OSBE-ODIHR: Numërimi duhet të kishte përfunduar

Love

βeℓℓe â๓e
"Vrasja në Laç njollosi fillimin e procesit"

Misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR publikon raportin paraprak për zgjedhjet e 23 qershorit, ku vrasja e Laçit është një ngjarje, që sipas tij, ka njollosur fillimin e procesit zgjedhor.

Vëzhguesit thonë se prania e madhe e vëzhguesve partiakë në procesin e votimit i ka shërbyer transparencës, por ndonjëherë kanë patur edhe ndërhyrje në këtë proces.

Sipas tyre liderët politikë duhet të justifikojnë mbështetjen e dhënë nga populli dhe të jenë të përgjegjshëm në detyrën e tyre te ardhshme.

"Tani klasa politike duhet te demostroje se do te beje shume pune per integrimin e vendit", tha një tjetër drejtues i misionit.

Vëzhguesit kanë pikasur parregullsi teknike gjatë procesit të votimit dhe mangësi në tërësi në proces.

Ata tërheqin vëmendjen për vonesat në numërimin e votave, pasi ky proces tashmë duhet të kishte mbaruar.
Tch


2211-450x250.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: OSBE-ODIHR: Numërimi duhet të kishte përfunduar

Zgjedhjet, OSBE-ODIHR: Koha që udhëheqësit politik të dëgjojnë vullnetin e popullit
TIRANث- OSBE-ODIHR i bën thirrje liderëve politik që të dëgjojnë vullnetin e popullit dhe të pranojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. Në raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, OSBE-ODIHR i vlerëson zgjedhjet si konkurruese dhe me pjesëmarrje aktive duke respektuar liritë thelbësore, megjithatë atmosfera e besimit dhe mosbesimit të partive politike ka njollosur procesin zgjedhor.

"Këto kanë qenë zgjedhje substantive, që i kanë dhënë shqiptarëve zgjedhje reale, tani është koha që udhëheqësit politik të dëgjojnë vullnetin e popullit. Zgjedhjet kanë qenë konkurruese dhe me pjesëmarrje aktive duke respektuar liritë thelbësore, megjithatë atmosfera e besimit dhe mosbesimit të partive politike ka njollosur procesin zgjedhor,. Votimi ka ecur mirë, por nga disa parregullsi teknike është vonuar në disa zona. Këtu kam të dhëna, 25% e votave është numëruar ka një bllokim në Gjirokastër po e ndjekin të gjithë procesin”, u shpreh Robert Bateli, koordinatori i OSBE-ODIHR.

Megjithëse i vlerëson zgjedhjet si të lira, OSBE ODIHR vlerëson se është arritur pak progres nga viti 2009, teksa thekson se vlerësimi përfundimtar i ndërkombëtarëve do të shifet, pasi përfundimit të procesit të numërimit dhe fazës së ankimimit.

“Në krahasim me 2009 dhe zgjedhjet vendore, shoh pak progres, një progres të vogël, zgjedhjet ishin të lira dhe për mendimin tim të drejta dhe problemet dhe mangësitë janë të shprehura në deklaratën për shtyp dhe pastaj varet nga autoritet shqiptare dhe populli shqiptar për të parë cfarë do bëhet për përmirësime të mëtejshme. Prania e madhe vëzhguesve kanë ndihmuar në transaparencë. Numërimi është vonuar në shumë zona. Vlerësimi përfundimtar do të shihet minuara e numërimit, tabulimit, rezultati dhe si si do administrohen animimet”, theksoi Bateli.

Sipas Batelit, diferencat afatgjata dhe mosbesimi reciprok mes partive politike ka minuar punën e administratës zgjedhore ku partinë e opozitës kanë bojkotuar KQZ.

