Odiseja e Zogut nëpër Europë dhe konferenca e parë për shtyp

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Odiseja e Zogut nëpër Europë dhe konferenca e parë për shtyp Përpjekjet për të krijuar një platforme anti-italiane

Pasi la pas krahëve tre shtetet e reja Baltike, odiseja e Zogut vazhdoi në Stokholm të Suedisë, ku mbajti edhe konferencën e parë për shtyp që prej rrëzimit nga froni. Në të ai u zotua se, nuk do të dorëzohej derisa të vdiste. Më pas ai do të spostohej në Francë, ku do të zhvendosej në një kështjellë, të cilën do ta merrte me qera posaçërisht për mbretëreshën Geraldinë, së cilës nuk i pëlqente të jetonte nëpër hotele. Përpjekjet e tij për të krijuar një platformë anti-italiane vazhduan në Paris edhe pse një lobing me emigrantët ishte shumë i vështirë. Profesori britanik sjell detaje të hollësishme nga udhëtimi i mbretit Zog, Jason Tomes ka dhënë mësim lëndën e historisë dhe politikës moderne në universitetet e Oksfordit, Varshavës dhe Bostonit. Interesi i tij mbi Shqipërinë daton 25 vjet më parë, kur ai dëgjoi për herë të parë në valë të shkurtra radio Tiranën. Ai është autori i librave “Balfour” dhe “Foreign Policy” si dhe mbi pesëdhjetë artikujve për “Oxford Dictionary of National Biography”. Më 17 korrik, grupi mbretëror la Rigën për t’u nisur drejt Suedisë. Në Stokholm, Zogu dha konferencën e parë të shtypit që prej rrëzimit nga froni. I strukur në një tavolinë, pas një flamuri të vogël shqiptar dhe i rregulluar më së miri Zogu u zotua se çdo shqiptar kishte për detyrë të përpiqej për lirinë e vendit të tij. “Unë nuk do dorëzohem deri sa lufta të mbarojë ose unë të vdes”. Për sa u përket planeve të tij ai tha se pas një muaji ose dy në Francë ai do shkonte në Angli për të marrë me qira një pronë, deri sa të ktheheshin në shtëpi, shtoi Geraldina. “Ne e dimë se Shqipëria po na pret”. اifti u prit ngrohtë në Suedi, mbase sepse gazetat gabimisht kishin raportuar se Geraldina kishte prejardhje nordike (Strale d’Ekna kishte qenë njerku i nënës së saj). Stokholmi i bëri aq përshtypje Zogut saqë atij i pëlqeu të jetonte aty deri sa iu kujtua klima dimërore. Ai shijoi një udhëtim në Fjorde para se të largohej. Gjashtë makinat po e prisnin dhe gjithë familja u bashkua në Versajë, më 8 gusht. Kështjella “Chateau de la Maye” kishte qenë e dukës së Uindsorit në vitin 1938 deri sa dukesha kishte vendosur se ishte shumë e vogël. Kjo s’ishte hera e fundit në të cilën Zogu duhej të vendoste për ndarjen e dhomave mes anëtarëve të familjes. Mbret i Shqiptarëve, sepse kështu e quante veten, nuk kishte shumë vizitorë në Versajë. Bashkëpatriotët e tij në Francë nuk ishin të shumtë në numër. Një ndër më të famshmit prej tyre ishte Kosta اekrezi, republikani që kishte nxitur revoltën e Fierit. Edhe vetë Zogu nuk pretendonte se diaspora shqiptare ti jepte mbështetje të pakushtëzuar. Edhe pse një pjesë e politikanëve të dëbuar në vitin 1924 zgjodhën të kthehen dhe të bashkëpunojnë në vitin 1939, lidershipi informal i komuniteteve emigrante ishte në duart e atyre që kishin dalë jashtë Shqipërisë për t’i ikur sundimit të Zogut. Ato mund të bënin thirrje për unitet kundër Italisë, por jo për unitet pas monarkisë. Kjo ishte e vërtetë dhe për një sërë diplomatësh. Pasi s’merrnin më rroga, Faik Konica në Uashington dhe Lec Kurti në Londër u bënë kritikë të hapur të ish-sovranit të tyre.
Zogu vazhdoi t’i paguante shoqëruesit e tij edhe në Paris, edhe pse princi Abid, ambasadori shqiptar s’kishte thuajse fare peshë. Si turk që ishte ai i shihte ngjarjet nga një farë distance, ndërkohë që martesa me Sanijen tregoi gjithnjë e më shumë se nuk e kishte mbretin me vete. Zogu dhe Sanija kishin një qëndrim më perëndimor mbi rolin e gruas sesa Abidi, tendencat prej plejboj të cilat bashkekzistonin me konservatorizmin mysliman.
