Nuk është befasi diskriminimi i Shqiptarëve nga “ASثT” e BE-së!

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
732vropa_shqipria11.jpg

Sa për Evropën e vonuar dhe të rezervuar, po të mos ishte AMERIKA, Kosova qe 2o vjet, do të ishte vetëm një varrezë e madhe viktimash shqiptare të hollokaustit serbomadh.


Që të mos ndërtohet ndonjë mur i ri i Berlinit midis shqiptarëve në Ballkan, shqiptarët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët me Amerikën, që t’i ndihmojë në zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të çështjes kombëtare shqiptare. Ndryshe, i kërcënon rreziku, që të ngelin edhe më tej “monedhë kusuri” e Evropës së dikurshme, sikurse në rastin e liberalizimit të vizave Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Nuk ka asnjë dyshim se, mosheqja e regjimit të vizave shqitarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë nga ana e BE-së, është akt diskriminues, sepse nuk ka të bëjë me kurrfarë procedure teknike dhe ligjore, por ka vetëm karakter politik, që është në kundërshtim flagrant me Kartën e BE-së mbi të drejtat dhe liritë fundamentale të njeriut.
Kjo formë e diferencimit dhe e diskriminimit të shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë nga ana e BE-së, dëshmon se shqiptarët janë një eksperiment sui generis për “Ballkanin Perëndimor” dhe për Bashkimin Evropian.
Diferencimi dhe izolimi i Kosovës dhe i Shqipërisë nga procedura e heqjes së vizave për shtetet e shengenit të BE-së, sheshit vë në dukje faktin se, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri nuk sundon ligji dhe demokracia e mirëfilltë, si rrjedhim “i krimit të organizuar, i tregut të zi, i tregtimit të drogës, të njerëzëve etj.”(!?)
Nuk përjshtohet mundësia që Kosova dhe Shqipëria, të jenë të paprekura nga dukuritë e tilla shëmtuese të shoqërisë së sotme, kur edhe qeveria e Tiranës dhe e Prishtinës kanë nxjerrë ligje të posaçme për luftimin e këtyre dukurive negative.
Mirëpo, në këtë kuptim shtrohet pyetja për eurokratët “bizmarkë” dhe “meternihë” të BE-së: -Mos Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia me “ligjet” dhe me “demokracinë” e tyre, e paskan çrrënjosur krimin e organizuar, tregtimin dhe kontrabandën e zezë me njerëz, me mallra dhe me territore të huaja etj.?

Përgjigjja është negative-JO! Përkundrazi, si Serbia, si Maqedonia, si Mali i Zi janë qendrat dhe aktorët kryesorë të shkeljes së ligjit, të abuzimit të demokracisë, të mohimit të drejtave dhe lirive të njeriut, sidomos të shqiptarëve.
Pikërisht statusi i mjerueshëm dhe tragjik i shqiptarëve të diskriminuar nën Serbi, nën Mal të Zi dhe nën Maqedoni (si qytetarë të rendit të dytë dhe të tretë), mbi bazën nacionale, politike, juridike, kushtetuese, kulturore, arsimore, ekonomike, tregtare dhe humanitare, është argumenti krysor i “bankrotimit” të ligjit dhe, i mosfunksionimit të demokracisë në Serbi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni.
Kjo do të duhej të ishte PENGESA KRYESORE për mos heqjen e vizave qytetarëve të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë nga ana e Bashkimit Evropian (BE).
Ndërkaq, element tjetër negativ, që BE-ja nuk e ka marrë parasysh me rastin e heqjes së vizave serbëve, malazezëve dhe maqedonëve, është moszhdukja e krimit të organizuar në ato tri republika sllave, të cilat qe njëzet vjet rresht e kanë institucionalizuar dhe eksportuar me sukses, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë dhe, në gjithë Ballkanin, duke përfshirë edhe Evropën.

