Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Kresha

A pretty face can never trick me

Nuk më duhet më jeta. Më mirë të isha mbytur edhe unë. Ky ka qenë reagimi i parë i Abdulah Kurdit, babait të fëmijëve sirianë Ajlan dhe Garip Kurdi, trupat e të cilëve u paraqitën në bregun e detit duke tmerruar mbarë botën dhe duke vendosur para një testi serioz humanizmin e njerëzimit në ditët e sotshme.

“Gruaja ime dhe dy fëmijët e mijë nuk janë më gjallë. Nuk e diç ka do të bëj. Më vjen keq që nuk u mbyta edhe unë bashkë me ata”, ka thënë Abdullahu, i cili në këtë tragjedi ka humbur edhe bashkëshorten e tij.

Fotografia e Ajlanit të vogël, trupi i palëvizshëm i të cilit u nxor nga uji në bregdetin turk, pasqyron vuajtjen e refugjatëve nga Lindja e Afërt, por edhe pakujdesinë e pjesës më të madhe të Evropës, shkruajnë mediumet ndërkombëtare, transmeton “Lajm”.

Familja Kurdi ka qenë në anijen e stërngarkuar e cila është përmbytur në ujërat ndërkombëtare mes Greqisë dhe Turqisë, rrugës drejt ishullit grek Kos.

Ata kanë ikur nga qyteti Kobani, pas luftimeve të ashpra që janë zhvilluar aty. Duke ikur në moment të fundit nga tmerret e luftës, Ajlani dhe Garipi kanë qenë të veshur vetëm me rrobe të holla, duke marrë me vete vetëm atë që kanë pasur veshur. Kur anija është përmbytur, fëmijët nuk kanë pasur asnjë gjasë për të shpëtuar.






mesazhi
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

:( tamam ce do jeten ai prind nje zot e di....cfare prove per ta kaluar
u prefshin ne paqe foshnjet dhe e ema
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

I perjetoj shume rende keto lajme e pamje, por kjo foto me vogelushin eshte kulmi. Rri rri e kthehem e shiqoj. Teper e prekshme.

Ne, dykembeshat, jemi qenia me e peshtire e planetit
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Mua me beri te qaje disa here ! :'(
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

nuk e di se ku i gjen forcat me jetuar akoma
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Thone qe zoti te jep aq dhembje sa mund te durosh!!!

Do duroje ska cben,nese nuk vret veten ose nuk cmendet..do duroje!!!
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

epo ckuptim ka jeta ne ket rast!
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Fotografia e Ajlanit të vogël, trupi i palëvizshëm i të cilit u nxor nga uji në bregdetin turk, pasqyron vuajtjen e refugjatëve nga Lindja e Afërt, por edhe pakujdesinë e pjesës më të madhe të Evropës, shkruajnë mediumet ndërkombëtare, transmeton “Lajm”.mesazhi

Per femijen NO COMENT!

Europa cfare ka ketu?!

Eshte me afer Europa apo Arabia Saudite nga aty? Pse nuk merr refugjate ajo meq eshte nder vendet me te pasura. Po Katari qe po investon miliarda dollar ne stadiome futbolli? Po Emiratet e Bashkuara Arabe ku jane? Po Jordania? Po Kuvajti???

Apo eshte problemi paksa me i thelle?!
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Nqfs EU therret ne demokraci dhe barazi, nuk duhet shiquar kush ua hape dyert kush jo. Per nje delfin, mbare bota dhe EU dhe organizata per te drejtat e kafsheve therritnin per t'i shpetuar delfinet nga zhdukja e ku ta di, apo rasti tjeter ate mbytesin e luaneve, ndersa per refugjatet mbyll dyert. Nga Kosova ke pasur refugjate qe kane shkuar ne fund te botes, Australi & Zelande te re, sipas logjikes sate, eshte dashur t'u thuhet atyre shkoni andej nga Maqedonia me afer e keni. :foot
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

90 % e refugjateve kane qendruar ne Shqiperi dhe Maqedoni. Kjo eshte nje e vertete e madhe.

Plus i kane vellezer dhe tere diten lavderohen perleket qe po shprishin per humanitet. :foot
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Argumentim i dobet, 2 milion tere Kosova, e sa ishin refugjate ? Vetem Turqia pranoi 2 milion refugjate Sirian, Jordania 1 milion. Ndaj e konsideroj krahasim te lodhet kete.

Sdq, kjo nuk eshte tema !
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Munde ti quash cfare te duash krahasimet por e verteta eshte ndryshe. Per numer refugjatesh prin Libani, vjen Turqia, Jordania e Iraku Kurdistan, por nuk qendrojne anash as Europa. Megjithate Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katari, Omani, Bahrein, Kuvajti kane refuzuar te marrin refugjate. Bile, bile dhe Izraeli ka marre me shume se ata.

Kshu po thojne lajmet nga bota. Garant sherbimi Mosad po genjen. :teleskop:
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Ne jemi per te qare hallin tone - Ka akoma eshtra te humbura ne ujerat e Adriatikut ... dhe Shpellave/gropave te Kosoves. Te vjen cudi sa shpejt qe harrojne Shqiptaret ne pergjithesi.

