O ba.. c'dreqin do??

Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Po kjo eshte "shenje edukate"...
Sic je i ritur ... ashu dhe flet... Nuk besoj qe nje njeri i ritur tamam... do mund ti drejtohet prindrit ashu...
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Nese prinderit jane te perkushtuar ne rritjen dhe edukimin e femijeve te tyre nuk besoj se ndonjehere femijet mund t'ju drejtohen ne kete menyre...Kur babi apo nena i drejtohen njeri tjetrit apo dhe antareve te tjere te familjes me ''ca dreqin ke'' at'her cfar presim nga femijet...Ato kopjojne te rriturit, kshtuqe ne keshtu raste skemi pse habitemi...Ju duhet bere nje riedukim ketyre prinderve e pastaj femijeve lol.
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

keq me vjen te them qe edhe i kam thene nje ose dy here gjate gjithe ktyre 19 viteve t`jetes time, por jam ndjere tmerresisht keq kur jam qetesuar,njerez jemi, ndodh dhe qe trashet muhabeti.., por..babi im eshte babai me i mire ne bote, mi ka falur te gjitha, me ka bere te ndihem mire, sikur ska ndodh asnje nga zenkat qe kemi patur, ai eshte shoku im me i mire qe me ka mesuar c`eshte jeta, liria,miqesia, respekti etj etj
kaq per veten time, sdi te flas per te tjeret
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

me i than kshu babit tim ai bohet HULK
ahahaaha
nuk kam konfidenca te tilla me prindrit
me mamin nxefem por maximum i kam pas than : he...gjuj gjuj po deshe...................po mi po vetem ti ke te drrejt ne ket bot ................o ma..je plak
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

kshu ndodh.....po duhet ta ruash qetesine,se kapercehet me mire situata........
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Eshte faji i kohes dhe jo i femijeve koha ka evoluar dhe me vete ka sjelle dhe sjellje te tilla ....Une kam marrdhenie te mira me prinderit me shume respekti ndaj tyre sdo me lejonte te sillesha ne kete menyre me ta...Keto fenomene jane me te evidentuara te meshkujt...
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

gjthm ja veme fajin dikujt,por jo vetes....
e kam thene e bere dhe une dicka te tille,e nuk jam aspak krenare....
po ja qe babin e kam flori,e din si tme kape,me mire se ai nuk me njeh kush...e kam pike te dobet,e kur mendoj budallalleqet qe kam bere e thene ne adoleshence,me vjen turp...
epo jan hormonet,epo è koha....cdo gje qe ishte iku....
e rnd è qe tani qe je pjekur icik,i kupton gabimet,dhe e din qe nuk duhen xseritur....:D:D
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Ore mire eshte edhe keshtu, "o ba c'fare do" se si po shkojne punet do nisin baballaret te thone tani o djale/vajze c'fare do.
Une nuk kam arritur asnjehere ti them babait "c'fare do" per faktin e thjeshte se nuk do te merrej me mua ai, kish te tjera pune per te bere LOL LOL
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

ehh me babin edhe zeri na deridhet kur i flas ne tel :D.........o ba,pavaresisht nga gabimet te dua shume fort....se ti ta imponon te te duash...ke zemer shume te mire
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Kur ne kemi mendime te ndryshme me motrat e vellezerit, mendo me prinderit tane. Para se te nxjerresh nje fjale nga goja me prindin duhet te kuptosh qe jemi rritur ne kohe te ndryshme, per ate qe ne na duket normale, nuk eshte normale per ta. Do kete gjithmon kundershtime per kete arsyje, por kjo nuk i jep asnje femije te drejte t'i flasi prindit te tij ne ate menyre arrogante. Sado qe dua te flas me vete per adoleshentet, pasi ata nuk i kontrollojne fjalet dhe veprimet e tyre nga mosha dhe nga pjekuria, prap nuk mundem pasi ka te rritur plot qe flasin ne kete menyre me prinderit dhe gjysherit e tyre.
Vete mbaj mend te thoja "ju nuk me kuptoni dhe kurre sdo me kuptoni"... lol. Mami ma kujton gjithmon dhe del prap tek ajo qe thash me siper, disa gjera i shohim me sy tjeter, por ajo te cilen e kemi ne dore dhe e komandojme eshte takti i te folurit dhe te biseduarit per ate cka ata "nuk e kuptojne".
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Sa do doja ta kisha dhe une babin ,tani qe se kam s'ka vlere me azgje se c'fare shkruaj ne kete teme .
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

jANE SHPREHJE MESE NORMALE KUR FUTESH NE ETAPEN E ADOLESHENCES.

