Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Në artikullin me titull: “Hightech përmbush dëshirat tradicionale” paralajmërohet se shifrat e lindjeve në vendet e Ballkanit, veçanërisht në Shqipëri, mund të kenë pasoja dramatike për shoqërinë.
Kur statisticienët e Kombeve të Bashkuara kontrolluan gjatë punës së tyre rutinë nivelin e lindjeve në botë, konstatuan disa gjëra të çuditshme. Në disa vende të Ballkanit dhe të Kaukazit lindin më shumë djem se sa vajza. Shifrat janë të ngjashme me ato të Indisë dhe të Kinës, ku ekuilibri midis gjinive ka kohë që është prishur, sepse embrionet femërore abortohen në mënyrë të qëllimshme. Etërit në këto vende duan patjetër trashëgimtarë meshkuj dhe bëjnë gjithçka që të mos rrisin vajza…
Ndërkohë ky fenomen ka ardhur edhe në Evropë dhe në Kaukaz, ku për një të palindur mund të jetë mangësi vdekjeprurëse, nëse është femër. Në Armeni dhe Azerbaxhian lindin për 100 vajza 115 djem, në Shqipëri statistikat e publikuara flasin për 112 djem, shifra të ngjashme me Indinë.
Raporti gjinor normal në lindje është 100 me 105. Sasia natyrore më e madhe e djemve që lindin balancohet më vonë me vdekjet më të mëdha të bebeve dhe fëmijëve meshkuj. Por, nëse numri i madh i djemve është kaq i madh, atëherë demografia del nga ekuilibri. Në Indi, jetojnë shtatë milionë djem më shumë se sa vajza. Në Azi, thotë eksperti i popullsisë, Christophe nga Instituti për zhvillimin në Universitetin Paris-Descartes, mungojnë 117 milionë gra. Ato nuk janë lejuar të lindin, ose janë lënë pas dore me pasoja vdekjeprurëse, pasi kanë lindur. Në gjithë botën ekziston mangësi prej 160 milionë vajzash dhe grash.
Në fokus të demografëve, krahas Shqipërisë në Evropë janë vendosur edhe tre vende të tjera të Ballkanit, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Guilmoto, thotë se me raportin 100 vajza me 112 djem, Shqipëria ndodhet në krye e ndjekur nga Kosova dhe Mali i Zi me 110 përkatësisht 109 djem. Në Maqedoni raporti i lindjeve është 100 vajza dhe 106 djem, afër me raportet natyrore, por në disa komuna ky raport është ndryshe. Ato janë vende me pjesë të lartë të popullsisë shqiptare, thotë Guilmoto. ‘Dëshira e prindërve, që të kenë patjetër pasardhës meshkuj, është e madhe në rrethet kulturore shqiptare,” thotë demografi nga Parisi. Kjo dëshirë nuk është e përhapur vetëm tek myslimanët, por edhe tek ortodoksët dhe katolikët e vendit. ثshtë e dhimbshme, por dihet, thotë Guilmoto, se aborti i të palindurve femra është një fenomen kulturor, që i ka rrënjët në botëkuptimin arkaik të familjes. Djemtë e ruajnë emrin, vajzat e lenë atë kur martohen dhe largohen nga familja e tyre. Tradicionalisht janë djemtë që kujdesen për prindërit.
ثshtë paradoks, por përparimet mjekësore kanë bërë që prindërit të përmbushin dëshirat tradicionale për djem dhe vajzat të diskriminohen. Zhvillimet në Ballkan janë alarmante, mendon Christophe Guilmoto. Pasojat e mungesës së ekuilibrit gjinor janë dramatike: Burrat nuk gjejnë më gra, dhuna, prostitucioni dhe tregtia e mishit të bardhë rriten. Bashkimi Evropian duhet të marrë në dorë problemet e abortit në Ballkan.

adhmeriaonline.com
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Ne Mal te Zi nje goce do ngelka ne dere :p

Hajt kismet e ben Zoti mire.
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Ka lezet brazili me shum femra se meshkuj .
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Po ku po e shehe ate mire ti ?
Po e mire pra... Imagjino ti Deuid te lejohen 4 nuse. E te them te drejten, APO sjane te bukura ato te Montenegros, ti kepusesh ne mes e prap dalin te gjata. Lol
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Po e mire pra... Imagjino ti Deuid te lejohen 4 nuse. E te them te drejten, APO sjane te bukura ato te Montenegros, ti kepusesh ne mes e prap dalin te gjata. Lol