Per femijet - No coment, sic ka thene edhe kitrra... por per te tjerat , ka argumenta sa te duash.
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Munde ti quash cfare te duash krahasimet por e verteta eshte ndryshe. Per numer refugjatesh prin Libani, vjen Turqia, Jordania e Iraku Kurdistan, por nuk qendrojne anash as Europa. Megjithate Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katari, Omani, Bahrein, Kuvajti kane refuzuar te marrin refugjate. Bile, bile dhe Izraeli ka marre me shume se ata.

Kshu po thojne lajmet nga bota. Garant sherbimi Mosad po genjen. :teleskop:

Izraeli nuk eshte ne EU. Nese je nga ata qe thua keshtu po thojne lajmet nga bota, sigurisht se e ke lexuar qe EU kritikohet sic edhe thuhet ne artikull

Why is EU struggling with migrants and asylum? - BBC News


Shqiptari e ka zakon te tregohet ose me i mencuri ose me budalla.
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

kjo ngjarje te kujton mars 97 kur sibila mbyti peshkarexhen me shqiptare...ende edhe sot fajtoret jane te padenuar.
te freskta i kemi keto ngjarje posi,por valle kto ngjarje duhet te na bejne te pandjeshem aq sa te gjykojme se kush duhet ti hapi dyert i pari? kushdo duhet ti hapi dhe sidomos ne shqiptaret nuk duhet ti dalim krahe askujt per refuzimin e ktyre viktimave...ne qe jemi prekur vete !
eshte e turpshme te diskutohet ne kete kendveshtrim .....mgjth respekt edhe per mendimin ndryshe
vlen me shume ekosistemi sesa vete ne pjesa kryesore e ekosistemit!
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Me humbjen e jetës së këtyre femijeve, po vdes fytyra e gjithë botës.
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Izraeli nuk eshte ne EU. Nese je nga ata qe thua keshtu po thojne lajmet nga bota, sigurisht se e ke lexuar qe EU kritikohet sic edhe thuhet ne artikull

Why is EU struggling with migrants and asylum? - BBC News


Shqiptari e ka zakon te tregohet ose me i mencuri ose me budalla.

Ju ka treguar plaku me kohe. Aq kane mireqenie ato vende dhe humanitet mes vete sa perfshire dhe ato qe nuk kane luftera saq popullata e tyre sikur te kishin mundesine do iknin naten per 24 ore. Deri ne kete gjendje ka ardhe puna.

Europa nuk eshte budalla. Ka pranuar aq sa per tu treguar humane. Le te hapin dyert dhe vendet per rreth bilem do shkonin refugjatet kembe pa rrezikuar asnje gje.

Plot shkrime ke dhe per ato vende qe nuk hapen asnje dere per asnje refugjate. Mjafton te lexosh.
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Nuk trondite bota lehte jo ajo shikon foto tilla me vite ne siri dhe cfar?!ka zemer te fort bota:shiu:
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Fotografia e fundit e bere, para se te nderroj jete :(

 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Nuk mjafton me kaq ndjeshmeria ( 2 fjale pas ekranit, kushedi se c'fare ) - thuaj ti eshte rehat te shkruash pas ekranit. Jane gjera te nderlikuara k'to.. qe si kemi ne individet e thjeshte ne dore, ne jemi pjese e vuatjeve te tilla per veten tone , e kur vjen puna nuk don te ja dije njeri . Ky eshte koncepti /thelbi .

Sa jane mbytur/vrare , sa mbyten/vrare .. dhe sa do vazhdojne te mbyten/vriten .. Ne Shqiptaret eshte mire te bejme ndonje gje pozitive ndaj njeri-tjetrit , ku i neglizhojme para syve tane, nuk kemi pike humanizmi ndaj njeri - tjeterit si fillim ... pastaj te dalim te flasim per boten, ti qajme hallin asaj.

- Edhe nje here eshte kollaj te shkruash pas ekranit, ama nese do sjellim argumenta ... ka sa te duash per tu argumentuar dhe kitrra , pothuajse i preku ca pika pak a shume me lart .
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Booo sa teme depresionuese

Ti Lover pa qene ambasdori i Lindjes se Mesme ndryshe sdo i mbroje aq sh
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Booo sa teme depresionuese

Ti Lover pa qene ambasdori i Lindjes se Mesme ndryshe sdo i mbroje aq sh

Me fal, clidhje ka Loveri me viktimat apo temen ? Perse bjen aq poshte dhe behesh qesharake edhe ne temat me serioze. Mire e ka Soul qe te shiqon cdohere si kalama akoma. Pjeku njeher e pergjithmone, mos prish cdo teme se nuk t'ka hije.
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

image.jpgimage.jpg........kjo eshte vendlindja qe Ajlan KUrdit dhe familja e tij lan pas
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Booo sa teme depresionuese

Ti Lover pa qene ambasdori i Lindjes se Mesme ndryshe sdo i mbroje aq sh

K'to ta heqin koken per Arabet aka Myslim... humanizmi i k'tyre . K'to femije qe shikon kshu lart e poshte , i ka vrare vete shteti/gjaku i tyre...dhe sa dhunon e vret dita dites, pa i hedhur ne det fare.
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Ne kete bote esshte e lehte te maskohesh dhe te ulesh zemren vetem kur shef nje te keqe apo kur dikush ta servon nje te keqe para. Megjithate kujtoje se dhe ne keso raste tragjike njeriu duhet te ruaj arsyen dhe te flasi ate cfare duhet te nxjerre ne pah nje njeri human.

