Nxirje,te merrni diell ju ben mire

braziljania

Anëtar i Nderuar
Te merrni pak rreze dielli, pa u ekspozuar ne menyre te ekzagjeruar ju ben me te vertet mire. Cdo vere ideja eshte gjithenje e njejta, shpresojme te behemi me te bukur me pigmentin nxires.

Dermatologot thone nese do te ekspozoheni me kujdes dhe ne menyre te kontrolluar ne diell, ai ju ben shume mire. Gjeja me e rendesishme eshte te evitoni te digjeni. Ne fakt djegia pervec ngjyres jo te bukur dhe dhimbjes qe shkakton ka dhe kunder indikimet e veta: shtone rrezikun per kancerit e lekures( beni kujdes me nishanet). Por dielli eshte nje aleat i mire i kockave, stimulon fizikun tone per te prodhuar vitaminen D. Kremerat solar jane miq te mire te lekures. Perdorini me faktore te lart, sepse hidratojne lekuren dhe e mbrojne ate. Persa i perket nishaneve eshte mire te beni nje kontoll perpara se te niseni per pushime, pasi disa nuk duhet te marrin rreze te drejtperdrejta./burimi: ikubinfo/
 
Si ta pergatisim lekuren per nxirje?

Si ta pergatisim lekuren per nxirje?

Jemi ne fillimet e plazhit, dhe bashke me te edhe deshira per tu nxire. Lekura duhet te pergatitet ne menyre qe te mare nje ngjyre te bukur dhe te shendetshme, homogjene dhe qe te zgjase.
Ja disa keshilla per te pergatitur lekuren e fytyres dhe te trupit nga rrezet e diellit.

Filloni me ushqimin: shtojini dietes tuaj nje sasi te vogel me fruta te thata te cilat permbajne acid yndyror qe ndalojne radikale e lira. Konsumoni ushqime te pasura me beta-karoten, pini shume uje.



Fytyra:

Evitoni te lani fytyren me uje dhe sapun pasi, than lekyren. Me mire zgjidhni nje pastrues qumesht me vitamina dhe nje tonik per ta perdorur ne mengjes dhe ne mbremje, me pas aplikoni nje krem hidratant. Mund te perdoret nje krem i cili permban acide te frutave, te cilat kane aftesi per te arritur ne siperfaqe, dhe keshtu fytyra do te jete e ushqyer dhe e hidratuar. Nje here ne jave beni nje scrub te lehte per te eleminuar qelizat e vdekura, ne mbremje para se te shtriheni per te fjetur mund te perdorni edhe nje maske ushqyese.


Trupi:
Beni nje dush te perditshem dhe perdorni nje lares delikat i cili ben pak shkume. Ideale do te ishte nje vaj dushi i cili nuk te thane lekuren e trupit dhe respekton mbrojtjen natyrale. Mbas dushit eshte e nevojshme te aplikoni nje krem hidratant. Edhe trupi ka nevoje per nje scrub nje here ne jave per te eleminuar qelizat e vdekura. Nese e keni lekuren shume delikate dhe te ndjeshme, perdorni nje produkt delikat njehere cdo 15 dite.

ikubinfo​
 
Dhjetë këshilla për të patur një lëkurë ngjyrë çokollate.

Dhjetë këshilla për të patur një lëkurë ngjyrë çokollate.

Dëshiron të kesh një lëkurë të nxirë, shpejt dhe pa djegie? Ekspertët kanë formuluar 10 rregulla të arta: lexoji dhe do të të shërbejnë. Jeni të elektrizuar nga ideja se edhe pak edhe do të niseni për pushime. Dëshironi të shijoni çdo rreze që dielli i fal tokës dhe trupave tanë shtrirë në rërën e nxehtë të plazhit. Por mos u shpejtoni, për të patur një lëkurë të nxirë në mënyrë të shëndetshme situatat duhen ndjekur me një rregull të caktuar. 10 gjërat që duhet të dish!

1. Përpara se të nisesh përdor një krem parapërgatitor

Bëhet fjalë për produkte që favorizojnë një ngjyrë uniforme dhe rrisin rezistencën e lëkurës ndaj irritimeve të ndryshme. Efektet janë të garantuara nëse fillon këtë trajtim të paktën një javë para pushimeve.

