• اesk Zadeja, njeriu i talentuar që shkroi muzikën shqiptare

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
اesk Zadeja është një emër i shquar në muzikën shqiptare. Ai është një nga kompozitorët tanë më të njohur, i cili për kontributin e tij në muzikën shqiptare ka marrë vlerësime të shumta. Influenca e krijimtarisë së Zadesë ishte e madhe te një sërë krijuesish të tjerë, që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, sepse veprimtaria e kompozitorit Zadeja në lëmin e kompozimit në tërësinë e saj ka qenë dominante, superiore dhe udhërrëfyese për gjeneratat, të cilat i ka mësuar si pedagog në Akademinë e Arteve. اesk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër, dhe vdiq më 15 gusht të vitit 1997 në Romë. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollënfrançeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës. Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar Padër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Që në vegjëli në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Herët shfaqi talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, te kompozitori Umberto Semproni. Në vitet 1946-1947 punon në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor, kurse pas dy viteve shërben në ushtrinë e atëhershme deri në vitin 1951. Në vitin 1949-51 e kryen shërbimin ushtarak si dirigjent në Ansamblin Artistik të Ushtrisë, ku në këtë kohë atë e dërgojnë në Moskë për studime muzikore, dega e kompozimit në Konservatorin Petar Iliç اajkovski të Moskës, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me të kryer studimet, si student i dalluar kthehet në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, më pas emërohet si udhëheqës artistik në Tetarin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966. Ndër veprat e tij mund të përmendim “Suita e Veriut”, “Suitë korale”, “Skica simfonike” “Romanca”, etj.

P.s Po muzika e filmit Skenderbeu, si iu eshte dukur ? Per mua nese ai film ribehet, pa ate muzike nuk ka kuptim...


Sot
 

Attachments

  • cd zadeja.jpg
    cd zadeja.jpg
    11.5 KB · Shikime: 21
Te tille si ky nuk lind me Shqiperia...

si ky lind shqiperia dhe ka lindur, po sistemi mizor komunist i ka shkaterruar.
cesku ka qene kompozitor shume i zoti dhe shume punetor.
une e kam njohur dhe personalisht, ka qene dhe alamet burri me humor.
turp i madh qe vdiq i varfer.
 
Nje tjeter njeri me vlere eshte Limoz Dizdari per mendimin tim, po edhe ky nuk degjohet gjekundi!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top