kJO ESHTE NJE MOSHE SHUME DELIKATE SI PER FEMIJET QE E PERJETOJNE SI PER PRINDERIT PASI JO TE GJITH PRINDERIT DINE TE SILLEN NE KETO RASTE ME FEMIJET E TYRE. Prinderit kan nje rol vertet shume te veshtir ne keto raste pasi sdin nese e mira eshte tu kundervihen femijeve te tyre me sjellljen qe ato kane dhe si pasoje do lindnin zenka e keqkuptime apo ti tolerojne duke u dhen liri ne menyre qe ato te kuptojne nga gabimet e tyre dhe te rriten vete. Zgjedhja do ishte vertte e veshtir pasi jo te gjith femijet reagojne po njesoj. Disa mund te jene te kuptueshem dhe te mos rebelohen ndersa per te tjere mund te jete vertet fatale cilado zgjedhje.pasi do rebeloheshin gjithmon e me shume ose do zgjidhnin rruge te gabuar nese do toleroheshin jashte normave.
Qe te dish si te besh ne keto situata , memdoj une, duhet te vihesh ne pozitat e femijes dhe te
per piiqesh ta kuptosh vertet shume mbi te gjitha dhe me e rendesishmja eshte Komunikimi. TE FLASESH ME FEMIJEN TEND SI SHOK, TE BISEDOSH ME TE, TA KESHILLOSH DHE MBI TE GJITHA TE MOS E GJYKOSH.
sINQERISHT MENDOJ SE ESHTE NJE MOSHE VERTET SHUME DELIKATE DHE PRINDERIT DUKET TE PERPIQEN JASHTZAKONISHT SHUME TA KUPTOJNE FEMIJEN E TYRE DUKE I DHEN LIRI DHE LIMITE NE TE NJEJTEN KOHE.

P.S femijet mbeten femije dhe prinderit duhet ti kuptojne pasi kane kaluar vet ate periudhe qe eshte nje arsye me shume per ti kuptuar. por kjo gjithmon varet nga prinderit dhe nga femija.​
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Interesante tema, e ç'me doli perpara pikerisht sot kur iu drejtova babit me nje ton goxha te ashper 'o babi jam vone' sikur te ma kishte ai fajin. Realisht, isha une ajo qe u zgjova me heret (kisha kohe te mjaftueshme per te ecur deri tek stacioni i trenit) por jemi mesuar urte e bute dhe doja qe t'me shpiente babi me makine...dhe ja, vjen nje çast, sado e durueshme qe je (dhe me besoni qe jam person teper e durueshme), vjen nje çast edhe atehere kur nuk je me adoleshente qe e flet fjalen pa menduar.

Kuptohet qe u pendova dhe porsa erdha ne pune e mora ne telefon per t'i kerkuar falje por te mos harrojme qe duhet te tolerojme njeri tjetrin. Ime moter eshte 'adoleshente' tani dhe po kalon ate fazen qe 'te gjithe jane kunder meje' dhe qe 'te gjithe me duan me pak mua' e shume e shume te tjera. Duhet te tregohemi durues dhe edukativ si prinderit ashtu dhe motrat e vellezerit (nqse jane me te medhenj). Ndonese nuk ju jam drejtuar kurre ne kete menyre prinderve, ndoshta sepse i kam konsideruar si shoke gjate periudhes se adoleshences sime, ndodh ne disa raste qe nevrikosemi dhe sillemi ashper per momentin.
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Femijet, pa marre parasysh moshen e tyre perfshi edhe adoleshencen ketu, mbeten ne njefare menyre brenga e prinderve te tyre. Nga kjo rezulton thenja se: ''Pa marre parasysh moshen tone per prinderit tane ne gjithnje mbetemi femije''. Eh prinderit....ata te cilet aske nuk do deshironin te shihnin me te lartesuar se veten, pervec neve. Per kete ne meshkujt kemi nje thenje te qelluar: ''Mos me gjet kurre ajo cfare mendon nena e gjithnje me gjet ajo cfare mendon gruaja''