Zogu mbështetej më së shumti në ministrin e Oborrit. Sotir Martini kishte punuar fillimisht me Zogun në vitin 1922 si shef kabineti i ministrisë së Brendshme. Më vonë, si mjeshtër i Ceremonive ai fitoi besimin e familjes dhe ekzili e shndërroi atë në zëdhënësin kryesor të mbretit dhe njeriun më të besueshëm. Duke përdorur një ndërmjetës Zogu ruante akoma një aureolë ftohtësie mbretërore. Ai veçanërisht duhej të gjente mënyrën për të negociuar me azilantët anti-zogistë, pa u ulur në nivelin e tyre. Shqiptarët në Paris nuk binin dot dakord mbi një platformë anti-italiane. Mbreti refuzonte çdo formulë që hidhte dyshime mbi të drejtat e tij sovrane: اekrezi refuzonte çdo platformë që s’e kishte këtë formë. Zogu, si shumë të tjerë në gushtin e 1939-ës kuptoi se lufta Evropiane ishte e pashmangshme. Disa ditë para se Gjermania të pushtonte Poloninë ai kërkoi leje për një udhëtim privat në Londër dhe prej 10 shtatorit ai u strehua në hotelin “Broën’s”. Misioni i tij duket të ketë qenë krejtësisht financiar; të mbyllte llogarinë e tij në dollarë në “ثestminister Bank” duke marrë 82 mijë dollarët e tij si draft në Nju Jork dhe për të tërhequr 50 mijë sterlina nga “Lloyds” e t’i sillte në Francë fshehurazi kontrollit. Doganat bënë një sy të verbër (me këshillën e Zyrës së Jashtme) ndërkohë që badigardëve të tij u pëlqente të besonin se pamja e tyre e rëndë mund të kishte trembur menaxherin e bankës. Ndërkohë, Zogu nuk shfaqi kurrë besim në institucionet financiare e kjo mund të ketë qenë arsyeja e veprimit të tij. Në Tiranë, një komision special kishte konfiskuar pronat mbretërore si ndëshkim për “plaçkitjet, vjedhjet dhe mizoritë” dhe i kishte kërkuar qeverive të huaja të sekuestronin asetet e tij.
Gjatë kthimit të tij Zogu i gjeti gratë e shtëpisë të frikësuara nga ideja se Parisi mund të pësonte fatin e Varshavës ndaj ai u vendos në një hotel në Bretanjë.
Geraldina kujtonte dekada më vonë: “Ajo ishte e vetmja kohë në jetën tonë që me miratim të përbashkët ne e shpërfillëm prezencën e princeshave dhe i lamë pas gjithë problemet. Bënim ekskursione vetëm që nga mëngjesi e deri në darkë, në këmbë ose me makinë. Për mua...ai ishte muaji i mjaltit”. Nuk zgjati shumë. Kur princesha Ruhije u sëmur rëndë Zogu e drejtoi familjen për në Versajë, ku qëndruan në hotelin “Palais Trianon”. Pjesën më të madhe të ditëve shoferi e çonte “në punë” në Paris. Kjo punë ishte përpjekja me takt për të krijuar një lobim dhe nuk ishte aspak e lehtë. Qeveria franceze refuzonte ta hiqte urdhrin e ndalimit për t’u përfshirë në politikë dhe Daladier u tha ministrave të tij të shmangnin çdo marrëdhënie me atë “gangsterin që është paguar nga Italia për të flakur Shqipërinë”. Zogu u përpjek të takohej me deputetë të rëndësishëm dhe oficerë ushtrie me anë të atyre pak francezëve që njihte: Marcel Ray, Louis Mercier dhe veteranë të tjera nga Legata e Tiranës.
Britania e njohu pushtimin italian të Shqipërisë, kur emëroi konsullin gjeneral në Durrës, në tetor të vitit 1939. Zogu i dërgoi një notë proteste mbretit George VI dhe nuk u dëgjua më për zhvendosjen e tij në Londër. Në Paris, princi Abid kishte akoma një farë statusi diplomatik, çka ishte njëfarë ngushëllimi përderisa Zogu s’kishte një të tillë. Egjipti dhe Turqia ishin të vetmet vende ku ambasadat shqiptare qëndruan të hapura.
Për t’i bërë qejfin Geraldinës, e cila nuk e pëlqente jetën në hotel shqiptarët u vendosën në vitin 1940 në një pronë të vjetër në luginën e Shëvresë. Por aty iu duk të gjithëve shumë ftohtë. Atëherë, Zogu mori me qira kështjellën “Chateau de Mery-sur-Oise” në veriperëndim të Parisit, por kur qyteti u bombardua më 10 maj, disa banorë lokalë ia atribuan këtë prezencës së tij.
TO
 
Ahmet Zogu ka meritat e veta si ish kryetar shteti , te cilat nuk i duhen hedhur poshte
Largimi i tij si nje lepur e lenia e Shqipetareve ne meshire te fatit ne momentin kur filoi lufta e dyte boterore ate e cvesh nga cdo burreri dhe kontribut per kete vend
Po te ishte nga ata burra se zotohej te vdiste , le te rrinte ne atdheun e vete e ti vinte gjksin luftes si bene shum mbreter ndaj vendit te tyre , e le te vdiste aty ku i taknte
Ne konferenca te gjithe zotohemi se do vdesim per atdheun , po vdekja do burra jo plangprishes si ky ish mbreti yne
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top