Operatori “Mobile 4 Al” duhet të fillojë ofrimin e shërbimeve brenda vitit 2009

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Futja në tregun e telefonisë celulare të operatorit të katërt e krijuar nga PTK e Kosoves dhe biznesi shqipetar do të sjellë reduktim të mëtejshëm të tarifave. Për “Mobile 4 Al”, sipas drejtuesve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tarifa e terminimit do të jetë objekt negociatash midis këtij operatori dhe operatorëve të tjerë celularë.

Sipas AKEP-së rregullimi i tarifave të terminimit të operatorëve celularë duhet të vijojë edhe gjatë periudhës 1 shtator 2009 deri më 31 gusht 2010.

“Përdorimi i asimetrisë është i justifikuar edhe për operatorin e katërt celular, “Mobile 4 Al” që pritet të fillojë ofrimin e shërbimeve në fund të vitit 2009. AKEP-ja gjykon se aplikimi i asimetrisë për tarifën e terminimit të “Eagle Mobile” dhe tarifës së terminimit në “AMC” dhe “Vodafone” është i justifikuar, duke gjykuar se “Eagle Mobile” ka hyrë në treg në mars 2008, që do të thotë 7-8 vjet më vonë se kompanitë “Vodafone” dhe “AMC””, - vlerëson analiza e tregut e AKEP-së.

Sipas specialistëve të këtij autoriteti, në momentin kohor të hyrjes në treg të “Eagle Mobile”, tregu celular kishte arritur në afërsisht 2.3 milionë përdorues apo mbi 70 për qind penetrim.
*telegrafi*
 
Sa mire, sa me shume kompani te kete aq me mire do jete per ne .
Ne grin per shume kohe AMC dhe Vodafon ,shyqyr qe doli eagle mobile qe u ulen cmimet.
 
ja do dal dhe ky do shtohen ofertat pastaj
slango 3000 minuta,sms falas,net falas,mms gratis
yhyyyyyyyy ca nuk shpik shqiptari per te fituar te holla
 
Futja në tregun e telefonisë celulare të operatorit të katërt e krijuar nga PTK e Kosoves dhe biznesi shqipetar do të sjellë reduktim të mëtejshëm të tarifave. Për “Mobile 4 Al”, sipas drejtuesve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tarifa e terminimit do të jetë objekt negociatash midis këtij operatori dhe operatorëve të tjerë celularë.

Krahasuar me asetet, pasurit, kaapcitetet dhe mundesit qe ka PTK-ja, automatikisht eshte ne perparesi me kompanit tjera sepse PTK-ja munde te krijoje treg te perbashket Shqiperi - Kosove gje qe kompanit tjera nuk munde ta bejne.
PTK-ja sipas planeve do investoje rreth 550 milion Euro ne Shqiperi gjate shtrirjes se saj dhe kjo do jete me interes te vecante te Shqiperise, Shqiptareve dhe PTK-se.

Uroje qe te realizojne sa me shpejt investimet. :gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top