Fatkeqesishte, per ti lumturuar te gjithe prinderit e botes perfshi edhe ne, akoma nuk eshte gjetur formula magjike e cila do krijonte prototipin e femijes aq te dashur e te pritur nga pritur nga prinderit. Megjithate secili nga prinderit bene mundin, djersen per t'i dhene femijes se ti sa me shume virtyte te mira. Kjo ndodhe tek te gjithe prinderit perfshi edhe ata te cilet vet nuk kan virtyte te mira. Sa sa ja arrijme kesaj mvaret nga shume faktor e ndoshta ne jo pak raste ne bejme mundin pa rezultat, por, femija pa marre parasysh rruget e tij ( te mira apo te keqe) ngelet brenga e jone, me i dashuri, me i embeli.... me i miri i te mireve edhe kur na hidheron.

Kontradiktat me shume i shoh si konflikt gjeneratash por edhe te kembenguljes se prinderve tane qe ne te rrezatojme me te miren e mundshme. Kontradiktat dhe papajtueshmerit egzistojne cdo dite dhe ne njefar menyre duke patur parasysh jo pjekurin e femijeve them se eshte obligim i prinderve qe te perdorin imagjinaten dhe pervojen e tyre te kombinuar me momentin e duhur per ti thene gjene e duhur. Them se femijet e sidomos adoleshentet jane sikur ajo thithesja qe mundohet te thithe gjithcka ( thithese pa site), por prinderit ne kete mes qendrojne si sita qe i amortizon gjerat e duhura dhe jo te duhura. Si prinder te ardhshem them se kemi obligim te zgjedhim gjuhen, menyren, metoden qe femijeve tane tua servirim pa ua prekur krenarin e tyre sidomos ne adoleshence. Ndoshta do ishte mire qe pas cdo kontradikte apo mos pajtimi prinderit te analizonin rastin, te specifikonin ndonje rast te tyre te ngjashem te ndodhur ne rinin e tyre, dhe ati rasti ti jipnin zgjedhjen me te mire te mundshme si shembull per femijen.

Por, nuk duhet harruar, kurre nuk duhet harruar se femijet tane jo rralle bejne sjellje te cilat i kan thithur dhe i kan bere sjellje te tyre si pasoje e bashkjeteses me ne. Andaj ne si prinder do duhej qe ne prezencen e femijeve kurre te mos leshohemi ne situata te acaruara dhe jo mire te menaxhuara sepse ata shume lehte munde te behen kopja jone ne situata te tilla.

Them se ne adoleshencen e femijeve nuk do ishte keq qe ti angazhojme femijet tane ne ndonje pune te vogel rreth shtepise qe te shpenzojne energjite e tyre te lazdruara. :gjujpeshk:
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Me babin ne pergjithesi shkoj mire.Me kupton per disa gjera po per ca te tjera..
Dmth akoma jane te mendimit qe jam femije, jo mos e bej kte jo ti je femije akoma.Se kuptojne asnjeri prej tyre qe ka kohe qe dua te rri vetem,dua te dal etj etj
Ndonjehere kur vi e merzitur (hallet e adolesheces mo) :p me sulen te dy jo ca ke jo kush tka merzit..bah

Gjeja tjeter qe urrej eshte se mendojne qe jane te rritur edhe prandaj kane te drejte per cdogje.Nganjehere me ngrihen edhe mua nervat pa pik arsyeje , ne fillim kur lindi vllai me ishte mbush mendja qe e donin ate me me shume mua sme donte akskush etj etj budalliqe
Flas pa u menduar edhe pendohem menjehere me vone :
 
Pe: O ba.. c'dreqin do??

