Obama: Udhëheqësit e Lindjes së Mesme duhet t’i largohen greminës

Зngjεll

___________
Obama: Udhëheqësit e Lindjes së Mesme duhet t’i largohen greminës

* Pritet që Obama të takohet me Netaniahu gjatë vizitës së tij në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ditën e martë i kërkoi Izraelit dhe palestinezëve t’i largoheshin greminës, duke thënë se priste shenja të dëshirës së mirë nga të dy vendet, si një shenjë e përpjekjes për të rifilluar bisedimet e paqes.

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, Obama siguroi mbretin Husein të Jordanisë mbi përkushtimin e tij për të gjetur një zgjidhje dypalëshe për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Përpjekjet e Obamës për të arritur një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme janë ndërlikuar nga ardhja në pushtet e Netaniahut.

"Duhet t’i largohemi greminës",- u tha Obama reporterëve pas takimit me Abdullahun.

Obama tha se priste të takohej me Netaniahun gjatë vizitës së tij në SHBA, por ende nuk është caktuar një datë për këtë vizitë.

Duke nxitur Netaniahun për të pranuar parimin e një shteti palestinez pranë Izraelit, Obama tha: -"Ata duhet të forcojnë pozitën e tyre."

Ai tha se kishte shpresë që dy vendet të tregonin dëshirën e mirë në muajt e ardhshëm.

"Bisedimet nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë",- tha Obama. "Në një pikë duhet të merren masa konkrete."

Obama përsëriti premtimin e tij se çështja e paqes në Lindjen e Mesme do të ishte një prioritet i administratës së tij, në kontrast me paraardhësin e tij Xhorxh W. Bush, i cili është kritikuar se nuk e ka trajtuar si duhet konfliktin e vjetër.

Përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe palestinezeve shihen si një pikë kyçe e premtimeve të Obamës për të përmirësuar imazhin e SHBA-së në botë./G.Agon/
 
Back
Top