2. Lyej trupin me krem përpara se të shkosh në plazh.

Vendi më i mirë për të shpërndarë kremin mbrojtës është shtëpia, 10 minuta përpara se të dilni. Në këtë mënyrë do t'i jepni kohë lëkurës suaj të përthithë kremin gradualisht, duke rritur mbrojtjen ndaj diellit. Sepse lëkura e thatë është më e predispozuar të thithë elementet aktive të produktit kozmetik.

3. Pini shumë lëngje për t'u hidratuar

Gjatë verës trupit i duhet një hidratim ekstra. Jo vetëm për të kundërshtuar rrezet ultravjollcë, por edhe ato infrakuq. Këta të fundin rrisin së tepërmi temperaturën e trupit, i cili kundërvepron me nxjerrjen e lëgjeve trupore me anë të djersitjes. Për të rikuperuar lëngjet e humbura duhet të pini të paktën dy litra ujë mineral në ditë dhe të ushqeni lëkurën tuaj me produkte kozmetike hidratuese.

4. Luftoni celulitin edhe në plazh

Përfitoni nga pushimet për t'i dhënë trupit tuaj bukurinë që meriton; efekti i “lëkurës së portokallit” shkaktuar nga celuliti mund të eliminohet gjtë kohës që laheni në det. Mjafton të ecni përpara-mbrapa në ujë, duke e kthyer detin në një vaskë hidromasazhi. Lëvizja e ujit me forcë për rreth trupit tuaj stimulon qarkullimin e gjakut dhe relakson muskujt. Më pas, kur të ktheheni në rërë vendosini lëkurës një masë kremi kundër celulitit, ndryshimin do ta vini re ditë pas dite.

5. Mbani gjithmonë syze dielli

Syzet duhet të jenë të pajisura me lente anti UVA dhe UVB. Veç mbrojtjes së syve, në këtë mënyrë do të parandaloni edhe krijimin e rrudhave rreth tyre. Kujtohuni gjithmonë të vendosni kremin e diellit rreth zonës së syve, por kini kujdes të ruani brendësinë e syve.

6. Mbroni flokët më vajrat e duhur

Eshtë mënyra e vetme që në fund të verës mos ta gjeni veten me flokë të djekur ose të dalë boje (nëse e përdorni). Ndaj është e rëndësishme vendosja e varjave mbrojtës për flokët; vaji duhet të ketë vetinë të filtrojë rrezet dhe të ketë përbërje silikoni, i cili mbështjell fijen e flokut duke e mbrojtur. Efekti i lagur i vajit do të përshtatej më së miri edhe për flokë të dendur e të pabindur (p.sh kaçurrelat) duke ruajtur edhe modelin e dëshiruar.

7. Pastroni lëkurën tuaj duke e kruajtur

Dielli ndan shtresat e këkurës nga njëra-tjetra, ndaj nxirja merr shpesh formën e hartave në lëkurën tuaj. Gjatë dushit do ishte më mirë sikur të përdornin kremra ose sapunë specialë që përpbajnë kokrriza, që lëkura të pastrohet sa më lehtë. Mos mendoni se në këtë mënyrë do të ikë nxirja, përkundrazi lëkura do të duket më e shëndetshme dhe nxirja shkëlqyese dhe unforme.

8. Mbroni lëkurën e fytyrës

Kështu do të evitoni rrudhat dhe njollat e shaktuara nga dielli. Por produktet që përdoren për trupin nuk bëjnë të njëjtin efekt edhe për fytyrën, ndaj duhet të përdorni produkte specifike. Zgjidhni një krem me faktor më të lartë mbrojtjeje dhe me efekt antiplakje. Idealja do ishte të alternoni kremrat e ndryshëm të diellit: krem ose qumësht për orët e mësditës; krem-xhel për pasditen. Edhe nëse fytyra duket më e bardhë sesa trupi, mund të përdorni pudër nxirëse, edhe kjo me efekt filtrues të diellit.

9. Merri rrezet kur je duke lëvizur

Mos qëndroni gjatë gjithë kohës poshtë çadrës, ose shtrirë në rërë. Kështu do të rrezikoni të digjeni, por edhe një ngjyrë jo unifome në lëkurë, pa përmendur dobësitë që dielli i shkakton organizmit. Nëse ecni gjatë bregut ose merreni me sport, jo vetëm do të vini në lëvizje muskujt, por edhe nxirja do të jetë më e plotë. Por kini parasysh që djersa heq kremin mbrojtës, ndaj mos harroni ta përdorni të paktën çdo dy orë.

