Nuk ka moment në Tokë pa ezan

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Kete e lexova te forumi shqiptar, dhe pasi me dha iden ilirjam, thash ta postoj mos i intereson pak me shume rreth ezanit.hehehe:pepe: Lexim te kendshem...:bye:

Prim.dr.med. sc. Ali F. Iljazi

Shikoni hartën e botës. Në pjesën lindore do të vëreni Indonezinë. Vendet më të mëdha në Indonezi janë: Java, Sumatra, Borneo dhe Saibili. Posa fillon agimi në pjesën e lindjes së Saibilit, në 5:30 sipas kohës lokale, dëgjohet ezani i sabahut. Me mijëra myezinë e thirrin ezanin. Duke kaluar minutat, thirrja e sabahut përhapet kah perëndimi. Gjysmë ore pasi që thërret ezani në Saibil, fillon në Xhakartë e pastaj në Sumatra. Dhe para se të përfundojë ezani i sabahut në Indonezi, ai fillon në Malajzi e pastaj në Birmani.

Një orë pas ezanit në Xhakartë, ezani i sabahut dëgjohet në Dakë, kryeqytetin e Bangladeshit. Përderisa ezanët të përfundojnë në Bangladesh, fillojnë në Indi. Nga Kalkuta deri te Bombai, nëpër tërë Indinë dëgjohen thirrjet e sabahut. Dhe përderisa ezanët ushtojnë nëpër Indi, myezinët pakistanezë fillojnë të thirrin njerëzit në sabah. Brenda 40 minutave ezani i sabahut udhëton nëpër Pakistan dhe nuk vie deri te fundi, dhe tani fillon në Afganistan dhe Muskat.

Dallimi kohor në mes Muskatit dhe Bagdadit është një orë. Për këtë kohë ezani përcjellët drejtë Hixhazit, ku janë Meka dhe Medina, Jemeni, Emiratet, Kuvajti dhe Iraku.

Dallimi kohor në mes Bagdadit dhe Aleksandrisë në Egjipt është përsëri një orë. Gjatë kësaj ore ezani dëgjohet në Siri, Egjipt, Somali dhe Sudan. Në tërë Turqinë ezani kryhet për një orë e gjysmë.

Dallimi kohor në mes Aleksandrisë dhe Tripolit është një orë, dhe thirrja e ezanit vazhdon nëpër tërë Afrikën Veriore.

Ezani i sabahut që fillon në Indonezi arrin te brigjet e Atlantikut pas nëntë orë e gjysmë. Dhe para se të arrijë brigjet e Atlantikut, në lindje të Indonezisë fillon ezani i drekës. Dhe përderisa ezani i drekës fillon në Bangladesh, në Saibil myezinët përgatiten për ezanin e ikindisë, e pastaj akshamit dhe jacisë. Përderisa myezinët nëpër tërë Indonezinë thirrin ezanin e sabahut, myezinët në Afrikë e thirrin ezanin e jacisë.

Ky fenomen na sjellë në një konkluzion mahnitës: Nuk kalon asnjë moment në rruzullin tokësor, e që qindra mijë myezinë nëpër tërë botën nuk thirrin ezanin.

Dhe mu tani, derisa lexoni këta rreshta të jeni të sigurt që mijëra njerëz mu në këtë moment thirrin dhe dëgjojnë ezanët.

20.01.2009.

http://www.islamgja kova.net/
 
Titulli: Nuk ka moment në Tokë pa ezan

YouTube - fenomena azan (the miracle of Adhan)
[video=youtube;yx--T8prb8s]http://www.youtube.com/watch?v=yx--T8prb8s[/video]

Nje video, ku tregon se Ezani thirret 24/7 non-stop mbare boten.
 
Last edited by a moderator:
Mrekulli rreth EZANIT

Nëse i numërojmë fjalët në ezan, na dalin se janë gjithsej 50 fjalë.
Një punë e mirë shpërblehet sa dhjetë të tilla.
Allahu në Kuran thotë:
"Kush e bën një të mirë shpërblehet dhjetëfish."
Ezanin e thërrasim pesë herë në ditë, një e mirë shpërblehet dhjetëfish, (5×10=50), 50 ishte numri i namazeve ditore në fillim.
Fjala ezan është përmendur pesë herë në Kuran, aq herë sa e thërrasim ezanin gjatë ditës.
Për formulimin e fjalëve të ezanit janë përdorur 17 shkronja, 17 është numri i rekateve farz gjatë ditës (2 në sabah, 4 në drekë, 4 në ikindi, 3 në aksham dhe 4 në jaci). Allahu e bëri obligim faljen e namazit në natën e israsë, surja Isra është surja e 17 në Kuran.
Ezani thirret gjatë tërë vitit, një vit ka 12 muaj, në ezan janë 12 fjali, që do të thotë se ezani duhet të thirret gjatë gjithë vitit. Allahu në Kuran thotë: "Vërtet numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë."
Ezani fillon me fjalën "Allah" dhe përfundon me fjalën "Allah", kjo fjalë është përsëritur gjithsej 11 herë në ezan, 11 është numër i cili nuk pjestohet veçse me veten dhe me numrin një që aludon në njëshmërinë e Allahut.
Emri "الله" (Allah) përbëhet nga tri shkronja në gjuhën arabe: "ا، ل، ه" (E, L, H), me të njëjtat shkronja formulohet edhe shehadeti" لا إله إلا الله" (S'ka zot tjetër përveç Allahut).
Nuk ka mundësi asnjë njeri të flas rreth vetes duke përdorur vetëm shkronjat e emrit të tij.
Shkronjat me të cilat formulohet emri Allah "ا، ل، ه" (E, L, H), në ezan janë përsëritur: "ا" (E - 47 herë), "ل" (L - 45 herë), "ه" (H - 20 herë), kur i mbledhim këto shkronja (47+45+20=112).
Emri Allah në Kuran për herë të parë është përmendur në suren El Fatiha dhe për herë të fundit në suren El Ihlas, numri i sureve nga El Fatiha deri te surja El Ihlas është 112.

Më shumë se 1800 herë në vit thirret ezani dhe ne kurrë nuk kemi menduar rreth mrekullive të tij.

Falënderimi i takon Zotit, i Cili na udhëzoi në fenë e vërtetë.

Përktheu: Kushtrim Sylejmani
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top