Nuset tona në kosove: Oj lulija jone 15 vjecare ?!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nuset e mitura të Kosovës




Edhe pse sapo kanë kaluar të 40-tat, Gezimi dhe Sulltanja egjiptas, kanë 25 vjet martesë dhe pesë fëmijë. Katër prej tyre i kanë martuar në moshën 15-16 vjeçare ndërsa tashmë janë gjyshër të 7 nipave dhe mbesave. Edhe ata u fejuan sapo morën në dorë Abetaren. Bashkë me shkronjat e para mësuan se të tjerët kishin marrë për ta vendimin më të rëndësishëm në jetë.

“Jam feju 7 vjeç, kur s´kam dit as çka asht fejesa. Disa shokë bajshin hajgare me mu dhe pse isha i fejuar me shihnin ndryshe. Pasi mbusha 15 vjet jam martu me dasëm e me flamur kombtar shqiptar, siç e kemi tradite. E sot i falënderoj prindërit e mi që m´kanë taku me nje familje dhe vajze të ndershme të cilën e kam edhe sot dhe i kam me te 5 fëmijë”, thotë Gëzim Pallulli.



Nga loja me kukulla tek fustani i nuses

Bashkëshortja e Gëzimit, Sulltanja rrëfen po ashtu të njëjtën histori. Martesa nuk e la gjatë luante me moshataret: “M´kanë feju 7 vjet e m´kanë martu me 15 vjet. E re, por…atëherë o konë zakon ku t´jep baba dhe na t´ pëlqeu e s´të pëlqeu, asht dashtë me e marr. Mua Gëzimi më pëlqente, por…Nuk t´rrej! Ditën e parë-nuse u pata mërzit shumë se erdha prej qyteti n´katund e mendojsha: “Khu, qysh me ik e me shku n´shpi?!”Mandej u msosva e s´më dukej kund më mirë”. Vetëm pas një viti do të bëhet nënë.

“Shtatzanë fill jam mbet. Me 16 vjet ma ka fal Zoti djalin. I kemi pesë fëmijë, tri çika e një djalë i kemi martu. Tash i kam 41 vjet dhe jam gjyshe e katër nipave e tri mbesave”.



Kur fëmijët lindin fëmijë…

Martesa, si një vendim i rëndësishëm në jetë, në familjet RAE nuk ka pësuar ndryshime me kalimin e kohës dhe vajzat martohen –të mitura, si nënat dhe gjyshet e tyre. Dhe kur fëmija lind fëmijë, sfidat, të cilat do t´i përcjellin gjithë jetën janë të vetëkuptueshme, thotë për Deutsch Wellen-n, sociologja Vaxhide Sopjani, e cila është autore e një hulumtimi në bashkëpunim me organizatën “Save the Children”. “Gjatë hulumtimi ne kemi has edhe nuse 12-13 vjeçare dhe rrallëherë mbi moshën 18-të. Në këtë moshë vajza e mitur vihet në pozitë shumë të rëndë, e papërgatitur për sfidat e bashkëshortësisë e sidomos të shtatzënisë dhe edukimit të fëmijëve, e cila është në shpërputhje të ashpër me aftësitë psikofozike të vajzave të këtij komuniteti.

Pikërisht këtu fëmijët lindin fëmijë të cilët s´janë në gjëndje t´i edukojnë ashtu si duhet. Prandaj edhe kemi raste të shpeshta të kërkesës së ndihmës mjeksore, qoftë në psikiatri apo probleme gjenekologjike”, thotë z.Sopjani, .

Martesat e hershme në familjet e komuniteteve RAE janë traditë, e cila vazhdon të bartet nëpër breza me fanatizëm dëshmon edhe Hyrë Rama, 68 vjeçare, e cila u martua poashtu e mitur. Edhe para pesë dekadash, mosha dhe mënyra e fejesës së vajzave ishtë e njëjtë si sot. “Jam martu 16 vjet. Burrin e kam pas 15 vjet para vetes. Nuk e kam njoftë, se nana m´ka dhanë. Erdhën me më marrë me kali e me pajton. Si nuse kam hjek keq shumë. Nëpër koliba të huja, me thupra, flejshim n´kashtë e n´tokë. U lajshum,herë me sapun herë pa ta me pacërrkë. Qysh kemi mujt me e shty. I kam ba gjashtë fmijë. Nuse me 16 vjet ma…“.

Njësoj ndodhi edhe me të nipin Shkëlzenin, tash 52 vjeçar, i cili mëngjeseve për në shkollë zgjohej nga shtrati i martesës. Peshën e prangave të martesës në fëmijëri ai do ta ndjej pas punësimit, kur edhe pse jeta ofronte raste edhe më të mira, familja tashmë ishte aty dhe ai ishte i pafuqishëm të bënte kthesa.