E kam thene dhe e them perseri per femijen NO COMENT.

Per tu treguar edhe me i hapun raste te tilla kam provuar ne jeten time dhe LIVE, madje dhe me te tmerrshme seq ajo qe shifet ne foto, por e pranoje dhe me plot shpirt e them se nuk me ka humbur arsyeja dhe logjika, dhee logjika e shendosh e njerezve human ne keso raste nuk lesshohet ne mallkime me standarde te dyfishta (siq eshte rasti i mesazhit. com kur fyen Europianet apo siq eshte rasti i shqipeve ne facebook dhe virtualitete tjera kur fyejne e mallkojne Europen) sepse del sharllatan, del dyfytyresh, del jo serioz, del jo i logjikshem, del i njenashem. Pra nese duam te fyejme kem cfare te fyejme dhe munde ta fyejme tere njerezimin, tere boten apo tere rracen e eger njerezore sepse po te donte bota mbare si ajo Europiane, Amerikane e besa dhe Aziatike (dhe Arabe) ajo lufte do ndalej qe neser.

Pra, rreth femijes dhe fatit te atyre njerezve ka cfare te shkruhet sa te duash dhe per te mallkuar dhe per tu shfryre deri ne maksimum, por ne momentin kur tenton te shfrytezosh nje foto per te nxjerre me tendence kinse pa shpirtesine, jo humanitetin dhe egersine e nje pjese bote behesh me egersire se egersirat.
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

nese cdo mendim niset nga vetja ath patjeter qe do kete humanizem. per aq kohe sa cdo gje e shohim larg pragut tone humanizmi do jete i copetuar.
ketu flasin per humanizem ...dikush tregon sesa njerezor jemi pas nje ekrani etj etj....por ju qe drejtoni gishtin drejt humanizmit keni pyetur valle veten sesa human jeni?
cdo gje ne kete jete eshte shkak -pasoje. le te behemi njehere ne nje mendje ne lidhje me dicka sensibilizuese.
te pakten mendja nuk ka nevoje per investim monetar.....por per pak llogjije humane
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Me fal, clidhje ka Loveri me viktimat apo temen ? Perse bjen aq poshte dhe behesh qesharake edhe ne temat me serioze. Mire e ka Soul qe te shiqon cdohere si kalama akoma. Pjeku njeher e pergjithmone, mos prish cdo teme se nuk t'ka hije.

Cjeni beri ju meshkujt e fv keshtu, skeni argumenta te tjere e futni persona te 3-te ne mes duke i permendur vend e pa vend
Tani qe te vish te me tregosh mua edukaten e familjes biseda shkon kshu me nivel injorancen nen 0.

Dhe te lutem thjeshte se po beni te gjithe si shpirtra te ndjeshem temes nuk i humba seriozitetin se kujdesem per ju
se do e shihje ti



Bota ka nevoje per viktima :)
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë

Te perdoresh ate foto aq te dhimbshme per te shitur lajm dhe propagande ne favor te kujtdo qofte eshte gjynaf perendie dhe kafsheri madje dhe kafsha ka me shume ndjenja!
 
Titulli: Nuk më duhet më jeta! Flet babai i fëmijëve të mbytur sirianë


Perpara ktyre ngjarjeve mbetesh pa fjal...mos te harrojm qe ky fakt na ka prekur dhe ne si komb ..Le te kujtojem 97 sic thot dhe monique sa nena me femijt e tyre u mbyten e su gjeten me sa bije nenash mori deti perposht ...Te jemi te vetdijshem nga ajo qe kemi kaluar per tju ardh ne ndihem pa dallim feje e rrace....


Loverboy po lexoj komentet pothuajse te gjitha dhe me pelqu Kitra se ka then nje te vertet te hidhur qe shumica e argumentoni si mbas fes dhe sju vjen mir ..E ka shprehur shum qart kitra Arabia Saudite kuvait katari e dubai tallin lesht me pasurit dhe hotolet e dubait jan te veshura me florinj..Pse spranojen kta refugjat qe kan nevoj per ndihme por i refuzojen pse duhet te fajsojen medoemos EU Per emigrantet ...a jan bota musluman kta qe kam permend a i perkasin muslumanizmit kto shtete atere pse nuk i ndimojen por i len te zvarriten neper EU ???

P..s.. Shiko dhe argumento me me vemendje dhe jo me bindje fetare ....Vuajtjet sakrificat dhe vdekjet e njeriut nuk njohin fe ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top