10. Mos harroni kremin e pasdiellit në fund të ditës

Kremi pas plazhit është një detaj i rëndësishëm, në fakt një detyrë ndaj lëkurës suaj. Pas ditës së plazhit, edhe pse e mbrojtur lëkura dhe muskujt janë gjithsei të sforcuar. Produktet kozmetike të darkës, ndihojnë tonifikimin e këkurës dhe nëse i kushtoheni pak më shumë vetes me një masazh, muskujt nuk do t'i ndjeni të lodhur të nesërmen.

Vendosni një masë të mirë të kremit në trupin tuaj pa frikë, pasi lëkura do ta përthitë menjëherë; nëse e ndjeni të nevojshme ripërsëriteni disa herë.

cdodite​
 
Nxirje:asnjehere pa krem mbas diellit

Nese keni deshire te keni nje ngjyre te bukur dhe uniforme, nuk mund te beni gabimin qe te mos perdorni kremin pas diellit cdo mbremje, eshte e rendesishme per te mbajtur nje hidratim korrekt te lekures.

Edhe pasi te keni mbaruar pushimet, me ardhjen ne qytet vazhdoni te te aplikoni produktin, ne fakt eshte nje norme e mire, per te aplikuar gjithemone nje krem per trupin edhe gjate gjithe vitit. Ne vere kremi zevendosohet me nje produkt te ngjashem me te, por me te bute dhe me hidratues, specifik per lekure te nxire. Mos harroni te beni nen dush edhe scrub here pas here. Do te vereni qe lekura juaj do te jete me e bute, shkelqyeshme dhe nxirja me e thelle. Persa i perket kremit pas diellit, keni vetem problemin se ke te zgjidhni, ne treg jane te shume llojshme./burimi: ikubINFO/
 
Nxirje, 8 mite falso per te kujtuar

Kemi folur sesi te marim diell, si te bejme kujdes me rrezet e diellit te cilat mund te jene te rrezikshmeper lekuren, per nishanet dhe per njollat e lekures. Sot do te zbulojme 8 "mite" falso.


1- Dielli favorizon rrudhat. Eshte e vertet, 80% e shenjave qe jane ne fytyre provokohen nga ekspozimi ne diell, i cili eshte pergjegjes per plakjen e lekures.

2- Llampat per tu nxire, te pergatisin lekuren per tu ekspozuar ne diell. E gabuar, ato favorizojne plakjen lekurore, stimulojne vetem melaninen siperfaqesore dhe si pasoje kane efekt te demshem ne pigmentim.

3- Nese qendroni ne hije edhe pa mbrojtje nuk rrezikoni te digjeni. E gabuar, lekura sulmohet si nga rrezatimet direkte ashtu dhe nga ato indirekte. Keshtuqe, duke qendruar nen cader merrem 50% e rrezeve qe na sulmojne.

4- Nese kam lekure te erret nuk me duhet mbrojtesi. E gabuar.

5- Nese jam e nxire mund ta evitoje te nxihem perseri. E gabuar, evitoni te digjeni, por plakja kutane eshte nje demtim qe do ta keni gjithesesi.

6- Floket e duan diellin. E vertet, ne vere floket rriten me shpejte, por nxehtesia e tepert i demton ato.

7- Menjehere pas ceretes(dyllit) nuk mund te merrni diell. Eshte e vertet, rrezikoni te njollosni lekuren, sepse dylli krijon stres ne folikul i cili skuqet. Kjo skuqje mund te intesifikohet me diellin apo me llampat.

8- Scrub-i pakeson ngjyren e theksuar. E gabuar. /burimi: ikubINFO/
 
Te zgjasni sa me shume nxirjen: ja sesi

Ja disa keshilla per te zgjatur sa me shume ngjyren e arte qe keni marre gjate pushimeve dhe jeni lodhur aq shume per ta pasur ate! Nese jeni nxire ne menyre korrekte, me soleret dhe kremerat e pas diellit, do te keni maksimumin edhe ne kete faze sekondare.

1- Evitoni cereten, si te ngrohte ashtu dhe te ftohte, sepse heqin nje pjese te shtresesh se epidermes. Perdorni cdaredolloje depilimi tjeter perkohesisht.

2- Vetenxiresi aplikohet nje dite po dhe nje dite jo, dhe duhet te krijoje nje shtrese te holle ne menyre qe te keni nje efekt sa me natyral.

3- Dushi, mund te perdoret por me tepmerature uji 35', ne vaske mund te hidhni edhe nje filxhen vaj kokosi, dhe me pas tampononi lekuren me krem i cili e ben me te bute.

