Nobelistin Albert Camus e vrau Murtaja e kuqe.

a.kapllaj

Antarë
Disa muaj pas "Revolucionit Hungarez", që zgjati nga 23 tetori deri më 11 nëntor 1956, kur shkrimtari francez Albert Camus, goditi ashpër në faqet e "Franc-tireur", pushtimin e Hungarisë nga ana e Rusisë- autori i "Murtaja"-s, "Miti i Sizifit","I huaji" dhe "Rënia", si dhe mbështetësi i kandidaturës së Boris Pasternak, për çmimin Nobel- do të hynte në listen e zezë të KGB-së, si një përson i rrezikshëm e i dëmshëm për regjimin sovjetik.
ثshtë poeti dhe përkthyesi çek, Jan Zabrana, që në diarin e tij "Cely Zivot" (Gjithë jetën) i publikuar në Pragë në vitin 2004, që me fakte e dokumenta e dëshmi verteton, se në aksidentin që i mori jetën nobelistit françez kishte dorë shërbimi sekret rus. Aksidenti që pësoi makina, në të cilën udhëtonte Albert Camus, së bashku me botuesin e tij Michel Gallimard, që ishte në timon - dhe në sedilen e pasme, ishin ulur e shoqja dhe e bija e këtij të fundit- asnjë prej ekspertëve të asaj kohe nuk dinte të shpjegonte shkakun mekanik të defektit. Gjithçka, thuhej atë kohë, kishte ndodhur nga "bllokimi" i njërës rrotë, apo nga thyerja e një aksi, në një rrugë të gjërë 9 m, më një trafik të rradhë. "Absurdja" e vdekjes, do të shoqëronte për 44 vjet, çdo kronikë të kësaj ngjarje dhe të gjitha biografitë e jetës së shkrimtarit. Por në dritën e fakteve të reja të mbledhura e të botuara nga
Zabrana, nuk do
të jetë më kështu.
Shërbimi sekret rus kishte pregaditur gjithçka nën urdhërin e ministrit të brëndshëm, Dmitri Trofimoviç Shepilov, që Camus e kishte goditur direkt në një artikull si përgjegjës për ngjarjen e Hungarisë. U deshtën 3 vjet, që spiunazhi sovjetik, të arrinte realizimin e planit vrasës dhe gjithçka të dukej në pamje të jashtme, një aksident "absurd" vdekjeprurës. Kështu me 4 janar të 1960-s, 3 vjet pas akuzës dhe artikullit kundër rusëve, që bëri Camus në mars të vitit 1957, KGB-ja po vinte në jetë planin e saj vrasës, duke dëmtuar njërën rrotë të makinës me anën e një istrumenti teknik që me shpejtësi të lartë ka prerë ose shpuar gomën, që ka nxjerrë jashtë rruge makinën e cila u përplas me një pemë, ku mbetën të vdekur Camus dhe botuesi i tij M. Gallimard.
Pas Rudyard Kipling, shkrimtari më i ri që mori çmimin Nobel, ishte romancieri, filozofi e dramaturgu, Albert Camus, që mund të katalogohej në shumë rryma letrare e në secilën prej tyre të ishte në vendet e para. Camus, me vepren e tij, nuk dënoi thjesht diktaturën naziste,( me "Murtajën" në 1947) për dëmet që i shkaktoi njerzimit. Ai i bëri "anatominë" diktaturës, të të gjitha ngjyrave dhe formave, që në momentin kur lind, pse lind, ambientin e rrethanat dhe si rritet e përhapet e pushton çdo qelizë të shoqërisë, që është viktima dhe shkaku i kësaj katastrofe, inderekt me indeferentizmin dhe pjesmarrjen inkoshiente të saj. Camus analizon "absurdin" si kusht tjetërsimi, por jo si një domosdoshmëri dhe e vetmja rrugë. Shkrimtari e luftoi absurdin si mbartëse të "murtajës" dhe në romanet e tij të shkruara në vitet 50', mesazhi i veprave të tij ishte adresuar nga një sëmundje tjetër që po pushtonte Europën.