“M´kanë martu 15 vjeçar. Po vallahi, jom kone n´shkolle fillore! Paj, pendimi i gatshëm se me 22-25 vjet erdhën raste gjithnjë e ma t´mira, e u çelën sytë. Si prindërit që t´fejojnë ma…por, jo,jo,jo. Aty kthesë s´ka pas se e merrshe n´qafe robin e huaj. Tash i kam 7 fëmijë dhe jam i lumtur në martesë“, thotë Shkëlzeni.



Jo martesa jashte komunitetit

Tradita e martesave të hershme dhe të aranzhuara të komunitetit RAE, bën që të zvogëlohet mundësia e shkollimit dhe edukimit të mirëfilltë të brezave të rinj. Ndërsa arsyet për lidhje martesash mbesin të njëjta, si dikur.

Përpjekjet e faktorit vendor, të atij ndërkombëtar dhe shoqërisë civile kanë qënë të shpeshta, por jo të pandërprera. Sociologja Sopjani mendon se nevojitet një angazhim i vazhdueshëm për t´i bindur këto familje për dëmet që sjell martesa e hershme nuk iu sjellin asgjë të mirë nga jeta. “Përkundrazi! Që në moshë të re do të fillojë ballafaqimi me probleme të cilat s´do t´kenë mundesi t´i tejkalojnë gjatë gjithë jetës. Prandaj rekomandimi kryesor i hulumtimit është vetëdijësimi”, mendon Sopjani.



Filizat e një mentaliteti të ri

Edhe familja e Gëzimit është ndër ato familje, të cilat janë mbajtur fort pas traditës, duke i martuar fëmijët, ashtu si vepruan paraardhësit nëpër breza; prej 15 deri në 17 vjet. “Unë i kam ruajt traditat dhe s´kam pas qejf me m´shku rrugëve t´kqija. Si e kanë kry shkollën i kam çu te burrat e vet. Asnjërin nuk e kam martu pa pyet. Të tria i kam në tri shtete t´Evropës dhe të gjitha e kanë jetën ma t´mirë se te unë”, arsyetohet Gëzimi.

E njëjta ndodhi edhe me Binakun, djalin e vetëm të kesaj familjeje, i cili u martua në moshen 16-të vjeçare, me nusen një vit më të re, me të cilën ka dy fëmijë. Por kjo familje tradicionale egjiptase ka vendosur të nisë një udhë të re. Edona 13 vjeçare ka forcën për të sfiduar fatin dhe guximin për një jetë më ndryshe dhe të ardhme më të mirë. Ajo mendon se duke ruajtur vlerat tradiconale mund të përqafohen ato bashkëkohore. “Nuk martohem herët në asnjë mënyre. Në pajtim me prindërit do të vazhdoj shkollimin. Martesa, pas diplomimit ne fakultet. Kismet!”/DW
 
Pe: Nuset tona në kosove: Oj lulija jone 15 vjecare ?!

siç e kemi tradite. E sot i falënderoj prindërit e mi që m´kanë taku me nje familje dhe vajze të ndershme të cilën e kam edhe sot dhe i kam me te 5 fëmijë”, thotë Gëzim Pallulli.

Patjeter E NDERSHME mbi te gjitha,se eshte femije,15 vjec me kriju familje,me femije mami se bebi,ska gje...

Pikërisht këtu fëmijët lindin fëmijë të cilët s´janë në gjëndje t´i edukojnë ashtu si duhet. Prandaj edhe kemi raste të shpeshta të kërkesës së ndihmës mjeksore, qoftë në psikiatri apo probleme gjenekologjike”, thotë z.Sopjani, .
As qe e ve ne diskutim,pervec nga ana mjekesore,trupi i femres nuk ka marr akoma zhvillimin e duhur per tu bere nene plus presioni psikologjik e asaj moshe nuk eshte i pregatitur per gjera te tilla...Post-natal depresion qe eshte depresioni pas lindjes,ne 80% e femrave vuajne nga kjo gje,menjehere pas lindjes se femijes te tyre...Kjo perqinde eshte per femrat e pjekura,dmth nga mosha 25-40...Kur keta mosha kane probleme te tilla po moshat e adoleshences??...Kesaj i bie te luash me shendetin e femijes tend(ato prinder qe i martojne heret vajzat),per te bere femija nje femije...

E njëjta ndodhi edhe me Binakun, djalin e vetëm të kesaj familjeje, i cili u martua në moshen 16-të vjeçare, me nusen një vit më të re, me të cilën ka dy fëmijë. Por kjo familje tradicionale egjiptase ka vendosur të nisë një udhë të re. Edona 13 vjeçare ka forcën për të sfiduar fatin dhe guximin për një jetë më ndryshe dhe të ardhme më të mirë. Ajo mendon se duke ruajtur vlerat tradiconale mund të përqafohen ato bashkëkohore. “Nuk martohem herët në asnjë mënyre. Në pajtim me prindërit do të vazhdoj shkollimin. Martesa, pas diplomimit ne fakultet.
Sa bukur cuni 16 vjec martohet,gjithmone duke marr parasysh se meshkujt kane nje zhvillim emocional dhe strukturor me te vonshem se femrat...Te behet baba nje femije i tille,qe supozohet te mbeshtetje ekonomike dhe shpirterore per gruan dhe femijen,kur ai akoma ska mbeshtetje emocionale per veten...Pasi ne moshen 16 vjecare eshte periudha e adoleshences ku stabiliteti emocional eshte shume i lekundur,veprimet jane euforike dhe asgje nuk ka baze pjekurie...