Ska ndodhur qe ti drejtohem ndonjehere ashtu prinderve.
Nje here me mamin ngrita zerin dhe pastaj ika e putha direkt.
Kur eshte mosha e adoleshences i duket sikur ka boten ne duar edhe prindi kthehet shume adolesht sipas meje :D
Sa te pafajshem ne dikur, max i thoja popo ne shenje mohimi.
Pastaj kjo varetedhe nga edukata qe ka marre kur ka qene i vogel apo
kur sheh qe psh nje pjesatar i familjes silelt keq e sillet edhe ai/ajo.
Keshtu duhet mirekuptim nga te dyja anet :)
 
Pe: O ba.. c'dreqin do??

nuk ja lejoj vetes ti dretohem babit mamit ne kete sjellje po akoma dhe nje njeiut te huaj qe ka nje moshe me te madhe se une nuk do i thosha kurre ik mos me caj koken , respektoj moshen ne ralle te pare akoma me rendesi kur ata kan moshen e prinderve te mi , per babin tim e kam princin tim nuk do jetoja dot pa te eshte gjithcka e dua e me do shum me ka perkedhelur bej gabime , me qorton kur e shef qe jam gabim munte merzitem per minuta po qe ti kethehem jo ska shanc ...


gjeja me e shtrenjte qe ka njeriu eshte familja
 
Pe: O ba.. c'dreqin do??

No koment :(((((((((((((
 
Pe: O ba.. c'dreqin do??

Boh habitem qe njerezit nuk tregohen te drejte dhe te ky forumi shikoj vetem meshkuj perfekt edhe goca perfekte ...po i kam then "o ba me le rehat se s'jam mir" jo ate fjal (c'dreqin do) ka momente qe robi nuk ndihet mir psikologjikisht dhe nqs dikush te "bezdis " normale qe do i thush nje fjale me shum .. :)
 
Pe: O ba.. c'dreqin do??

Nuk ka te thot brezat e vjeter breza e rinj se po ta shofim ne kte kendvshtrim kto gjera me shum po ndodhin ne brezin ton , kto lloj fenomenesh po i hasim perdit dhe esht nje fenomen i shmtuar per shoqerin ton. Perindit nuk i bertitet dhe nuk i kthehet llafi na ate mnyr edhe sikur gabim ta ket duhet te ulesh koken para ti sepse jan prindit e ty jan ata qe nesper paseser ju qan zemra per ty, jan ate qe merakosen kur fmija vonohet shkon von ne shpi pernidin nuk e ze gjumi gjith naten vjen verdall shpis deri sa ta shof fmijen e vet ne shpi , jan ata qe sakrifikojen jeten per ne , jan ata qe duan me te miren per ne duan qe te na shofin te lumtur per her dhe cdo gje qe e bejn e bejn per lumturin ton , une as nuk e imagjinoj dot ti flisja babit tim ne ate mnyr dhe me vjen keq kur shof fenomene te tilla te sillen ne kte mnyr me babain e tyre, nuk do kerkoja shum ne kte jet vetem te ma silte dhe nje her driten e syve te mir te me sillte nje her te vetme babain tim pran ta shikoja me sy , e jo me ta arrish ne gjendje ti bertasesh apo ti ofendosh me te tilla pergjigje ;( kuptohet qe jo te gjith jemi njesoj por sido qoft kjo gje me ^perindin esht e pa tolerushme
 
Pe: O ba.. c'dreqin do??

Eshte kjo fjalia qe pershkruan brezet e viteve tona.
Gjith dijme qe kur femija/adoleshenti, eshte ne faze rritje, fillon te perballohet me problemet e jetes, trupi i tij ndryshon, ndryshojne mendimet dhe pjekuria..dhe pikerisht nje nga situatat me te nderlikuara per te, eshte mardhenja me prinderin.
Dicka qe fill te bie ne sy eshte sillja qe vajza/djali mbane me prinderin, pa pike problemi i versulet babase/mamase me ter nerva,dhe mosdurim, me fjali te tilla: "ik ore aman dhe ti..s'di nje here ca dreqin do" ose..
"po vazhdon ti..boll se me qave koken" per mos te perdorur shprerje te tjera.