“KQZ e ka bërë punën e saj pa kuorumin e nevojshëm. Kodi Zgjedhor është përmirësuar, kjo ka përmirësuar kuadrin zgjedhor që është bazë e shëndoshë për zgjedhje demokratike. Kandidatët kanë qenë në një fushatë e posaçme me disa incidente të izoluara. Megjithatë ka pasur akuza nga dy partitë kryesore që kanë tërhequr vëmendjen nga thelbi i çështjes”, komentoi zoti Bateli.

Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Cony McComarck nga ana e saj vlerësoi se procesi i numërimit po ecën shumë ngadalë, teksa tha se certifikimi i zgjedhjeve kërkon shumicë në KQZ.

“Votuesit kanë të drejtën e tyre që votat të administrohen në mënyrë të paanshme. Konstatimet to a janë paraprake, procesi i numërimit është shumë i ngadaltë”, tha Cony McComarck.

Pyetje përgjigjie:
Pyetje: Vrasja e një dite më parë njollosi procesin, që do thotë e hedh poshtë gjithë procesin.
Bateli:
Jo ishte një incident, tragjik, i izoluar që po hetohet. ثshtë ngjarje e trishtë, por ndonjëherë ndodhin të tilla gjëra.

Integrimi Evropian
Bateli:
Rruga drejt integrimit evropian vijon,, një gjë e tillë është vendosur më parë dhe është bërë goxha punë. Jam i bindur se gjithcka do të përfundojë sic duhet këto zgjedhje, janë zgjedhjet ë zakonshme që bëhet,. Ka pak proces në lidhje me procesin zgjedhor, kam i sigurtë që puna përmirësimin dhe përafrim ne legjislacionit vendas me atë evropian do të vijojë.

Pyetja: Në cfarë niveli ishin zgjedhjet kësaj here?
Bateli:
Jam i mendimi që deklarata që e lexova paprapraksiht, dhe cdo fjalë që shpreha është produkt i një punë të gjatë dhe të përbashkët që është bërë nga shumë individë, si OSBE ODIHR asambleja parlamentare. Në krahasim me 2009 dhe zgjedhjet vendore, shoh pak progres, një progres të vogël, zgjedhjet ishin të lira dhe për mendimin tim të drejta dhe problemet dhe mangësitë janë të shprehura në deklaratën për shtyp dhe pastaj varet nga autoritet shqiptare dhe populli shqiptar për të parë cfarë do bëhet për përmirësime të mëtejshme.

Cony McComarck: ثshtë proces progresiv, dhe ka shumë shkallë të angazhimit. Kur ka mundësi të shihet mundësia dhe thellësia e kësaj deklarate do shohim që përmenden disa mangësi.

Pyetje: Keni frikës e rezultati nuk do të njihet?
Bateli
: Shpresoj që jo, nuk ndjej ndonjë frikë. Frika nuk është një fjalë që ja vlen të thuhet, nuk mendoj se do ishte fjala e duhur, rezultatet do të vijnë, do të dalin, shqiëpria është ndër vendet e radha kur rezultatet vijnë aq vonë., kjo krijon një farë pasigurie, por unë vërtet shpresoj që numërimi të mbarojë së shpejti dhe rezultatet të

Volonte: Tani është momenti që liderat politik të demostrojnë se meritojnë besimin, ata duhet ë provojnë se e meritojnë besimin e popullit shqiptar, ata e dinë këtë e dinë që e gjithë Evropa e po i shikon.

Mendimi juaj për shpalljen e parakohshme të fitores?
Bateli:
Po më kërkoni të bëj një koment politik por ne dhe ju nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Cony McComarck: Procesi i numërimit krijon një lloj ankthi dhe hapësira për të rritur temperaturën, mendoj se ka mënyra specifika sa i takon administrimit zgjedhor dhe do e bëj ë në zgjedhjet ë tjera.

KQZ
Cony McComarck
: Certifikimi i rezultatit do të bëhet me shumicë votash në KQZ. Ne e dimë se sipas kodit zgjedhor duhen 5 vota për të certifikuar rezultatin zgjedhor.

(e.m/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top