4- Produktet te cilat shpejtojne nxirjen ne menyre artificiale, si vaj, xhel jane shume te mira, por duhet te zgjidhni ato me tonalitete te cilat jane te pershtatshme per ngjyren tuaj te lekures.

5- Ne fytyre ngjyra iken me shpejt, per te ngadalesuar kete gje mos perdorni scrub perkohesisht./burimi: ikubINFO/

girl-tanning1.jpg
 

Attachments

  • girl-tanning1.jpg
    girl-tanning1.jpg
    45.1 KB · Shikime: 0
Prap sme ben dot gje , jam zeshkan :)
 
Nxirje, ta mbajme sa me gjate me scrub

Scrub-i eshte i rendesishem per te eleminuar qelizat e vdekura dhe per te lene lekuren te marri ajer.
Ne kete menyre per te pasur mundesin qe te beni solar apo edhe duke qendruar ne diell do te vereni qe lekura do te marre menjehere ngjyre. Per te mbrojtur lekuren tuaj eshte e rendesishme ta hidratoni ate shume mire me kremera dhe vaj. Pas dushit, ne mbremje perhapeni per levizje qarkulluese. Ne parfumeri ekzistojne produkte posacerisht per peeling, kalojeni ne trup dhe pas dushit do te vereni qe lekura juaj eshte shume e bute dhe ngjyra nuk do tju largohet shpejt./burimi: ikubINFO/
 
Te nxihesh? Mundemi dhe duhet, por ashtu si duhet

Tani qe dielli po nxehet serish dhet te rkujojme se si t mbrohemi rej tj. Dielli, sigurojne dermatologet, ben mire edhe per nje efekt anti-kancer. Por ka dhe efekt te kundert, nese nuk ruhemi me mençuri ndaj tij.

Jo me doren lart kunder diellit: Rrezet e diellit bejne efekt edhe ndaj nje mbrojtjeje anti-kanceroze. Keshtu, le t’i themi po nxirjes ne respekt te kuptueshmerise dhe zgjuaresise. Jane dy dhe rregulla te thjeshta baze per t’u respektuar: te besh kujdes me oraret, ne te cilat ekspozohesh ne diell dhe te perdorsh mbrojtje diellore. ‘Dielli dhe nxirja - thote dermatologu italian Patrizio Mulas - jane diskriminuar per nje kohe te gjate, por duhet thene se, i perdorur me zgjuaresi, dielli ka efekte te rendesishme tek shendeti dhe ushtron edhe nje aksion anti-tumoral. Mund te behet i rrezikshem, nese teprohet me ekspozimin’.

Secili duhet te sensibilizohet qe te mos e teproje dhe te limitoje rrezet diellore. Vemendje te veçante i duhet rezervuar tipave “skoceze te kuq’, subjekte me lekure te bardhe, shpesh me njolla, floke bionde apo te kuq, sy te çelur, qe nuk nxihen kurre dhe pergjithesisht skuqen (jane me te ndjeshem, sepse jane me pak te mbrojtur nga melamina). ‘Rekomandimi i pare – nenvizon Natale Cascinelli, referent ne Organizaten Boterore te Shendetit – eshte te mos neglizhojme’. Djegiet nuk duhen marre lehte, sepse mes faktoreve kryesore te rrezikut te disa tumoreve te lekures (ato epiteliale), eshte pikerisht ekspozimi ne diell kur je femije apo i ri, bashke me lekuren dhe syte e qarte dhe nje shtim i numrit te nishaneve, qe mund te formojne lesione parakanceroze. ‘Ne fakt, – sakteson Cascinelli -, rastet e ketij kanceri te lekures i kane sidomos ata qe punojne ne natyre, si peshkataret, fshataret apo ne ato zona te trupit qe lihen zbuluar’. Perkundrazi, nuk eshte deshmuar ne nivel shkencor nje lidhje direkte mes rrezeve ultravjollce dhe shfaqjes se nje melanome, qe eshte nje tumor me i hasur ne zona te trupit, normalisht me pak te ekspozuara ndaj diellit.

Dielli mik – Ne çdo rast, dielli mbetet nje aleat i shendetit. Mjaft duke menduar qe vitamina D lind nga nje derivat i kolesterolit, i pranishem ne nenshtresat e lekures. Kur rrezet ultravjollce bien mbi lekuren tone, kjo substance e dhjamosur ne fillim transformohet ne vitamine D, e vlefshme per te ushqyer kockat tona, skeletin tone. Keshtu, sipas kerkimeve te fundit, nje ekspozim konstant prej dy oresh ditor minimizon 50% rrezikun e zhvillimit te tumorit te prostates, se gjirit dhe kolones vertebrale. Vitamina D, e lidhur me rrezet diellore, vepron edhe kunder semundjeve infektive, auto-imune dhe kardiovaskulare.