Realisht, as në kuptimin ligjor, as në atë demokratik dhe humanist, as Serbia, as Mali i Zi e as Maqedonia nuk i plotësojnë kushtet dhe standardet e BE-së, që të jenë liruar nga regjimi i vizave.
Dhe, jo vetëm kaq, as Serbia, as Mali i Zi, as Maqedonia nuk e kanë vendin në BE, as në NATO, as në OSBE, as në OKB, derisa të mos i zgjidhin problemet ekzistuese me shqiptarët e diskriminuar sipas praktikës dhe interesit të tyre kolonial imperialist.
Sikur BE-ja të ishte e sinqertë, humane, e drejtë dhe vërtetë demokratike, në rastin e liberalizimit të vizave Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, patjetër, është dashur t’i përfshinte edhe Kosovën, Shqiërinë dhe Bosnjë Hercegovinën.
Mirëpo, fatkeqësisht, për shkak të trajtimit dhe të zbatimit të standardeeve dhe kritereve të dyfishta ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve, vërtetoi të kundërtën-realpolitikën e dikurshme të Evropës vjetër të shekullit XX.
Pavarësisht nga kalkulimet politike dhe diplomatike të eurokratëve të BE-së, me rastin e “getoizimit” dhe të diskriminimit par exelence të shqiptarëve, që të mos lëvizin jashtë kufijve ballkanikë (ndryshe nga serbët, malazezët dhe maqedonët, të cilët, edhe pse kanë kryerë krime, vjedhje, plaçkitje, vrasje, terror, gjenocid ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1989-2001, tani BE-ja i shpërbleu, duke ua hequr vizat)!?
Paragjykimi i prapavijës politike i BE-së, i qartë- nuk ka heqje vizash për shqiptarët se “mund ta vërshojnë Evropën”!?
Ja, kjo është “strategjia” dhe “barazia” e integrimit dhe e pajtimit të popujve të gjakosur të Ballkanit (1990-2001). Ata që kanë kryerë agresione dhe krime të luftës mbi shqiptarët kanë të drejtën dhe lirinë e lëvizjes në shtetet e “shengenit” të BE-së, kurse viktimat shqiptare dhe boshnjake myslimane nuk e gëzojnë një të drejt të tillë!?
Ja, ky është triumfi i politikës mbi ligjin, mbi të drejtën dhe mbi drejtësinë evropiane!
Me gjasë, një diskriminim dhe padrejtësi e këtillë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, do të ndodhë, edhe në rastin e aderimit të shteteve të “Ballkanit Perëndimor” në BE, ku me siguri, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, do të integrohen në të, para Shqipërisë.
Kështu, do të ndodhë, sikurse në rastin konkret të liberalizimit të regjimit të vizave të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Vetëm bashkimi i Shqipërisë Natyrale, mund t’i shpëtojë shqiptarët nga diskriminimi dhe nga izolimi i Evropës, si dhe nga kolonializmi i sllavëve të Jugut të Ballkanit!

Që të mos ndodhë një padrejtësi dhe diskriminim i këtillë sui generis ndaj shqiptarëve, Tirana dhe Prishtina zyrtare, që tash duhet ta kenë të gatshme Plaformën e tyre për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë Natyrale. Ashtu siç parashikon, edhe Platforma e Shqiprisë Natyrale, e sajuar nga Dr. Koço Danaj (2009).
Vetëm ndërtimi edhe artikulimi i një Platforme të këtillë, të sugjeruar nga K.Danaj, mund të ketë evituar rrezikun nga diskriminimi dhe nga padrejtësia e Evropës së re ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Natyrale.
Ndërkaq, të gjitha variantet e tjera të politikës dhe të diplomacisë së sotme shqiptare janë në dëm të inetresit të përgjithshëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Natyrale.
Fundja, po qe se duam të jemi të barabartë me popujt e tjerë të Ballkanit, Tirana zyrtare sa më parë të jetë e mundur, duhet ta ketë të gatshme kërkesën e saj zyrtare për rindërkombëtarizimin e çështjes kombëtare shqiptare, ashtu siç parashikon Platforma e Shqipërisë Natyrale e Dr. Koço Danajt. Të ridefinohet strategjia për zgjidhjen e ngutshme, të drejtë, reale, demokratike dhe paqësore e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.
Ndryshe, edhe në këtë shekull, kombi shqiptar, do të jetë edhe më tej, vetëm “një lodër” e padhimbshme për biznesin politik dhe diplomatik të eurokratëve të Evropës.




albaniapress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top