Personalisht jam kunder martesave ne moshe te re...Per nje familje te shendoshte nuk eshte idea vec te gjesh nje grua nje burre e te besh femije,por baza eshte pjekuria...E persona pa pjekuri personale nuk mund te ndertojne pjekurine familjare...
 
Titulli: Nuset tona në kosove: Oj lulija jone 15 vjecare ?!

Gloom dmth gjyshet tona qenkan ufooo e ahahahahhahaha
 
Pe: Nuset tona në kosove: Oj lulija jone 15 vjecare ?!

Kam ndegjuar nje evrsion te tyre pse martohen heret ne moshe dhe versioni ishte qe ne i marim nuset ne moshe te vogel te mesojne zakonet tona :p
 
Pe: Titulli: Nuset tona në kosove: Oj lulija jone 15 vjecare ?!

Gloom dmth gjyshet tona qenkan ufooo e ahahahahhahaha


Gjyshet tona Quku,kane qene nje kohe tjeter,kur ske pase menyre informimi,ske ditur kaq gjera per semundjet mendore,psikologjike,per trupin e femres apo te mashkullit...Gjyshet tona skane ditur as te lexojne as te shkruajne,ka qene nje injorance dhe nje mentalitet krejt tjeter...Pse po kapesh pas te kaluares e mos te kapesh pas te sotmes qe te ofron mijera mundesi zgjedhje??...Sot i ke te gjitha menyrat te informohesh te ruash veten dhe partnerin,e ke jeten me te lehte sot,se gjyshi im e i yti skane ditur ca eshte prezervativi,skane ditur ca jane semundjet apo shtatezania ne moshe te re...Pse o Quku pak ke femra te asaj kohe 15 vjec apo 16 vjec qe kane vdek duke lind??...Pasi trupi i dobet ska perballuar gjera te tilla,trup femije mo 15 vjec cpret me shume...
 
Titulli: Nuset tona në kosove: Oj lulija jone 15 vjecare ?!

Besoj se kto tradita zbatohen akoma ne zonat rurale ,neper qytetet kryesore te Kosoves mendoj se eshte me ndryshe...
Martesat ne moshe te hershme jane zakone te vjetra qe per ne duket çudi por per ata eshte me se normale, sot dhe ligji bie ne kundeshtim me kto tradita ,mosha per martes eshte 18 vjeç e ne raste te rralla mund te lejohet edhe para kesaj moshe, por vetem ne raste te rralla si psh nje shtatzani e mundshme.

Nderkohe duke e len menjane pjesen e ligjit ,une nuk jam dakort per vendosmerine e te tjereve ne martesen e femijes, cdo kush duhet te kete te drejten te zgjedh vet se me ke do kaloj jeten .
 
Titulli: Nuset tona në kosove: Oj lulija jone 15 vjecare ?!

Mos harroni se tregimi po bene fjale per nje familje rome, me traditat dhe zakonet e tyre. Romet jane rom si ne Kosove, Rusi, Rumani, e gjithku tjeter. Mos harrojme se vitin e kaluar keta romet shkaktuan nje problem te madhe ne rruget edhe te Frances.
 
Titulli: Nuset tona në kosove: Oj lulija jone 15 vjecare ?!

Besoj se kto tradita zbatohen akoma ne zonat rurale ,neper qytetet kryesore te Kosoves mendoj se eshte me ndryshe...
Martesat ne moshe te hershme jane zakone te vjetra qe per ne duket çudi por per ata eshte me se normale, sot dhe ligji bie ne kundeshtim me kto tradita ,mosha per martes eshte 18 vjeç e ne raste te rralla mund te lejohet edhe para kesaj moshe, por vetem ne raste te rralla si psh nje shtatzani e mundshme.

Nderkohe duke e len menjane pjesen e ligjit ,une nuk jam dakort per vendosmerine e te tjereve ne martesen e femijes, cdo kush duhet te kete te drejten te zgjedh vet se me ke do kaloj jeten .

Po ku pysin egjiptaset per ligjin moj Ida,kur te kupton ligji ata kan kalamaj tani :Me vjen keq per ta si popull se vertet jan te diskriminuar ne shoqeri por edhe fajtor jan vet,se ne radh te par shkollim nuk e vijojn dhe jan mesuar te shtrin doren per lemosh se te nxerin me djers lekun,se per higjen mos te flasim fare me mir ,sory se dola pak nga tema.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top