Per ke i jep rendesi lekures – Kujdesi eshte, si gjithmone, fjala rutine. Nje tregues i pare kategorik vlen sidomos per femijet, per te cilet ekspozimi ne oret e pikut (nga 11 deri ne 15) duhet te jete i evituar. Me mire t’i zhvendosesh aktivitetet perjashta ne orare te tjera: oraret me te mira jane te mengjesit heret dhe te mbasdites vone. Edhe te rriturit, gjithashtu, duhet te evitojne oret me te nxehta dhe te vene mbrojtes tek floket, syze dielli, sidomos ne ditet e para. Kujdes me çadrat dhe banjat. Siç nenvizon Mulas: ‘Duhet te perdorim krem mbrojtes, edhe pse jemi poshte çadres ku, megjithate, futet 50% e diellit. Edhe nese qendrohet ne uje, sepse rrezet e diellit ultravjollce penetrojne nje meter thelle. Tjeter keshille eshte te perdorni filtra rezistente ndaj ujit’. Rreziku nuk mbetet vetem ne plazh. Ne lartesi, barrierat atmosferike jane me te larta. Keshtu, rrezatimi ultravjollce perthithet me pak. Pa llogaritur qe vendet e fresketa jane ne gjendje te ridergojne gati 80% te rrezatimit diellor (rera e thare deri ne 25%). Ja perse edhe ne male ruajtja e lekures dhe syve eshte e detyrueshme.

Limitet e kremit diellor – Duket qarte qe mbrojtja e vertete per lekuren nuk jane kremerat diellore, por sensi i mases, duke pasur gjithmone parasysh qe nuk ekziston ne bote nje pomade e afte te filtroje nje qind per qind rrezatimin ultravjollce dhe, keshtu, nuk mund te sigurojne nje mbrojtje absolute. As ajo e destinuar per te sapolindurit dhe femijet. Nga vera e 2008-es eshte ndaluar per vendet e BE-se qe te shiten prodhime qe thone se mbrojne 100% nga dielli. Ndaj, mos i zgjasni qendrimet ne diell apo tek llambat e nxirjes ne qendra estetike, sepse shkaktojne edhe plakje te lekures apo njolla.

Dermatologu – Alarmi i fundit ne fakt i tumoreve te lekures merr emrin cheratosi diellor. Sipas mjekeve, dallohet me renie te lekures perreth vendit te tumorit, i cili pak nga pak mund te transformohet dhe rritet dhe as operacionet kirurgjikale nuk garantojne rritjen apo jo te te tjera berthamave kanceroze. Personat e predispozuar jane fototipet 1 dhe 2. Por jane ne rrezik dhe ata qe kalojne shume kohe ne diell. Semundja godet sot 3% te popullsise mbi 50 vjeç, por duke prekur edhe ata te cileve nuk iu iken nxirja as ne dimer. Per keta, se paku, nje here ne jete pas moshes 30-vjeçare eshte mire te bejne nje kontroll tek mjeku. Parandalimi eshte themelor. Duhet bere kujdes tek ndryshimi i ngjyres, forma e nishaneve ekzistuese apo shfaqja e formave te çuditshme ne trup.