Ate me te Malit te Zi spo te kuptoj ? Po Endrra per mua dhe Kosovaret nuk eshte keq sot , se ne Prishtine ka plote vajza te reja , deri ne kater mund ti marr hahahah ! Por per djalin tend ne Shqiperi do te jete veshtire neser se s'do te gjej fare vajza , do ti shkoi jeta beqare .
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Ate me te Malit te Zi spo te kuptoj ? Po Endrra per mua dhe Kosovaret nuk eshte keq sot , se ne Prishtine ka plote vajza te reja , deri ne kater mund ti marr hahahah ! Por per djalin tend ne Shqiperi do te jete veshtire neser se s'do te gjej fare vajza , do ti shkoi jeta beqare .

Eh,,,djali im ka pashaporte dipllomatike Deuid. Kshuqe ,gocat te zene radhen lol
 
Pe: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Dëshira e prindërve, që të kenë patjetër pasardhës meshkuj, është e madhe në rrethet kulturore shqiptare,” thotë demografi nga Parisi. Kjo dëshirë nuk është e përhapur vetëm tek myslimanët, por edhe tek ortodoksët dhe katolikët e vendit. ثshtë e dhimbshme, por dihet, thotë Guilmoto, se aborti i të palindurve femra është një fenomen kulturor, që i ka rrënjët në botëkuptimin arkaik të familjes. Djemtë e ruajnë emrin, vajzat e lenë atë kur martohen dhe largohen nga familja e tyre. Tradicionalisht janë djemtë që kujdesen për prindërit.

Me habit dicka,''rrethet kulturore''thot,veprojne keshtu,me poshte shkruan aborti i femrave eshte nje fenomen kulturor,mund te me shpjegoje njeri ku qenka KULTURA e abortit duke u nisur nga ****i i femijes?Me teper me duket fenomen injorant se sa kulturor...
Derisa njerezit do kene zgjedhje dhe pereferenca ne lindjet e femijeve normal qe meshkujt do mbizoterojne...Mire qe sheknca ka ec perpara duke mundesuar shikimin e ****it te femijes qe para lindjes,por mos te shfrytezohet shkenca per maskaralleqe nga me te ndryshmet,sic eshte aborti i femijes...Femija eshte femije si mashkull si femer,dhurate e prindeve pavaresisht kushteve dhe rrethanave qe vjen,femija ngel femije...Te kesh preferenca per ****in e femijes i bie te mos kesh ndjenja humane,dhe e thene troc troc,do ishte mire ti thuhej atyre femijeve meshkuj qe lindin : Je ne jete vec se je mashkull,ndryshe do ishe abortuar me kohe...Kesaj i bie ta duash femijen per ****in qe perfaqeson e jo per ndjenja njerezore,vleresosh se eshte femija yt,dicka e krijuar nga ti...Eh deri ku ka arrit degradimi i shoqerise...
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Kush esht zgjidhja ktu? Te hiqen aparaturat qe shikojn gjinin... Po me ato aparatura mund te shikosh nese ka komplikacione gjat shtatzanise apo jo,kshuqe smund ti heqim.
Por mund te behet ligji qe prinderit nuk duhet te marrin vesh gjinine... me mir keshtu apo jo? Esht pak e shtrenguar por esht e domosdoshme per ti ndaluar se ju duket me e lehte ta heqin femijet nga dora mjekut se po lindi nena do e mbroj me jeten e saj foshnjen qe ka ushqyer 9 muaj.
Le ti pranojm dhe femrat se pa to skemi nga tja mbajm. Ne Indi qe kur kan hequr kto abortetet selektive popullsia ka dal jasht kontrolli nga rritja...
Njoh njerez qe kan nga 3-4 vajza,hecin me ate iden qe ta bej dhe kte se ndosha me del djal,dhe 1 dhe 1... nuk e shikojn gjinin per 9 muaj dhe kshu do filloi te duket drita ne fund te tunelit.
 
