së Papës së mëparshëm, Benediktit XVI.
Nje vit me pare, kete cmim prestigjioz e pati fituar Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama. / Top Channel