Pergatiti: M.Alla
Infoalb​
 
Titulli: Nxirje,te merrni diell ju ben mire

Përgatituni për diell


Nëse tri herë në javë pesë minuta i kaloni në diell dhe zbuloni 5% të trupit tuaj, organizmi juaj do të krijojë aq vitamina D sa i duhen për të aktivizuar sistemin imun, mbrojtjen e shëndetit të eshtrave dhe të dhëmbëve, si dhe do të parandaloni sëmundjet e indeve të eshtrave. Më shumë se 20 minuta në diell nuk shton efektet e dobishme të vitaminës D, prandaj në këtë mënyrë shtohet mundësia e dëmtimit të lëkurës. Ja çfarë duhet të dini, nëse gjatë këtij sezoni keni vendosur që kohën ta kaloni në diell.
- Dielli është mik, por vetëm në distancë
- Shton prodhimin e endofrinës, prandaj ndihemi gëzueshëm dhe të rehatuar.
- ثshtë përgjegjës për sintezën e vitaminave D.
- Qetëson procesin e infektimeve në lëkurë.
- Shpejton metabolizmin, shton djersitjen dhe sekreton toksinën.
- Ekspozimi në diell pa kontroll mund të shkaktojë kancerin. Rrezet e dëmshme depërtojnë në lëkurë.
- Këto rreze depërtojnë thellë nën lëkurë, ndërsa këtë ndikim të dëmshëm nuk e ndiejmë menjëherë.
- Të njëjtat rreze formojnë një sasi të madhe të të ashtuquajturve radikalë të lirë, të cilët shkatërrojnë elastin dhe kolagjenin, lëkura humb volumin, bëhet e thatë dhe lajmërohen rrudhat.
- Rrezet ultra violete (UVA) janë shkaktar i reagimeve të alergjisë, ngase bllokojnë mbrojtjen imune dhe ngadalësojnë regjenerimin e lëkurës.
- Rrezet tjera absorbohen në lëkurë duke shkaktuar skuqje dhe ënjtje.
- Dielli shkakton sekretimin e sebumit, prandaj nëse lëkura nuk është e përgatitur shpeshherë lajmërohen akne.
Lyeni lëkurën çdo dy orë
Për sa kohë do të jeni të sigurt në diell, varet nga lloji i lëkurës suaj. Nëse pa kurrfarë mbrojtje në lëkurën tuaj, ajo skuqet për pesë minuta, nëse vendosni krem kundër skuqjes, kjo kohë do të zgjatet në 50 minuta, derisa me një krem kundër skuqjes së menjëhershme do të mund të qëndronit në diell deri në 150 minuta. Mirëpo, pa marrë parasysh, që lëkura dhe shëndeti juaj të jetë i të sigurt, ju sugjerojmë që lëkurën tuaj gjatë qëndrimit në diell ta lyeni së paku çdo dy orë.
Edhe veshja ështe një faktor mbrojtës
- Vishni rroba nga materiali i dendur.
- Bluza me duar të gjata.
- Kapelë me buzë të gjëra.
- Po ashtu ekzistojnë edhe kostume të banjës me faktorë mbrojtës nga rrezet e diellit.
Tri lugë krem për gjithë trupin
Sipas të dhënave të institutit britanik për hulumtimin e kancerit, faktori mbrojtës do të ketë ndikim vetëm nëse në lëkurë shtoni 36 g krem, e cila është baras me dy lugë të kafesë, që duhet t’i vendosni në fytyrë dhe në qafë, ndërsa dy lugë të supës në gjithë trupin. Më pak se kjo sasi nuk do të ketë efektin e duhur dhe nuk do t’ju mbrojë.
Në diell gjithmonë pa parfum
Deodorantët, disa përgatitje kozmetike dhe parfumet, në kontakt me diellin mund të sjellin reagime të pakëndshme të lëkurës apo të një pigmentimi të përgjithshëm. Prandaj, gjithsesi duhet shmangur vënien e këtyre prodhimeve në lëkurë para rrezitjes. Po ashtu duhet të keni kujdes nëse merrni vitamina apo shtojca tjera.
Syzet e diellit,shumë të dobishme
Shikimi në diell për një kohë të gjatë mund të shkaktojë kataraktin, dhe shumë sëmundje që sillen rreth syve, sëmundje këto që mund të sjellin deri tek verbërimi total. Përpos kësaj, lëkura që gjendet rreth syve është shumë e ndjeshme, e kur nuk keni syze të diellit, zakonisht rrudheni, prandaj rrudhat rreth syve bëhen edhe më të dukshme.
Sipas standardeve, syzet e mira të diellit bllokojnë së paku 70% të rrezeve të diellit ultra violete. Prandaj, mos i blini nëse nuk posedojnë një dokument i cili ju mbron nga rrezet ultra violete. Po ashtu duhet ta dini se këto rreze depërtojnë nga retë dhe mund të digjeni edhe gjatë ditëve të vranëta gjatë verës dhe pranverës.
Nëse keni 50 bengje
Sidomos duhet të keni kujdes nëse në trup keni më shumë se 50 bengje, nëse nga rrezet e diellit ju janë lajmëruar njolla, nëse ndonjëherë ju janë shfaqur fshika në lëkurë apo keni pasur temperaturë të lartë, kjo ndodh ngase dikush nga familja juaj ka vuajtur nga kanceri i lëkurës.
Nëse vëreni ndonjë ndryshim të ngjashëm, drejtojuni dermatologut. Sekrete Bukurie
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top