Pe: Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Ti mendon se me ligj do zgjidh gje?Mos harro se ne kohen e xhaxhit ka qene e ndaluar aborti e cili mjek qe e ka bere eshte zbuluar ka perfunduar shume keq...E pra dhe atehere ku neper shtepia,ku duke marr rekomandime qe ka probleme shtatezania per jeten e nenes,kane arritur ne nje menyre o ne nje tjetren qe te abortojne,madje madje dhe tinzash...Me ligj me dhune nuk arrin asgje,kjo gje do vazhdoje deri kur te senzibilizohet vete njeriu,me logjiken e tij forca e ligjit eshte vec jashte,se smundet ligji te hyje e te beje ''ligjin'' ne shpi tende...Se shume mire prinderit mund te thone : Eshte rast i pedhunimit,goca eshte e re se mban dot,ose rasti i tjetrit jemi te varfer se mbajme dot femijen etj etj...Pra njereiu po kerkoi nje arsye per te bere dicka e nxjerr arsyen dhe nga nentoka...Por zgjidhje nuk ka te ketyre gjerave,me ligj pa ligj do gjehet menyra te behet kush e ka ndermend ta beje...
 
Titulli: Pe: Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për

Epo mir pra le ta bejn dhe tani,kush mjek aborton pa u analizuar shtatzania nga strukturat perkatese qe do meren me kete problem le te shkoi ti bej nja 10 vite "pushim" ne qeli.
Ai ligji do ket baza,nje skuader qe do ngrej ne cdo maternitet grupe qe meren me kto probleme dhe te analizohen ne nje hark kohor te shkurtet dhe te sakt nese shtatzania duhet nderprer.
Nese perdhunuesi "e ka nje emer" duhet te shkoi ne burg dhe te vijojn me abortimin (nese esht dakord "viktima" perdhunimit).
Dhe ne raste kur mund te ket abortim te nje foshnje femer duhet hulmutuar me shum nga kto struktura (imagjinare) per te gjetur nese vertet esht nje vendim trapsarent dhe jo abort selektiv.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Deuid 2 Orë Më Parë #30950
Femija yte neser do te mbet pa nuse more ! S'eshte kjo e keqe ?

Serjozisht e ke ti?lol lol
Po he se cuni im do e marre nje te huaj, edhe ai Endrres kushedi nga e merr
Ia hoqem nje te 3 e problemit :pP

Problemi i vertete eshte tek aborti :) po nejse pune ne vete kjo.
 
Problemi po fillon tek aborti , i cili eshte krim dhe ceshtje ne vete , po ky krim bartet ne shoqeri ne disharmonimin , zhukjen e shoqerise shqiptare .Se une e di qe ne pergjithesi ne bote njerzit lindin 1 femer dhe 1 mashkull , po shqiptaret aq te zgjuar jane qe edhe ne ligjet e Zotit nderhyjn , se kush duhet te linde e kush duhet te mos lind ? Kete gje , te paret Kinezet e kane bere , tani jane shqiptaret !
 
Pe: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Jaaaa, qy qenka problem serioz...
Shqipëtarët kurr s'janë koritë, as në kohë të shkavit.
Shtrengohuni e hyni punës dhe aktivizone makinerinë
e prodhimit! :takim: :jastek::krevat: :djep:
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Po mos e ben aqe dramatik se shqiptaret nuk koriten jo :tulp: mbase keto vende se cek artikulli vetem pauzojn sa shiko ne strug psh, sa eshte ne rritje numr>Në Strugë duket që viti që sapo shkoi të ketë sjellë më shumë lindje fëmijësh se vitet pararendëse.

Kjo përshtypje fitohet kur të shikohen të dhënat që vijnë nga reparti i gjinekologjisë pranë Spitalit të Strugës.

Sa për ilustrim, në vitin 2009 ka pas vetëm 615 lindje, në vitin 2010, ky numër është shtuar dhe në Strugë kanë lindur 905 fëmijë, ndërsa në vitin 2011 kanë lindur 1.283 fëmijë, që ka dyfishuar numrin e lindjeve në krahasim me vitin 2009. Rreth 1300 fëmijë kanë lindur edhe gjatë vitit 2013.

Muhamet Asani, mjek specialistë-gjinekolog, deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se, reparti i gjinekologjisë pranë Spitalit të qytetit në Strugë është shndërruar në një qendër të vërtetë rajonale të gjinekologjisë, duke mbuluar një hapësirë të madhe me një numër mjaft të madh të popullatës në rajon.