Eshte normale kjo situate?
Eshte normale qe babaja te degjoje fjale te tilla nga femija i vet?
Eshte normale qe te jene NORMALE keto fjale, mos te bejne pershtypje sillje te tilla?
Kjo qe po ndodh tani, (ne keto vite kur kemi gjithe kushtet e plotesuara, dhe jemi teper te "pergedhelur" nga jeta) ndodhte dhe tek brezet e kaluara apo eshte me e theksuar tani?
Eshte faj i prinderit qe ska dite te edukoje femijne e tij, qe i kthehet kunder direkt ne menyr ofeduse, apo eshte faza e veshtire, te ciles i lejohen dhe keto shkelje edukate?

Bisedim te kendshem!

Flas per prindin..nuk eshte normale qe prindi te degjoje fjale te tilla (sidomos per bijte mbi 18 vjeç), por prindi ka pergjegjesi te madhe dhe ka mundesi te shmange situata te tilla. Duhet te kesh bere goxha pune deri ne kete kohe dhe pas kesaj...duhet ta konsiderosh djalin/vajzen, shok ose shoqe..., por nuk duhet hequr dore teresisht (te lash duart), sepse ne fund te fundit biri yt eshte...
do takt ne komunikim dhe kujdes te vazhdueshem...,megjithate situata te tilla do te ndodhin, por puna eshte te mos behen rruge..
 
Pe: O ba.. c'dreqin do??

Varet nga familjet, eshte shume relativ si problem, varet nga kultivimi i femijes dhe ushqimi i diturise dhe i edukates qe i eshte dhene, gjithashtu, varet dha ambjentet qe femija frekuenton, po ashtu varet dhe nga njohurite qe merr ne shkolle, prandaj ka qene dhe do mbetet si problem pavarsisht emancipimit dhe evolimit te mentalitetit njerzor.
 
Pe: Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Eh e mbaj mend si sot ate dite...e kam korigjuar gabimin.!!

Interesante tema, e ç'me doli perpara pikerisht sot kur iu drejtova babit me nje ton goxha te ashper 'o babi jam vone' sikur te ma kishte ai fajin. Realisht, isha une ajo qe u zgjova me heret (kisha kohe te mjaftueshme per te ecur deri tek stacioni i trenit) por jemi mesuar urte e bute dhe doja qe t'me shpiente babi me makine...dhe ja, vjen nje çast, sado e durueshme qe je (dhe me besoni qe jam person teper e durueshme), vjen nje çast edhe atehere kur nuk je me adoleshente qe e flet fjalen pa menduar.

Kuptohet qe u pendova dhe porsa erdha ne pune e mora ne telefon per t'i kerkuar falje por te mos harrojme qe duhet te tolerojme njeri tjetrin. Ime moter eshte 'adoleshente' tani dhe po kalon ate fazen qe 'te gjithe jane kunder meje' dhe qe 'te gjithe me duan me pak mua' e shume e shume te tjera. Duhet te tregohemi durues dhe edukativ si prinderit ashtu dhe motrat e vellezerit (nqse jane me te medhenj). Ndonese nuk ju jam drejtuar kurre ne kete menyre prinderve, ndoshta sepse i kam konsideruar si shoke gjate periudhes se adoleshences sime, ndodh ne disa raste qe nevrikosemi dhe sillemi ashper per momentin.
 
Pe: O ba.. c'dreqin do??

Po doni te martoheni keni gocat dhe meshkujt perfekt ketu ne forum...mjafton te shikosh postimet me siper.

Une per vete sjam perfekt, per shume arsye jo se e hedh shu@en perpjete. :D
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Ikem un e nje shoqja ime diku tpysnim per dicka, vec kur ja kercet njoni :-"Dale tmarr ,Plakun ncel un i her" thash do marr tja fus ncelular kokes :D
Rinia sotshme, un veq ta kisha Kta e kan sja dijn vleren :D
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Mu kujtua vellai im tani. Vellai eshte sh i ashper me prinderit. Mund te ishte dhe me mua por une s'e ngacmoj shume. Dhe te mendosh qe te njejten prinder na rriten te dy ama jemi kaq ndryshe. Adoleshenca eshte me e prirur te jene te acaruar por s'do te thote gje. Fatkeqesisht gjen dhe jo adoleshente qe i flasin prinderve si mos me keq :(. Nese do flisja per veten, jam goxha e rezervuar. Ndoshta fjala me e madhe qe mund te kem thene ka qene: okay, pra okay e mora vesh. (dhe normal toni i acaruar). Kryesisht thjesht u jap te drejte. Sec kam nje dhimbshuri qe jam larg e s'dua tja pish per asgje.

