Nudoja që vlen miliona euro

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nudoja që vlen miliona euro

snip.png


Ajo ka një gëzim të fshehur, nën buzët që shkëlqejnë nga buzëkuqi, ndërsa me krah përpiqet të mbulojë gjoksin. Nuk ka asnjë të përbashkët me gruan e artistit të njohur Italian Jeanne, por mendohet se mund të ketë qenë jo thjesht një modele, por një histori dashurie e tij.

Ndryshe kjo nudo nuk do të mund të mbarte ndër vite atë fuqinë e jashtëzakonshme që depërton tek ty pas çdo shikimi. Piktura titullohet “Romania e bukur”, duke mbartur sekretin e një historie që fshihet pas saj. Amedeo Modigliani, një artist italian me origjinë hebreje, pati një jetë jo të zakontë.

Edhe pse ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare, ai arriti të krijonte disa punë jashtëzakonisht të dëshirueshme siç është edhe kjo pikturë. Realizuar në vitin 1919, me një stil mjaft unik, doli në ankand në vitin 1999 dhe u ble për 16.770.000 dollarë. Modigliani ishte burrë i pashëm dhe tërhiqte shumë vëmendje nga gratë e asaj kohe. Por një nga lidhjet e tij më të njohura është ajo me bashkëshorten Jeanne e cila ishte ndryshe nga aventurat e tjera.

Të dy u dashuruan në njëri tjetrin deri në marrëzi. Përkundër kundërshtimit të prindërve të saj, Jeanne, vajzë me guxim të tepruar në atë kohë, vendosi të jetonte më Modiglianin.

Jeta me Modiglianin nuk ishte aspak e lehtë për Jeanne. Ai abuzonte me alkool dhe drogë. Konsumimi i madh i alkoolit dhe drogës mund të jenë shkaktari kryesor për sëmundjen e tij me tuberkuloz. Jeanne nga historianët e artit përshkruhet si një vajzë e bukur dhe si karakteristikë e saj ishin flokët e gjata dhe të plotë.

Në komunitetin artistik në Montparnasse, ajo u prezentua nga vëllai i saj André Hébuterne, i cili dëshironte të bëhej piktor. Albert Cingria e ka përshkruar Jeanne si vajzë të butë, të turpshme, të qetë dhe delikate. Në vjeshtën e vitit 1918, çifti u shpërngul në klimën më të ngrohtë të Nisë në Rivierën Franceze ku agjenti i Modigliani shpresonte që ai të mund të rriste profilin e tij duke shitur disa nga veprat e tij tek njohësit e pasur të artit .Gjatë kohës që ata jetuan në Nisë, lindi vajza e tyre e parë. Pas një kohe, ata u kthyen në Paris dhe Jeanne ngeli përsëri me barrë.

Me 24 janar 1920 Amedeo Modigliani vdiq nga tuberkulozi. Jeanne Hébuterne u kthye në shtëpinë e familjes së saj, por e dërrmuar nga dëshpërimi për humbjen e njeriut që kishte dashur me shpirt, një ditë pas vdekjes së Modiglianit, ajo edhe pse shtatzënë kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i pestë.

Familja e saj nuk dëshironte që ajo të prehej në të njëjta varreza ku prehej edhe trupi i Modiglianit. Dhjetë vite më vonë familja u zbut dhe lejoi që eshtrat e saj të transferoheshin në varrezat Père Lachaise për të pushuar pranë Modigliani. Në epitafin e saj shkruhet: “Shoqëruese e devotshme deri në sakrificën ekstreme.

(gazeta-Shqip.
 
Qeka e gjith celulit pa mire...
 
Shpresoj qe mos te motivohen edhe grate e tjera ....nga kjo histori tragjike dhe fatale. Ti japin fund jetes se tyre ( e nje bebeje ) , per hir te dashurise se qorruar.

Nuk me pelqen as historia ( perfundimi ) .....e as piktura.
 
Per ata qe kane miliarda mund te vleje edhe miliona. Nuk kane ide cfare te bejne me pare.

Mua edhe po ma falen s’do te dija ku ta vendosja... nese do ta vendosja.
 
Qeka e gjith celulit pa mire...

Te them drejten dhe une,spo cilsoj fiks me celulit,por sensualitet femre sme zgjon piktura.
Por nje gje me ben pershtypje,ne ato kohe apo shekullin qe lam pas,apo dhe i 19-ti,femra pikturohet e mbushur,per mos me thene e shendosh pak.
Sdi ne ecin kohet apo ndryshojne shume shijet e shoqerise.
Tashme ndryshe vjen nje dimension i nje femre fine.
Sjam as per femren anoreksike qe sjellin pasarelat,por dhe per mbushjen e femres teper prape sjam :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top