“Gjatë vitit 2012, kemi pas 1.280 lindje të suksesshme, prej të cilave 530 kanë qenë lindje me intervenime kirurgjikale, dhe pa pasoja për nënën dhe fëmijën. Pos kësaj, kemi pas edhe mbi 2.000 intervenime dhe shërbime të tjera të fushës së gjinekologjisë, që nuk është numër i vogël për një repart siç është ky në Strugë. Për sa i përket vitit që sapo hapëruam, shpresoj se do të “shkarkohemi” pak nga ku fluks i madh, duke pas parasysh se Spitali i Ohrit duhet të fillojë të funksionojë pas riparimit të duhur që besoj do ta kthejë tek ne gjendjen e para 3 vjetëve kur funksiononte spitali i Ohrit, ” theksoi Asani
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Injorance , Injorance ,Injorance ...shqiptaret jane popull dele fare...ca spo degjojme kto kohe, femra qe nuk lindin dot, qe lindin femije probleme ,femije autike ne rritje...te shkosh t vrasesh mendjen edhe se ca gjinie do ket fmija eshte budallallek me brire

Une e kam enderr te me linde nje vajze ,i kam gjet edhe emrin madje Lol...edhe tvije ai burri im tme thoje abortoje se e ke e goc ,placa po sja thyeva llampadarin per koke :D
 
Pe: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Vend i mallkuar!!
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

ne shqiperi sme ka zene veshi te kete aborte per shkak te gjinise. por per arsye te tjera, psh femije ne moshe te vogel, jashte martese, probleme shendetesore etj. plus qe ky artikulli sec me le nje shije te cuditshme, qe ska lidhje me statistika dhe fakte te verteta. po ca s'degjon ...
 
Pe: Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

ne shqiperi sme ka zene veshi te kete aborte per shkak te gjinise. por per arsye te tjera, psh femije ne moshe te vogel, jashte martese, probleme shendetesore etj. plus qe ky artikulli sec me le nje shije te cuditshme, qe ska lidhje me statistika dhe fakte te verteta. po ca s'degjon ...

Ndoshta e kap me shume zonen e veriut kjo gje,por mbi 6 raste kam degjuar une ne Shkoder,Puke dhe Kukes,ku detyruan gruan te abortonte ne muajin e 3-te te shtatezanise se moren vesh qe kishin vajze,ishte vajza e katert...E njejta familje,abortoi edhe 2 femije te tjera vajza,per te njejten arsye...Vetem heren e 4 qe moren vesh qe pret djale,nusja nuk abortuan...E sot kane 3 vajza e nje cun...E kur e pyesnim ca pret goce apo cun?Thoshte nusja se dime se kemi pare...Ne fakt na e merrte mendja qe priste cun,derisa se abortoi:)
 
Pe: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Vend i mallkuar!!

Nuk eshte vendi jo,se ska faj Shqiperia si jane shqiptaret:)...Jane mendjet e kalbura,te mentaliteteve te mykura qe i bejne keta gjera,per mua jane njerez pa pike vlerash as morale as njerezore e asgje...I bie te duash gjakun tend ne baze te sek.sit qe perfaqeson,jo ne baze qe ndjenjes prinderore te dhene nga natyra...
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Problemi nuk qendron vetem tek aborti. Problemi fillon qe aty tek pika ...ej do i rreshtoj vajzat deri sa te dale djale.

O qenie, mire qe i sjell ne jete po me cf do i rritesh, cf do u ofrosh?

E pastaj fillojne ato hallet zinxhire: veshtiresi ekonomike, konfliktet midis gjeneratave....e kjo pa dashur ta dramatizoj eshte mitrra per shume konflikte te tjera.
 
Ky konflikti i gjeneratave me duket pak si i zbehte ne kete kontekst, ti e ke emeruar ketu por eshte shumeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee me i thelle se kaq.

ps. po mitrra ca donte ketu? lol
 
Pe: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

E ndihem si Zot kur gjykoj te tjeret .... thoshte nje poet

tema eshte nje bllof mediatik dhe politik ppffffffffff
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

ne shqiperi sme ka zene veshi te kete aborte per shkak te gjinise. por per arsye te tjera, psh femije ne moshe te vogel, jashte martese, probleme shendetesore etj. plus qe ky artikulli sec me le nje shije te cuditshme, qe ska lidhje me statistika dhe fakte te verteta. po ca s'degjon ...

Ke cik si te drejte :p

Ne fakt raporti meshkuje / femra ne bote ishte 1,011 me 1 kur e kam lexuar para nje viti me duket...ketu flitet me qindra miliona femra qe mungojne po ne shkalle masive shihet sa influencon kjo mungesa.
 
Titulli: Numri i lindjeve në Shqipëri mund të ketë pasoja dramatike për shoqërinë

Pa merak do e shtojm ne brezi i ri popullaten :)
Kur tmartohem 15 femij do bej :p
Tashti me duhet tgjej burrin
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top