Por prap tani njerezit jane te ndryshem kush esht i durueshem kush jo.. Po dhe prinderit ka raste kur gabojne shume. Me verte duan te miren tone por dhe 100 here e njejta gje nuk thuhet. Gjthss kur te behemi dhe ne prinder te njejten do thone e femijet per ne..
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Eshte bere fenomen kjo ceshtje e mardhenieve prind-femij ne mos kryerjen e obligimeve ndaj njeri tjetrit . Une medoj dhe jo vetem qe mendoj , po ne fakt edhe ashtu eshte , nese prindi I prin ne fillim femijut me edukate s'ka se si mos e respektoj edhe femija prindin pastaj . Po neglizheca e prinderve ndaj edukimit te tyre bene qe neser femija Ti harroj mundin dhe sakrificen e prinderve . Po flas per edukimin shpirteror-fetare , sepse te gjithe e kemi kaluar lenden e edukates qytetare , dhe sigurisht te gjithe me 5 e kemi kaluar ate lend . Une kur kthehem ne kohen e adoloshences dhe kur e shohe veten pas adoloshences dhe kur I shohe ndryshimet e Mia ne vepra dhe kur I shohe raportet e vellezerve te mi me prinderit theme se , faktori fe eshte I vetmi qe kryen Pune ne kete drejtim . Dhe kete problem jo vetem ne nje familje e gjejme , po sic e thash eshte bere fenomen . Shumica e njereve mendojne se vetem me shkollimin e thate te shkrim leximit mjafton te jetohet ne kete jete . Dhe keshtu e genjejne veten , se shkollimi ne nje fushe te caktuar , pastaj profesionalizimi ne nje drejtim te caktuar dhe marrja e nje rroge mjafton .Dhe ketu eshte caku I fundit te nje kete te dinjiteteshme . Jo , gabojne te gjithe nese mendojne keshtu mbi jeten . Nese njeriu nuk krijon koncept te sakte mbi jeten dhe qellimin e saj problemet e tilla ne familje vetem se sa do te rriten dhe kam frike se do te vie koha qe edhe kafsheve do Ti marrim lakmi per raportet e tyre ndermjet vete !
Ka shume per te skruar per kete teme , po mbase jam me telefon , po e perfundoj me kaq .
 
Titulli: O ba.. c'dreqin do??

Une mendoj qe nje sjellje e tille e femiut ndaj prinderve eshte mungese educate dhe nuk pajtohem se eshte problem vetem qe prinderit ne kete kohe dinamike te jetes kane shume pak kohe, hapesire dhe mundesi te merren me edukimin e femijeve te tyre, prederisa ata duhet te luftojne cdo dite qe te u sigurojne nuje jete te dinjitetesheme duke punuar dite e nate. Normal eshte qe ky veprim i prinderve nuk eshte ne rregull, por jeta e sotme kete na servon, mungesen e kohes. Mirepo cdo femije duhet te sjell ne mendje se po ata prinder ndaj te cileve ai/ajo sillet pa edukate, jane po ata qe e rriten, e ushqyen, e pastruan, I ndenjen zgjuar mbi koke sa here semurej apo lendohej, e keshillonin kur kishte nevoje (per aq sa kishin kohe) dhe gjithcka benin ne jete, e benin qe ata (femijet e tyre) te kishin nje jete me te mire se sa qe ata vet e kishin dhe qe perkunder varferise dhe mungeses se gjerave elementare, kurre nuk i akuzuan prinderit e tyre dhe aq me pak treguan mosrespekt ndaj tyre.
Pa dyshim se mosha e adoleshences eshte faze tranzicioni e rrezikeshme, kur femija mund te marre rruge te gabuar, por kjo assesi nuk i aresyeton sjelljet pa respect ndaj prinderve.
Te mos harroj ta them edhe kete: Femijet me shume vezhgojne se sa degjojne, prandaj nese ju silleni keq me prinderit tuaj, kete (bile nje shkalle me keq) do e bejne femiet tuaj ndaj jush!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top