"Ikja" e "murtajës" së parë nuk duhet të na bëjë që të ulim vëmendjen- thoshte Camus- sepse ajo mund të kthehet me një formë të re, e mbartun prej "minjve", inkubatorët biologjik të shumë sëmundjeve. Shpesh herë Camus e kishte përmendur në veprat e tij dhe në shumë artikuj të ndryshëm, se kush ishin këta inkubatorë biologjikë të "murtajës", që ishin përhapur si metastaza në pjesën më të madhe të Europës Lindore. Murtaja ikën vetë-thoshte Camus-edhe pse njëra prej metodave të luftës kundër saj kishte dhënë shumë efekt. Në romanin e tij shkrimtari shkruan se në kohën e murtajës banorët të dëshpëruar nga dështimet e metodave që përdornin kundër minjëve, futen në disa fuqia minjtë e të gjitha madhësive, e pas një muaji i hapën e prej tyre dolën ata që kishin mbijetuar, që ishin ushqyer me më të vegjlit. Kështu banorët e qytetit të "sëmurë" i lëshuan
minjtë, që i ngjanin maceve, të cilët filluan të ushqehen me ushqimin e fundit:
me të ngjashmit e tyre më të dobët.
Në Francë, (autobiografia) diari i Zabranës, është botuar në formën e një antologjie me 150 faqe, që nuk kuptohet përse është lënë jashtë pjesa ku shpjegohen rrethanat dhe arësyet e vrasjes së Albert Camus. Diari, "Gjithë Jetën", po kontratohet për botim në Itali, por në këtë rast në formën integrale të tij. Të gjitha dokumentet origjinale, dëshmitë, faktet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje vazhdojnë të ruhen nga gruaja e autorit Maria Zabranova.
Jan Zabrana ishte një përkthyes i talentuar, përkthente nga gjuha ruse dhe angleze në gjuhen çeke, ku përkthimi i "Doktor Zhivagos" në këtë gjuhë është vepër e tij. Familja Zabrana u përsekutua nga regjimi rus në اekosllovaki, ku nëna e tij, që ishte deputete social-demokrate, u dënua në vitin 1949 me 18 vjet heqje lirie dhe më vonë babai i tij në vitin 1952 me 10 vjet heqje lirie. Ndërsa Jan u detyrua të linte studimet, për të siguruar jetën me punë krahut
si një formë e
"riedukimit" të djalit të familjes të dënuar për "tradhti të lartë" kundër atdheut. Megjithatë, Jan arriti të bëhej më vonë një perkthyes profesionist, që i krijoi mundësitë të shkonte disa herë në Rusi dhe i hapi rrugën që të hynte në sferat e informacioneve tepër të rëndësishme për historinë e Europës.
Kushdo që e ka lexuar veprën e Camus, apo e ka bërë pjesë të formimit të tij letrar, kulturor e intelektual e kupton se romanet dhe proza e tij në përgjithësi, kanë pasur një efekt të jashtzakonshëm kundër të gjitha ideologjive totalitare si të ekstremit të djathtë; nazizmit dhe atij të majtë; komunizmit. Në kohën kur vepra e tij iu drejtua komunizmit për ta goditur me të vetmen armë që përdorte, fjalën, ai i terrorizoi armiqtë e tij dhe i vuri në lëvizje për t'a eliminuar me armët e tyre, përherë të nxehta nga përdorimi i shpeshtë. Vdekjen nga një aksident, Camus e konsideronte absurde. Për këtë arësye, ata e përdorën si një mesazh, aksidentin, ku donin të tregonin se"absurdja"( e keqja) e kishte fituar sfidën me shkrimtarin edhe pse në veprën e tij, njeriu është i pamposhtur e del përherë fitimtar, mesazh që shprehet edhe në librin e tij të fundit "Vdekja e lumtur" që u botua pas aksidentit në
vitin 1970.
.... E lumtur, se na la trashigim FJALEN e tij.

A.Kapllaj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top